Kur menstruacioni nuk është normal?

redaktor

Kur sasia e gjakut është më e madhe se normalisht. Kur ato zgjasin më shumë se 1 javë, ç’ka do të thotë se menstruacionet kanë ndryshuar natyrën e shfaqjes së tyre. Dhe kur ato nuk vijnë rregullisht.

Në të gjitha rastet duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, pasi vajzat humbasin shumë gjak dhe bëhen anemike.

Sëmundjet e gjakut mund të shfaqen në 20% të rasteve me menstruacione që kanë shumë gjak. Nëna duhet të shqetësohet edhe kur menstruacionet dhe karakteristikat seksuale sekondare nuk janë shfaqur.

Është e rëndësishme që nëna duhet të flasë me vajzën për ardhjen e menstruacione qëkur ajo sheh ndryshimet e para të pubertetit. Kështu, vajza do të jetë e përgatitur dhe nuk do të ketë arsye pse të trembet. Ky është momenti që duhet folur edhe për higjienën e menstruacioneve, përdorimin e manareve apo tamponëve, por edhe për të folur me vajzat edhe për kontracepsionin e për seksin e sigurt. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *