Deklarata e fortë e Joe DioGuardi: Berishën e futën në politikë komunistët, shkatërroi Shqipërinë. Gjëja e parë që donte të bënte kur erdhi në pushtet ishte të kontrollonte gjyqtarët, drejtësinë. Çfarë qeverie e bën këtë? Vranë njerëz dhe vinin në SHBA për lutje, apo për një foto më politikanët
Njëri prej personave më të fuqishëm të lobit shqiptaro-amerikan, ish-kongresmeni dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi, në një intervistë për “Interaktiv” të KTV-së, ka folur shumë ashpër për politikanët shqiptarë. Ai thotë se ata kanë shkatërruar Shqipërinë dhe Kosovën. “Nëse flasim për politikën, fjala e vetme që më bie ndërmend është keq. Ju e dini ç’ka do të thotë keq”, shprehet ai. “Shikoni se çfarë ndodhi në 10 vjet dhe këtë e kam përjetuar pothuajse me lot në sy. Politikanët nuk arritën të bindnin Europën që t’u japin shqiptarëve viza për të udhëtuar në Perëndim, për të kërkuar punë. Ata mund të shkojnë vetëm në Turqi. Kush dëshiron të shkojë në Turqi tani që Erdogani po sillet si në kohën e Perandorisë Osmane? Ky është njeriu që shkoi në zyrën e Sali Berishës dhe tha: ‘Ku e morët këtë fotografi të Gjergj Kastriotit? Ai është tradhtar. Hiqeni!’, Dhe, ç’ka bëri ai? E largoi. A janë këta shqiptarët që i zgjodhëm për të qenë politikanët tanë, në Shqipëri, Kosovë apo kudo tjetër? Dhe, tani e kemi problemin me Ali Ahmetin në Maqedoni”. I qartë në reagimin e tij ai vijon më tej duke u shprehur se “çfarë është duke bërë ai? 15 vjet kemi bashkëpunuar me Arbën Xhaferin, një nga politikanët shqiptarë më të mençur. Madje, e lamë që të fliste në një mbledhje të Komitetit, siç e bëmë edhe me Ipeshkvin Sopi, që pati një pjesëmarrje të rëndësishme këtu, për të treguar se Kosova nuk është vetëm islamike. Nuk kam problem me të qenët mysliman, por serbët po i sillnin këtu vazhdimisht peshkopët duke thënë: Jemi të krishterë, jemi të krishterë. Kongresmeni Heid më tha: Joe, a ka ndonjë të krishterë në Kosovë? I thashë: Po, 200.000. Më tha: Sille një peshkop këtu. I thashë që nuk fliste anglisht. Më tha që s’ka problem, se marrim përkthyes dhe këtë punë e bëri Faton Bislimi. Na duhej të tregoheshim të mençur për të bërë atë që bëmë. Por, a e humbëm kohën? E gjithë kjo punë e mirë që kemi bërë a shkoi kot? Që partitë politike po i përdorin njerëzit deri në atë pikë, sa që njerëzit po dëshpërohen, kanë frikë për vendet e tyre të punës, kanë frikë për të ardhmen e fëmijëve dhe me sa kam dëgjuar, autobusët po largohen me njerëz nga Kosova, sepse nuk e dinë se si mund të qëndrojnë më aty për të mbajtur familjet”. Dhe vijon: “Falë Zotit, kemi njerëz të rinj, sikurse Faton Bislimi, të cilin e ndihmuam me shkollimin këtu, në Harvard. I thashë që ne do të ndihmojmë, por ti duhet të kthehesh në Kosovë. Dhe, ai e la familjen e tij në Edmonton dhe u kthye në Gjilan, dhe kjo nuk është e lehtë. Nuk ka ndonjë punë të madhe për të atje, e shpresoj që kjo do të ndryshojë. Ne po punojmë që të shohim se sa shqiptarë të rinj do të mund të edukoheshin këtu në Amerikë dhe që pastaj të jemi në gjendje të themi që nëse doni të ktheheni, do të provojmë që të sigurojmë ca para që ju të jetoni atje, por nuk mund t’ju bëjmë që të ndiheni si politikanë të mëdhenj atje”.
Nuk harron edhe sjelljen e politikës: “Sepse, Shqipëria tash, më falni, Kosova, por edhe Shqipëria e ka këtë problem si Rusia – ka oligarkë. Njerëzit që janë në pushtet, po pasurohen e pasurohen, e njerëzit që thonë se i përkrahin zgjedhësit e tyre, po varfërohen. Më keq se kaq, nuk shohin ardhmëri për familjet e tyre atje, përveç nëse nuk i shërbejnë partisë. Dhe, ç’ka dëshiron partia është: Na i sillni gjithë vota e familjes dhe ndoshta ju sigurojmë dy vende pune në Qeveri. Ç’ka është kjo? Vetëm mafia e bën këtë në këtë vend dhe ajo po zhduket. Pra, shqiptarët e Kosovës duhet të zgjohen.
Ata nuk po përfaqësohen nga njerëz që e kuptojnë demokracinë e vërtetë, përfaqësimin e njerëzve, e jo te vetvetes dhe partisë. Është e pakuptimtë që të vihet më lista e njerëzve për zgjedhje. Bëjeni si në Amerikë, lejoni çdo individ të thotë: Unë dua të jem përfaqësuesi yt. Unë jetoj afër jush, prandaj votoni për mua. Partitë le të bëhen bashkë, pasi që njerëzit të zgjidhen. A nuk ua treguam ne Kosovës, e Shqipërisë se si funksionin demokracia këtu në Amerikë?
Kurrë nuk e harroj kur shkuam në Shqipëri dhe e ndihmuam zgjedhjen e Sali Berishës president. M’u desh të shkoja dy herë, sepse në vitin 1991 komunistët kontrollonin gjithçka. Isha atje me delegacion dhe kur u ktheva, thashë se këto nuk ishin zgjedhje të mira dhe u desh t’i përsërisnim. Unë nuk e dija që Sali Berisha ishte i përzgjedhuri i komunistëve për të garuar. Shikoni videot e mia në YouTube, të viteve 1993-94, intervistat me të. I thashë: Bëjeni një qeveri të njëjtë me atë në SHBA. Por, ai nuk e bëri. Gjëja e parë që donte të bënte ishte të kontrollonte gjyqtarët, drejtësinë. Çfarë qeverie e bën këtë? Dhe vetëm tash po ndodh Vetting me reformën gjyqësore.
Dhe, unë isha shumë kritik, pasi që keni pasur shqiptarë nga Shqipëria që vinin këtu për Lutjet e Mëngjesit, që ishin përgjegjës për Gërdecin, për vendosjen e minave aty, njerëz që u shisnin plumba kinezë amerikanëve. Këta janë njerëz që vijnë tani në Washington për Lutjet e Mëngjesit. Duan të bëjnë fotografi me politikanët këtu.
Duan të mashtrojnë njerëzit në Shqipëri, duan të mashtrojnë njerëzit në Kosovë, duke u thënë se i njohin në Washington. Po, por ç’ka po bëni me këtë? Si do t’i përfaqësoni njerëzit? Për këtë bëhet fjalë. Prandaj, unë mund të vazhdoj të flas, por ju i keni pyetjet tuaja”, thotë DioGuardi.
Ai ndërkohë, pavarësisht se nuk është më në Kongres, thotë se do të vazhdojë të punojë për çështjen e kombit shqiptar. “Mendoni se ndalova së punuari, apo që u pensionova? Më patë këtu. Do të jem 78-vjeçar këtë vit dhe a më patë të pensionuar? Jo. Por, të gjithë duan t’u thonë njerëzve që puna e tij e ka pasur, e ka bërë punën e tij, tani lëreni vetë. Jo. Puna ime nuk ka përfunduar. Puna për kombin shqiptar nuk ka përfunduar. Dhe, ky është problem i madh që kemi. Si mund t’i bëjmë 7 milionë shqiptarë në Ballkan të mendojnë si një komb. Ata e kanë historinë e njëjtë, gjuhën e njëjtë. Janë në tokat e paraardhësve të tyre, që serbët dhe të tjerët duan t’i copëtojnë”, thekson ai.
Intervista e plotë e KTV-së me Joe DioGuardin:
Jemi duke e festuar këtë vit përvjetorin e 10-të të Pavarësisë. E di që nuk keni qenë atje, por lexoni se ç’ka ndodh. Sa është zhvilluar Kosova në këta 10 vjet?
Varet se si e përshkruani. Nëse flasim për politikën, fjala e vetme që më bie ndërmend është keq. Ju e dini çka do të thotë keq. Nuk po e shoh zhvillimin e demokracisë që besoja se do të vinte në Kosovë, pas punës që kam bërë në Kongres dhe pas punës së të gjithëve në bordin e Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane. Ne shpresonim që pas pavarësisë do të fitonim një lloj demokracie, ndoshta jo të nivelit amerikan, por që do të ishte mjaftueshëm e mirë që populli të fliste, jo politikanët, jo partitë, që njerëzit të ishin krenarë që kanë një shtet që ofron punë për ta dhe fëmijët e tyre. Shikoni se çfarë ndodhi në 10 vjet dhe këtë e kam përjetuar pothuajse me lot në sy. Politikanët nuk arritën të bindnin Evropën që t’u japin shqiptarëve viza për të udhëtuar në Perëndim për të kërkuar punë. Ata mund të shkojnë vetëm në Turqi. Kush dëshiron të shkojë në Turqi tani që Erdogani po sillet si në kohën e Perandorisë Osmane. Ky është njeriu që shkoi në zyrën e Sali Berishës dhe tha: ‘Ku e morët këtë fotografi të Gjergj Kastriotit? Ai është tradhtar. Hiqeni!’, Dhe, ç’ka bëri ai? E largoi. A janë këta shqiptarët që i zgjodhëm për të qenë politikanët tanë, në Shqipëri, Kosovë apo kudo tjetër. Dhe, tani e kemi problemin me Ali Ahmetin në Maqedoni. Çfarë është duke bërë ai? 15 vjet kemi bashkëpunuar me Arbën Xhaferin, një nga politikanët shqiptarë më të mençur. Madje, e lamë që të fliste në një mbledhje të Komitetit, siç e bëmë edhe me Ipshekvin Sopi, që pati një pjesëmarrje të rëndësishme këtu për të treguar se Kosova nuk është vetëm islamike. Nuk kam problem me të qenët mysliman, por serbët po i sillnin këtu vazhdimisht peshkopët duke thënë: Jemi të krishterë, jemi të krishterë. Kongresmeni Heid më tha: Joe, a ka ndonjë të krishterë në Kosovë? I thashë: Po, 200.000. Më tha: Sille një peshkop këtu. I thashë që nuk fliste anglisht. Më tha që s’ka problem se marrim përkthyes dhe këtë punë e bëri Faton Bislimi. Na duhej të tregoheshim të mençur për të bërë atë që bëmë. Por, a e humbëm kohën? E gjithë kjo punë e mirë që kemi bërë a shkoi kot? Që partitë politike po i përdorin njerëzit deri në atë pikë sa që njerëzit po dëshpërohen, kanë frikë për vendet e tyre të punës, kanë frikë për të ardhmen e fëmijëve dhe me sa kam dëgjuar, autobusët po largohen me njerëz nga Kosova, sepse nuk e dinë se si mund të qëndrojnë më aty për të mbajtur familjet. Falë Zotit, kemi njerëz të rinj, sikurse Faton Bislimi, të cilin e ndihmuam me shkollimin këtu, në Harvard. I thashë që ne do të ndihmojmë, por ti duhet të kthehesh në Kosovë. Dhe, ai e la familjen e tij në Edmonton dhe u kthye në Gjilan, dhe kjo nuk është e lehtë. Nuk ka ndonjë punë të madhe për të atje, e shpresoj që kjo do të ndryshojë. Ne po punojmë që të shohim se sa shqiptarë të rinj do të mund të edukoheshin këtu në Amerikë dhe që pastaj të jemi në gjendje të themi që nëse doni të ktheheni, do të provojmë që të sigurojmë ca para që ju të jetoni atje, por nuk mund t’ju bëjmë që të ndiheni si politikanë të mëdhenj atje. Sepse, Shqipëria tash, më falni, Kosova, por edhe Shqipëria e ka këtë problem si Rusia – ka oligarkë. Njerëzit që janë në pushtet, po pasurohen e pasurohen, e njerëzit që thonë se i përkrahin zgjedhësit e tyre, po varfërohen. Më keq se kaq, nuk shohin ardhmëri për familjet e tyre atje, përveç nëse nuk I shërbejnë partisë. Dhe, çka dëshiron partia është: na i sillni gjithë vota e familjes dhe ndoshta ju sigurojmë dy vende pune në Qeveri. Çka është kjo? Vetëm mafia e bën këtë në këtë vend dhe ajo po zhduket. Pra, shqiptarët e Kosovës duhet të zgjohen. Ata nuk po përfaqësohen nga njerëz që e kuptojnë demokracinë e vërtetë, përfaqësimin e njerëzve, e jo te vetvetes dhe partisë. Është e pakuptimtë që të vihet më lista e njerëzve për zgjedhje. Bëjeni si në Amerikë, lejoni çdo individ të thotë: Unë dua të jem përfaqësuesi yt. Unë jetoj afër jush, prandaj votoni për mua. Partitë le të bëhen bashkë, pasi që njerëzit të zgjidhen. A nuk ua treguam ne Kosovës, e Shqipërisë se si funksionin demokracia këtu në Amerikë? Kurrë nuk e harroj kur shkuam në Shqipëri dhe e ndihmuam zgjedhjen e Sali Berishës president. M’u desh të shkoja dy herë, sepse në vitin 1991 komunistët kontrollonin gjithçka. Isha atje me delegacion dhe kur u ktheva, thashë se këto nuk ishin zgjedhje të mira dhe u desh t’i përsërisnim. Unë nuk e dija që Sali Berisha ishte i përzgjedhuri i komunistëve për të garuar. Shikoni videot e mia në YouTube, të viteve 1993-94, intervistat me të. I thashë: Bëjeni një qeveri të njëjtë me atë në SHBA. Por, ai nuk e bëri. Gjëja e parë që donte të bënte ishte të kontrollonte gjyqtarët, drejtësinë. Çfarë qeverie e bën këtë? Dhe vetëm tash po ndodh vetting me reformën gjyqësore. Dhe, unë isha shumë kritik, pasi që keni pasur shqiptarë nga Shqipëria që vinin këtu për Lutjet e Mëngjesit, që ishin përgjegjës për Gërdecin, për vendosjen e minave aty, njerëz që u shisnin plumba kinezë amerikanëve. Këtë janë njerëz që vijnë tani në Washington për Lutjet e Mëngjesit. Duan të bëjnë fotografi me politikanët këtu. Duan të mashtrojnë njerëzit në Shqipëri, duan të mashtrojnë njerëzit në Kosovë duke u thënë se i njohin në Washington. Po, por çka po bëni me këtë? Si do t’i përfaqësoni njerëzit? Për këtë bëhet fjalë. Prandaj, unë mund të vazhdoj të flas, por ju i keni pyetjet tuaja.
Ju folët për atë që po bëjnë politikanët në Kosovë dhe ju i njihni ata personalisht…
I njoh natyrisht, dhe njëri prej tyre ishte në Hagë dy herë, e neve na u desh të mblidhnim para për ta nxjerrë jashtë. Pse e bëmë këtë? Sepse e donim? Jo. Sepse nuk donim që Kosova të quhej vend terrorist, prandaj mua dhe gruas time na u desh që të shkonim në Hagë dhe ta nxirrnim nga atje zotin Haradinaj. Po të dënohej do të thoshin se Kosova është vend terrorist dhe ne e parandaluam këtë, dy herë.
Tani ai është kryeministër.
Po, është kryeministër, dhe ç’ka po bën? Këtë e donte, që të bëhej kryeministër dhe unë po pres që të shoh se çfarë reformash do të bëjë. Ose ndoshta vetëm do të bëjë atë çfarë Hashim Thaçi dëshiron, ose dikush tjetër. Jo. Na duhen njerëz të guximshëm, me ide të reja që u shkojnë njerëzve në rrugë dhe u kërkojnë njerëzve mbështetjen dhe votën, duke u thënë se atë që them se do ta bëj për ju edhe do ta bëj. Dhe, nëse nuk e bëj për dy vjet, duhet të më largoni nga posti ose do të largohem vetë. Quhet kufizim i mandatit këtu. Nëse nuk e bëni si duhet punën tuaj, atëherë ikni. Njerëzit nuk mund të presin më gjatë. Kemi 10 vjet që nga shpallja e pavarësisë dhe shqiptarët e rinj po ikin nga Kosova. E dini se cila është fjala në shqip: Turp! E di këtë fjalë që përdoret edhe nga arbëreshët.
Do të ketë një fazë të re të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Thaçi do ta udhëheqë. Kosova, BE-ja, SHBA-ja presin që në fund të ketë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që ne në Prishtinë shpresojmë se do të na garantojë një ulëse në OKB. Si mendoni se duhet të përfundojë negociatat?
Si mund t’i besoni Serbisë që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës? Si mund të mendojë Serbia të bëhet pjesë e BE-së kur nuk është fqinj i mirë. Njëra nga gjërat e para që është thënë ishte se nëse Serbia dëshiron të bëhet pjesë e BE-së, duhet të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën dhe duhet të ketë raport paqësor mes tyre. A po e shihni ju këtë? Unë nuk po e shoh. Dhe, tani do të shkoni në dialog me ta. Nëse do të isha udhëheqësi i shtetit të Kosovës, do të thosha: Jo nuk ka bisedime. Së pari, duhet ta njihni Kosovën. Shumë njerëz kanë vdekur në Kosovë. 12 mijë njerëz. Ne parandaluam më shumë vrasje. Ajo çfarë ndodhi në Srebrenicë, mund të përsëritej këtu nëse nuk do të ishte për ne shqiptaro-amerikanët për ta ndaluar. E ndaluam dhe ende nuk kemi rezultatet e duhura. E kemi parandaluar në Kosovë. Nuk duam ta shohim asnjë person të vrarë në Kosovë, e aq më pak 12.000, e ende nuk mund t’i gjejmë trupat. Kujtojeni atë që ndodhi. Mendoni se Clintoni është hero? Ne i thamë atij: Mos lejo që serbët t’i marrin të burgosurit shqiptarë në Beograd. A e bëri këtë? Jo. Madje, ata i vranë dhe i vendosën në frigoriferë e i dërguan atje për të fshehur krimet në stacionet policore. Kjo ishte barbare. Është gati njëjtë si Gjermania naziste. Dhe, tani shqiptarët duhet t’u besojnë serbëve? Si mund t’u besojmë serbëve për dialog, kur ato nuk çojnë askund.
Por, bisedimet ndërmjetësohen nga BE-ja dhe në fund thuhet që Serbia duhet ta njohë Kosovën.
Më lejoni t’jua japë një shembull. Marrëveshja e Ohrit, e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe e garantuar nga SHBA-ja. Ku është sot? Në bërllok. Sepse, ka kalkulime politike dhe politikanët shqiptarë, duke nisur nga Ali Ahmeti, e lanë Marrëveshjen e Ohrit të vdiste. Dhe, tani duan t’i vënë emër të ri Maqedonisë, për të kënaqur të gjithë, pos shqiptarëve – Ilidenska Makedonija, sikurse të mos ekzistonin shqiptarët. A është kjo e drejtë? Prandaj, nuk mund t’u besojmë sllavëve. Nuk mund t’u besojmë rusëve. Rusia ende po kërkon ndikimin e saj në Ballkan dhe besoni apo jo, në Maqedoni kanë krime bashkë me zotin Gruevski. E dimë që tani ai nuk është aty, është Zaevi, por Gruevski nuk është në burg dhe ai duhet të përfundojë në burg. Shumë shqiptarë u vunë në kurth. U vranë për qëllime politike dhe kjo është e gabueshme. Prandaj, nëse e shihni se çfarë ndodh me sllavët që kontrollojnë Maqedoninë, atëherë si mund t’u besoni serbëve? Ata janë pjesa më e keqe e sllavëve. Si mund t’u besoni? Ata vrasin njerëz. Kujtojeni Ofensivën e Dhjetorit. Çka u tha Millosheviqi ushtarëve dhe paramilitarëve të tij? Ari. Këta shqiptarë kanë shumë para dhe ari. U tha: Vrisni! Hyni në shtëpitë e tyre dhe merreni arin. Pastaj, kemi parë peshkopët që i kanë dhënë medalje Arkanit për vrasjen e njerëzve në Kosovë. A e kanë harruar këtë njerëzit në Kosovë? Unë nuk e kam harruar. Unë merrem me këtë që nga viti 1986, ‘87 e deri më tash, që nuk shkoj më në Kosovë, sepse e ndërruan flamurin dhe nuk ju duhem më.
Thatë se njerëzit në Kosovë duhet të zgjohen. A mendoni se duhen ndërruar këta politikanë, që janë në pushtet tash e 20 vjet, sikurse puna e Presidentit Thaçi. A duhet një gjeneratë e re e politikanëve të vijë në shprehje?
Çfarë bëri Marthin Luther King? Çfarë bëri ai? Protesta paqësore. Pse njerëzit e Kosovës nuk janë në rrugë? Pse nuk thonë: Mjaft! Kemi 10 vjet nga pavarësia dhe nuk kemi asgjë. Fëmijët tanë po ikin ilegalisht, duke kërkuar vende pune. Mjaft! Ndoshta mund të nisni një lëvizje të re – Mjaft! në Kosovë, sepse nëse njerëzit nuk bëhen bashkë për të folur, politikanët do t’ju blejnë me rend – një nga një. Jo. Të gjithë duhet të thonë se jemi ngopur. Kjo nuk është kultura e shqiptarëve, kjo nuk është historia e shqiptarëve. Dhe, krejt puna që është bërë nga shqiptaro-amerikanët për të na çliruar, për të na vendosur në hartë, tani po shkon kot. Dhe, ju doni të bisedoni akoma më shumë me serbët që ende nuk duan të pranojnë pavarësinë e Kosovës. Për mua, është e pakuptimtë.
Tani, të gjithë në Kosovë e dinë që ju jeni i pari që në vitet ‘80 e keni ngritur zërin për çështjen e Kosovës. Kanë kaluar shumë vjet nga kjo kohë, dhe a mendoni se kontributi juaj po njihet në Kosovë?
Jo, aspak. Jo. Sepse nuk keni media të lira në Kosovë. Ndoshta, kanali juaj është ndër më të mirët, por keni gazeta dhe televizione në pronësi të të pasurve, nga partitë politike dhe gjithçka duhet të filtrohet nëpërmjet tyre dhe prandaj nuk më shihni mua. Për 10 vjet unë u zhduka. Mendoni se ndalova së punuari, apo që u pensionova? Më patë këtu. Do të jem 78-vjeçar këtë vit, dhe a më patë të pensionuar? Jo. Por, të gjithë duan t’u thonë njerëzve që puna e tij e ka pasur, e ka bërë punën e tij, tani lëreni vetë. Jo. Puna ime nuk ka përfunduar. Puna për kombin shqiptar nuk ka përfunduar. Dhe, ky është problem i madh që kemi. Si mund t’i bëjmë 7 milionë shqiptarë në Ballkan të mendojnë si një komb. Ata e kanë historinë e njëjtë, gjuhën e njëjtë. Janë në tokat e paraardhësve të tyre, që serbët dhe të tjerët duan t’i copëtojnë. E kanë kulturën e njëjtë, dhe unë dua që t’i zgjoj. I patë italianët këtu sonte? Më duhet t’jua kujtoj sa të rëndësishëm shqiptarët ishin për 500 vjet në Itali. Ata luftuan me Garibaldin për ta bërë Italinë shtet në vitin 1861 dhe kryeministri i parë ishte Francesco Crespi, që kishte prindër shqiptarë. Italianët mbase e kanë harruar këtë, e shqiptarët ka gjasa që nuk e dinë fare. Prandaj, njerëz të mirë si ju duhet të udhëtojnë më shpesh për të përçuar mesazhin se duhet pasur media të mira dhe të lira në Kosovë. Lejoni njerëzit që të flasin. Mos provoni ta kontrolloni mesazhin, sepse pastaj bëheni shtet komunist sërish.
Si i shihni raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së me administratën e re të Trumpit? Siç e dimë, mbështetja për Kosovën gjithmonë ka ardhur nga të dyja partitë.
Po, por duhet t’i zëvendësojmë kongresmenët e mëdhenj me të cilët unë kam punuar. Disa kanë vdekur, të tjerë po vdesin ose po plaken, të dyja partive. Kongresmeni High, kryesues republikan i Komitetit për 6 vjet, Kongresmeni Gillman, i pari të cilin e mora me vete në Maqedoni dhe në Shqipëri. Ai ka vdekur tash. Ishte 90 e diçka vjet. John Mçain, një prej miqve tanë më të mirë, mund të mos mbijetojë. Tani nuk kam shumë raporte, por i kishim më herët dhe ai ka bërë punë shumë të madhe për ne. Tom Lantos. Kush ka bërë më shumë se sa ky kongresmen i madh amerikano-hebraik. Ai erdhi me mua për ta takuar Ramiz Alinë, erdhi me mua dhe ia tha në fytyrë Millosheviqit se ne po vëzhgojmë çka po bën këtu. Ia tha në Grand Hotel. Dhe, kur e hapa derën në katin e dytë të hotelit pashë mijëra njerëz. Dikush më tha se gjëja më e mirë që mund të thuash në shqip është ajo që Fan Noli ka thënë: ‘Moj nanë, mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë’. Doja t’ju jepja shpresë.
Tani shqiptarët po e humbasin shpresën, sepse nuk shohin zgjidhje. Duhet të kthehet shpresa, sepse pa shpresë, nuk mund të luftoni më. Ju bëheni viktimë dhe nuk e dini çka të bëni. Ajo që dua të them është se gjithë këta kongresmenë, kryesuesi Pal, Joe Biden që u bë zv.president e tash, nuk e di çka do të bëjë, por ai ishte me ne gjatë gjithë kohës. Njerëzit mund të thonë pse ai nuk ka bërë diçka. Por, e dini kur bëheni zv.president duhet ta dëgjoni Presidentin dhe nuk jeni më Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme, në të cilin komitet dëshmuam bashkë me të në vitin 1991 dhe 1998. Nuk e kemi zërin e tij aq shumë, por unë e di që ai i respekton shqiptarët. Shqiptarët kanë shumë respekt në Amerikë. Të gjithë e dinë këtu se populli më pro-amerikan në Evropë janë shqiptarët dhe ne nuk duam ta humbasim këtë. Na janë dashur shumë përpjekje për këtë imazh, por tani këta politikanë nuk po pranohen në mënyrën që ju mendoni. Ata po paguajnë kompani të mëdha lobimi, Thaçi paguan qindra-mijëra në muaj, për të bërë një fotografi aty, një tjetër këtu. Edhe politikanët e tjerë e bëjnë të njëjtën. Pse? Për t’i mashtruar njerëzit? Ata nuk e kanë respektin që thonë se e kanë. Nuk e kanë atë lloj respekti që unë kam parë në të kaluarën për Kosovën. Kjo duhet të ndryshojë. Nuk do të jetë e lehtë, por duhet të ndryshojë. Njerëzit duhet të thonë njëherë e përgjithmonë: nuk na duhet një lëvizje e tillë politike, sepse nuk na përfaqëson më.
Ata përplasen edhe në Parlament, sikur të ishte ndonjë shtet afrikan. Po gjuajnë gaz lotsjellës, po e grushtojnë njëri-tjetrin. Për çka po bëhet kjo – luftë personalitetesh? Politika në Kosovë është ngushtuar në dy gjëra, me sa po shoh – personalitete dhe para. Si i ndihmon kjo njerëzit? Dëgjo, nuk dua të flas vetëm për gjëra të këqija. Lajmi i mirë është se në Amerikë keni gati 1 milion shqiptaro-amerikanë, shumë prej tyre nga Kosova. As ata nuk janë të kënaqur, dhe na thërrasin ende mua dhe gruan time, Shirlyen. Ende provojmë të sigurojmë seanca në Senat dhe kjo nuk është e lehtë, sepse nuk ka luftë në Ballkan. Janë gjëra që ndodhin nën tavolinë, por nuk ka luftëra. Prandaj, të sigurosh seanca në Kongres është e vështirë, duhet të tregoheni të mençur dhe të guximshëm. E kishim një të tillë, para tri javësh dhe ishte për Bosnjën dhe u thashë kongresistëve se nëse doni të flisni për Bosnjën me Marrëveshjen e Dejtonit, duhet të flisni edhe për Kosovën dhe Maqedoninë. Mos harroni çka bëri Millosheviqi në vitin 1995. Ai i tha Hoolbrukut “mos e sill asnjë shqiptar në Dejton, madje as Rugovën, ndryshe nuk vij unë”. Paraqitej si paqebërës, e ai ishte më i keqi. Prandaj, shkoi në Hagë dhe nuk i mori ilaçet e zemrës, sepse e dinte se do të dënohej, prandaj bëri vetëvrasje. Nuk e di nëse e keni parë në YouTube, por unë jam njeriu i vetëm që e përmend me emër. Tha: Jam këtu, sepse ky DioGuardi më ka satanizuar. Si mendoni, ju kam satanizuar? Ju po vrisnit njerëz majtas e djathtas. Dikush duhej t’ju demaskonte dhe këtë e bëmë. Ai nuk donte ta dëgjonte verdiktin dhe vdiq në qeli, pasi refuzoi të merrte ilaçet për zemrën. Tani, nuk dua të shoh që njerëzit të vdesin kështu, por në rastin e tij ishte për më së miri. Por, tani keni njerëzit e njëjtë që janë në pushtet. E keni Vuçiqin, Daçiqin. Njerëzit e njëjtë të trajnuar nga Millosheviqi janë ende aty dhe tani vijnë me kostume të reja italiane dhe po thonë “ejani të dialogojmë”, kur e dimë që qëllimi i tyre është që ta kolonizojnë Kosovën. Cili mendoni se ka qenë qëllimi i tyre që prej vitit 1937? Lexojeni memorandumin e Çubrolloviqit, që u paraqit në Beograd. Quhej ‘Dëbimi i shqiptarëve’. Ishte i përgatitur.
E tregoja këtë në të gjitha seancat në Kongres. Nuk mendoni se ende e besojnë këtë? A nuk besoni se Kisha Ortodokse Serbe, edhe pse nuk kam asgjë kundër feve, dhe toleranca ndër-fetare shqiptare është e mrekullueshme, por Kisha Serbe është e lidhur me qeverinë gjithë kohën. Ata mezi presin të kthehen, të marrin njërën prej atyre ndërtesave dhe ta kthejnë në Kishë e të thonë se ja Kosova është Jeruzalemi ynë. Këtu ka lindur. Ka lindur kur? Në vitin 1389? Në Betejën e Kosovës ku shqiptarët luftonin me ta kundër turqve? Dhe, thuhet se ishte një shqiptar që e vrau sulltanin turk dhe ata e morën meritën për këtë. A e dinë këtë shqiptarët, apo jam i vetmi unë që e di? Kur e mendoj se si me gjithë këto fakte, ende duhet të durojmë atë që po ndodh sot. Fundi fundit, mos u besoni serbëve. Ata nuk e meritojnë besimin e popullit shqiptar. Do ta doja këtë, pasi që dua të shoh paqe në Ballkan, nuk po them që duhet t’i largoni serbët, por nëse dëshironi bisedime korrekte, gjëja e parë që secili politikan shqiptar që përfaqëson popullin dhe ndoshta, kombin, është se duhet të thotë: Së pari duhet ta njihni pavarësinë e Kosovës, pasi që e kanë njohur 116 nga 192 shtete deri më tash, dhe në BE 23 nga shtete. Serbi, çka nuk është në rregull me ty? Dhe, dëshiron të bëhesh pjesë e Bashkimit Evropian. Duhet të tregohesh fqinj i mirë për shqiptarët. I keni përdorur me vite në Jugosllavi, i keni shndërruar në shërbëtorë në gjithë Jugosllavinë. Dhe, tani ata e kanë shtetin e tyre që njihet nga shumë shtete dhe ju duhet ta njihni. Ejani në tavolinë si të barabartë dhe bëni paqe në Ballkan njëherë e përgjithmonë.
l.h/ dita

DITA!
Jepini mundesine lexuesit tuaj duke i nxjere nga arkivat tere thenjet e ketij Dio gurdit’ ne keto 28 vjet e lexuesi do arrije ne konkluzione vete nese eshte shqipetar apo antishqipetar xhihadist apo idjot e gomar!
Fakti qe ky IDJOT me ALZAJMER permend fjalen kAmunist kur edhe me idjotet e dine qe nen kete fjale u propogandua shkaterrimi nga themelet e ish shtetit shqipetar propoganduar nga lobizmi i mergates se qyqeve e ‘Zeri amerikes’ qe intervistonte nate e dite ish femijet e bllokut dhe tere reaksionin sipas regjise se Serbise…
Ky idjot vazhdon e ngaterron AGJENTET me komunistet.Te konsiderosh sot pas 28 vjetesh Sali Berishen komunist eshte nderi me i madh qe mund ti besh nje krrimineli e ta krahesosh me Qemal Stafen ashtu si Azem Arkanin qe i rri prane ne vorrezat e deshmoreve te kombit.!!
Mbeturinat me reaksionare te diasPordhes shqipetare zogolljane e zogiste te AmeriQIse ne sherbim te Serbise e greqise i vune Zjarrin Shqiperise…….
Enveristi L.H , e verteta e hidhur nuk te pelqen, ligesia mbetet akoma e madhe tek bijte e diktatures qe e shkaterruan kete komb. Z. Joe DioGuardi ka thene nje te vertete per Berishen dhe per te gjithe politikanet shqiptare , kendej e andej kufirit qe mbartin akoma idete bolshevike dhe shohin vetem interesat e tyre dhe jo te kombit tone. Shqiperia po shkon drejt gremines, nuk ka asnje pushtues te huaj por jane vete shqiptaret qe po shkaterrojne vetveten se ne krye per afro 75 vjet qe nga viti 1944 udheheqin komuniste e sot bijte e tyre gjakshprishur. KOmunistet enveriste erdhen ne pushtet nga serbet , u lidhen me ta , me pas u lidhen me sovjetiket e me vone me komunistet kineze, qe te gjithe shtete antishqiptare. Shoku enverist komunizmi eshte ideollogjia me shkaterrimtare eshte e huaj per kombin shqiptar. Komunizmi nuk ka as fe as atdhe prandaj mjaft e helmatiset popullin me dokrra te tilla. Berisha eshte nje komunist dhe se luan as topi, i krahut liberal dhe rilindja me Ramen perfaqeson krahun radikal me kriminal te se majtes., kjo eshte e verteta. Ish kongresmeni zoti Dioguardi ka qene dhe mbetet nje nga mbeshtetesit e medhenj te kombit shqiptar, por ty ste pelqen dhe e quan mbeturine reaksionare te diaspores zogiste. Per hir se te vertetes Monarkia Zogiste u lidh me perendimin e Ameriken , ishte populli i lire , me pasaporten Mreterore shetisje gjithe boten , nuk te ndalonte kush , leku shqiptar gjithashtu vlente ne tere boten , Po ju komunistet kur erdhet ne pushtet çfare bete? E izoluat vendin e rrethuat me tela me gjemba , vrate e burgoset eliten intelektuale te kombit duke e quajtur dhe tradhetare sepse keshtu ju urdheronte padroni nga Beogradi e me pas nga Moska, e varferuat popullin e vendin aq shume sa edhe sot po bijte e komunisteve po e rjepin nga dita ne dite. Mbeturine enveriste ben mire te heshtesh mjaft e mashtruat e helmatiset kete popull. Ish kongresmeni DioGuardi nje mbrojtes i flakte i çeshtjes sone kombetare , nje mik i vyer i popullit shqiptar qe meriton nderimet me te medha.
Elezbiberisti makartisti dhe neonazisti FK .!!
Ne gop te sateme shkofte enverizmi dhe komunizmi se as 1 % e shqiptareve nuk jane me per ate sistem.
.
Problemi sot eshte se cfare do beje Amerika e Dioguargit me Perbindeshin Berishe qe e ngjizen nga katakombet e Beogradit antishqiptari me i madh Elez Serbiberaj .
.
Mjafton te lexosh keto dy fakte me poshte dhe te kuptosh se POSHTRIMI NGA MIQTE ESHTE ME I RENDE SE PUSHTIMI NGA ARMIQTE
.
GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT
« Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »
“Huffington Post”: Berisha, djalli i keq që u mbrojt nga Uashingtoni
Autori i librit “Shqipëria Moderne”, Fred Abrahams thekson se ky ishte gabimi i SHBA-së me Shqipërinë, që vazhdon të ketë pasoja
Me librin e tij, “Shqipëria Moderne”, këshilltari i “Human Rights Watch”, Fred Abrahams, ia ka dalë që të nxisë kureshtjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare, të cilët duan të dinë më shumë për Shqipërinë postkomuniste të viteve “90-të, si dhe rolin që luajtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndihmën e saj për ngritjen e një sistemi pluralist. Në një intervistë dhënë për “Huffington Post” Fred Abrahams, shprehet se SHBA-të ka bërë një gabim të madh në Shqipëri në fillimet e demokracisë shqiptare. “Një gabim i madh i politikës së Perëndimit ishte se ata besonin se demokracia vjen vetëm me zgjedhjet dhe reformën në tregun e lirë. Shqipëria tregon se ky nuk është rasti. Demokracia vjen me institucione demokratike dhe kulturë demokratike dhe këto gjëra i mungojnë sot Shqipërisë”, shprehet Abrahams në intervistën e tij dhënë gazetarit Nick Robins-Early duke vijuar më tej, autori shprehet se Berisha ishte zgjedhja e qartë e Uashingtonit: i vendosur, njeri që dinte të artikulonte mendimet, i fortë, dhe me njohuri të mira të anglishtes. Ai ishte me distancë prej të tjerëve politikani më i talentuar i asaj kohe. Por pavarësisht këtyre aftësive, SHBA-të vendosën të bënin një sy qorr kur Berisha u kthye në “djalin e keq”, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët apo rrihte opozitarët e asaj kohe. “Veçanërisht në vitet e para, politika amerikane mbështeste një të ashtuquajtur lider demokratik, këtë tipin e quajtur Sali Berisha. Ai, ishte i vendosur për të shkatërruar trashëgiminë komuniste dhe amerikanët e mbështetën 110 për qind. Por ai ishte djalli i keq, që nuk toleronte kritikat, burgoste dhe vriste gazetarët, rrihte opozitarët dhe ruante një kontroll të fortë. SHBA bëri një sy qorr në ato ditë, për shkak se ai ishte njeriu i tyre. …
Gomarit Fidel Kastro qe i mungon vetem samari!
Per cfare komunizmi llap ti o qen i zgjebosur?
Akoma ti more plehre pas 28 vjetesh kapitalizem kerkon te fshehesh krimet e panumerta qe i jane bere popullit shqiptar gjoja me komunizmin?
Ne se pas 90-tes paska qene prap komunizem,atehere pse perendimi e mbeshteti Berishen ne shkaterrimin e shtetit shqiptar?
Si u pranua Shqiperia ne NATO,ne Keshllillin e Europes dhe te gjitha organizmat europiane?
Ne se Shqiperine e paskan komanduar komunistet pse i kane dhene miliarda Banka Boterore dhe FMN-ja?
Ne se paskan qene ne komande komunistet pse kane ardhur per vizite Bejkeri,Bushi,Klintoni etj?
