VIDEO: Florian Marku thyen serbin për 90 sekonda

Ornela

Florian Markut i kanë mjaftuar vetëm pak sekonda për të hedhur në tapet kundërshtarin serb Sladjan Dragisiç. Ashtu siç kishte paralajmëruar dhe në konferencën për shtyp, kikboksieri shqiptar dhuroi “show” në ring, duke e detyruar kundërshtarin serb të dorëzohet vetëm pas 90 sekondash.

Kështu, Marku mori edhe fitoren e 6-të në po kaq ndeshje në “MMA”, ndërsa vlen të theksohet se të gjitha takimet i  ka fituar me “Knock Out”.

Sfida nisi mjaft emocionuese me Florian Markun që është futur në oktogon, mes ovacionesh teksa mbante në kokë qeleshen.

o.j/dita

Florian Marku triumfon on Vidnews.

Share This Article
4 Comments
  • Nje show eshte e gjitha ndeshja, per te mos thene shume dite para saj.
    E para: “serbi” Sladjan ishte ne peshe shume me te vogel se Floriani.
    E dyta: Serbi nuk t’a mbushte kurre syrin per sportist dhe jo me perboksier kikboksi.
    E treta: Serbi duhet te jete ndonje hallexhi qe ka dale per perfituar ndonje dy leksh, por me shume mundesi ka qe te jete “security” (roje) ne Ambaseaden e Serbise ne Tirane.
    E katerta: Florian boksier i MADH me 5 ndeshje te zhvilluara e gjashta u be sot……..nuk e di ku e gjeni kete frymezim per te ndezur nje zjarr vetem me kashte.
    E pesta: Duke pare nivelin mizerabel te serbit (pas nuk mbetej edhe Florian) edhe ndonje spektator te ishte marre nga shkallet e Pallatit te Sportit do t’a kishte hedhur knock out serbin jo per 90 por per 59 sekonda pra pa u mbushur minuti.
    E gjashta: Shteti nga vjen ky boksier, se keta tipa sic ka qene dikur edhe Noizy kikboksier i mbledh Anglia, apo me mire me thene Londra, keni gjetur ndonje gazete qe te kete shkryajtur per bemat e Markut.
    E shtata dhe e fundit: Mos na cani trapin me te tilla ndeshje, se nuk ka shqiptar me tru ne koke t’u besoj.
    Boll me mashtrime.
    Ps. Shikoni edhe uniformat e “boksiereve” dhe nuk ka vend me per imagjinate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *