Një person ka humbur jetën pasditen e së shtunës në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
Mësohet se viktima ishte tregtare që shiste fruta në anë të rrugës.
Sipas policisë, një makinë “Mercedez” që po vinte nga Tirana e ka përplasur rëndë tregtaren e për pasojë, ajo ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi G.H, 23 vjeç, banues në fshatin “Bradashesh” Elbasan, është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje.
s.a/dita
