Tre shoqëri do të jenë aksionere të Air Albania

Ornela

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar me një vendim të datës 16 Maj, se ortakët e kësaj firme do të jenë 3 shoqëri: Albcontrol, kompania publike që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare, MDN Investment shpk dhe Turkish Airlines.

Vendimi thotë se kuotën më të madhe të aksioneve duhet ta kenë dy kompanitë shqiptare, Albcontrol dhe MDN Investiment, jo më pak se 51% dhe pjesa tjetër do t’i takojë firmës turke Turkish Airlines. Të tre firmat do të negociojnë me njëra- tjetrën përqindjet e aksioneve, në bazë të kapitalit që ato do të injektojnë.

Pronari i vetëm i kompanisë MDN Investment rezulton se është presidenti i ekipit Flamurtari, Sinan Idrizi, i cili rezulton se ka 100% të aksioneve në këtë firmë. Idrizi e ka themeluar këtë shoqëri në datën 3 Maj të këtij viti, me një kapital prej 100 mijë lekësh.

Air Albania pritet të nisë së shpejti fluturimet ku pjesë e destinacioneve të para të fluturimeve do të jenë Roma, Stambolli dhe Londra. Më pas, programit të saj do t’i shtohen edhe qytete të tjera europiane.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Ne kohen e baces Enver kishim shkollen e Aviacionit ne Vlone,po tash pilotat do i marrim me qera nga Erdokari i Turqise.

  • Po me N/Y kur do te vendoset linea e rregullt ? N/Y ka
    mbi 60 mije shqiptare ! Me nje kusht qe pilotet e aviacio-
    nit Air-Albania te mos jene shqiptar. Vetem shqiptar te mos jene ! Sepse akoma nuk jane te pergatitur sidomos
    kur behet fjale per udhetime transoqeanike….!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *