Macron: Nuk bëhet diplomaci me kriza inati

DITA Online

 

Diplomacia nuk mund të diktohet nga “krizat e inatit”.

Ky është mendimi i Presidentit francez Emmanuel Macron, pasi samiti i G7-s në Kanada përfundoi me Donald Trump që nuk firmosi deklaratën e përbashkët për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare.

Ndërkohë, Presidenti amerikan e cilësoi mikpritësin kanadez Justin Trudeau si “të pandershëm dhe të dobët”.

Zyra e Macron tha se Franca dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian do ta mbështesin komunikatën përfundimtare të G7-s.

“Le të jemi seriozë dhe të denjë për popullin tonë. Ne ndërmarrim angazhime dhe u përmbahemi atyre. Bashkëpunimi ndërkombëtar nuk mund të diktohet nga ndjenjat e zemërimit dhe inatit”, lexohet në deklaratën e Presidencës Franceze.

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr firmën e tij nga deklarata e përbashkët e lëshuar në fundin e samitit të G7-s, duke akuzuar Kanadanë për pandershmëri.

Sipas tij, vendet e tjera po vendosnin tarifa masive ndaj Shteteve të Bashkuara.

a.s/dita

Share This Article
3 Comments
  • Filozofia e popullit Shqiptare asht e pershtatshme ne cdo kohe dhe situat:
    Si te me shtrosh do te mbuloj!!!

  • Trampi eshte nje koqe kanari qe eshte mesuar
    me vartesit e vet qe i thone vetëm lepe-peqe
    dhe inatçi infantil qe u gjet gabimisht te drejtoje
    popullin amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *