Një automjet ka goditur një person që lëvizte me biçikletë, mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e “Vasil Shantos”, rreth orës 06:40 minuta.
Automjeti është ndalur në vend, ndërsa mësohet se drejtuesi i biçikletës ka pasur dëmtime të lehta.
Ky i fundit është transportuar menjëherë për në spital, për t’i dhënë ndihmën mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca policie për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
l.h/ dita
