Cërrik/ Automjeti del nga rruga e përfshihet nga flakët, plagoset një polic

Dita

Një punonjës policie i komisariatit të Cërrikut është plagosur pasditen e kësaj të shtune pas një aksidenti të rëndë me makinë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gostime-Gramsh, pranë fshatit Banje.

Polici Dritan Meçaj ka qenë duke udhëtuar me makinë, kur ka humbur kontrollin e makinës, e cila ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Më pas, automjeti është përfshirë nga flakët ndërsa punonjësi i policisë është dërguar në spitalin e Elbasanit.

Sipas njoftimeve paraprake, mësohet se Meçaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *