Përdorimi i celularit është komentuar shpesh herë si i dëmshëm ndaj shikimit, dhe prandaj jo të gjithë janë të informuar për pasojat që mund të sjellë në lëkurë.
Po ju rendisim më poshtë disa prej efekteve negative që shkakton aparati celular, kështu ndoshta do të bindeni që ta shmangni sa më shumë që të jetë e mundur përdorimin e shpeshtë të tij.
Poret tuaja janë në rrezik
Ndodh që shumë prej jush celularin e përdorin edhe në tualet. Por a keni menduar për mikrobet që mbart ekrani dhe ku përfundojnë ato? Direkt dhe në fytyrën tuaj. Kjo përkthehet në pika të zeza apo puçrra në fytyrë.
Pas një thirrjeje të gjatë ose një dite të gjatë përdorimi, pastroni telefonin celular me antibakterial. Lëkura juaj do t’iu falenderojë!
Njolla në lëkurën tuaj
A e dini se përdorimi i vazhdueshëm i telefonit ndikon në rrudhosjen e qafës suaj? Duke qenë se vazhdimisht e ulni kokën, kjo bën që rrudhat të shtohen në atë zonë.
Një zgjidhje është të përpiqeni të shihni telefonin celular në nivelin e fytyrës tuaj dhe gjithashtu të përdorni kremra kundër plakjes në atë zonë.
Alergji
Megjithëse nuk e besoni, mund të jeni alergjik ndaj substancave të caktuara që përbëjnë telefonin dhe paraqesin irritime ose pezmatim të lëkurës. Si mund ta parandaloni atë? Vendosni një xham mbrojtës në ekranin e celularit tuaj për të shmangur kontaktin sa më shumë që të jetë e mundur.
s.a/dita
