Botërori i Rusisë nis pas 4 ditësh, por parashikimet për skuadrën fituese nga kompanitë e basteve kanë nisur prej kohësh.
Sipas asaj që publikohet nga CNN që ka publikuar një raport të faqes së statistika Gracenote, tre prej përfaqësueseve që shihen si favoritet kryesore janë Brazili, Spanja dhe Gjermania.
Menjëherë pas tyre, në klasifikimin për pretendimet për fitoren në fund, shihen Argjentina, Franca dhe një surprizë: Kolumbia.

Por, parashikimet nuk ndalen këtu.
Janë vënë kuota edhe për futbollistin që do të jetë shënuesi më i mirë i turneut, e sipas kompanive të basteve, ky titull do t’i takojë brazilianit Neymar, ndërkohë që të tjerë kandidatë për këtë trofe janë edhe sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi, dhe ai i Portugalisë, Cristiano Ronaldo.
Duke qëndruar te këta të fundit, për Messin, arritja sërish në finalen e Kupës së Botës dhe fitorja e trofeut kuotohet me koeficientin 26. E njëjta histori edhe për Cristiano Ronaldon e Portugalinë, por 33-vjeçari dhe përfaqësuesja e tij e kanë një precedent, triumfin në “Euro 2016”.
Finalja
Tjetër parashikim interesant i kompanive të basteve është ai për ekipet finaliste. Sipas tyre, probabiliteti më i madh është që kjo finale të luhet mes Gjermanisë e Brazilit, me koeficient 12, i ndjekur nga sfida Gjermani-Spanjë, Brazil-Spanjë dhe Francë-Spanjë.
a.s/dita