Po jo more kelysh ballisti,nuk kane qene komunistet ne pushtet por kelyshet e tyre,qe nga Berisha,Nano,Pashko,Pollo,Rama,,Meta,Majko,etj,etj!
Keta antishqiptare shpallen LANC-in lufte civile,nuk njohen 29 nentorin si dite clirimi,grabiten tere pasurite kombetare per vete duke lene popullin pa buke!
Ti e quan Berishen akoma komunist,por ai eshte vetem nje nazist,bile me i poshter se ata te Hitlerit!
Rama eshte njelloj si Berisha,me ndryshim se akoma nuk ka vrare njeri me plumb,por me buke!
Keni te drejte te kakarisni o kriminele te diktatures enveriste. Megjithato krime qe bete nuk ju hyri gjemb ne kembe, se demokracine e udhehoqi shoku juaj komunisti Sali Berisha. Keni ndonje pergjegje per rreth 7000 te vrare gjate regjimit tuaj enverist qe ende nuk ju kane gjendur eshtrat , mijra te tjere te burgosur e te internuar. Komunizmi nuk e ka pare Nurenbergut e tij , askush nuk eshte denuar, askush nuk eshte penduar, askush nuk ka kerkuar falje. Produkti shihet , demokracia me bijte e komunizmit ne udheheqje , populli ne skamje e mjerim vendi nga dita ne dite veçse zbrazet, rinia largohet Shqiperia drejt gremines e ju i bini fyellit me nje vrime , fajin e ka Berisha dhe zogisto- ballistet.
‘Shqietaret duhet te zgjohen’!
Pse kush i vuri ne gjume vjet?
Zoti Dioguardi
.
Edhe pse je amerikani qe ke bere me shume per Shqiperine per te gjitha kohrat perseri mbeteni FAJTOR jo vetem per Berishen tuaj por dhe per luften kanibale kunder komunizmit shqiptar qe eshte nje vend liliput pa rendesi ne arenen nderkombetare.
.
Ka sens LUFTA AMERIKES kunder komunizmit SOVJETIK (RUS)..kunder komunizmit KINEZ por lufta kunder “kamunizmit shqiptar” ishte nje veprim kanibal qe arriti deri ne genocid te denueshem sepse kur erdhet jua nga Amerika ne 1991 KAMUNIZMI KISHTE VDEKUR…pra ju mundet nje kufome…pra ju u futen ne VALLEN E MILLOSHEVICIT DHE MICOTAQISIT qe me sebebin e Enver Kamunistit te digjnin shqiperine dhe ja dolen mbane.
.
Por ajo qe ju “tradheton”
..
Dioguardi: Berisha na tradhtoi/ “Të takosh Geixh është njëlloj sikur t’i kërkosh avantazh politik Milosheviçit”
.
Intervistë e 2002 me Dioguardin, një politikan amerikan i cili mbeti i shokuar nga pritja që iu bë Nikolas Geixh në Shqipëri atë vit, ku hyri edhe në zyrën e Berishës që pak vite më parë e pati shpallur ‘non grata’
Ish-kongresmeni amerikan dhe kryetar i Ligës Qytetare shqiptare amerikane akuzon kryetarin e PD-së
Dioguardi: Berisha na tradhtoi
“Të takosh Geixh është njëlloj sikur t’i kërkosh avantazh politik Milosheviçit”
TIRANË – Berisha duhet të bëjë publike se çfarë ka folur me Nikolas Geixh. Kështu u shpreh dje në një intervistë për gazetën “Shekulli” ish-kongresmeni amerikan Xhozef Dioguardi, i cili është presidenti i “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dioguardi njihet si një prej mbështetësve kryesorë të Berishës në lobin shqiptar në SHBA, por duket se takimi i para dy ditëve mes Berishës dhe Geixh ka ngjallur revoltën e Dioguardit. “Berisha ka tradhtuar interesat e shqiptarëve të Amerikës dhe ato të Shqipërisë që është takuar me armikun e shqiptarëve Nikolas Geixh”, -u shpreh dje Dioguardi.
Zoti Dioguardi, Nikolas Geixh deri para pak ditësh nuk ka qenë i mirëpritur në Shqipëri për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga qeveria e zotit Berisha më 1994, por ai ka zhvilluar një takim edhe me zotin Berisha, ku nuk dihet se për çfarë është folur, por në një deklaratë të Berishës lihet të kuptohet se Geixhi ka ndryshuar. Cili është komenti juaj për këtë takim?
Jam shumë i shokuar dhe i hidhëruar që zoti Berisha ka takuar zotin Geixh, i cili përfaqëson pjesën më radikale të lobit grek në Amerikë. Dhe dua t’u kujtoj një artikull që ka shkruar Geixh në gazetën “Nju Jork Times” në tetor të vitit 1994 ku ai akuzon Sali Berishën që është përpjekur për të fituar Shqipërinë e Madhe dhe ai sulmon qeverinë demokratike drejtuar në atë kohë nga Sali Berisha, ku shkruan se doktor Berisha fliste shumë keq për minoritetin grek. Ai pretendonte se minoriteti grek përbëhej nga 450 mijë njerëz, kur dihet se janë vetëm 58 mijë banorë sipas statistikave të asaj kohe të OSBE-së. Dua t’ju bëj të ditur që zoti Geixh ka akuzuar qeverinë shqiptare për diskriminim të të drejtave të minoritetit grek, ai ka mbështetur përfaqësuesit e “Omonia”-s në ’94 kur ushtarët shqiptarë u vranë dhe u sulmuan dhe për këtë arsye doktor Berisha kërkoi që Geixh të largohej menjëherë nga Shqipëria duke e quajtur atë një armik të popullit shqiptar dhe i kërkoi që të mos shkelte më këtu derisa të mbarojë mandati i qeverisjes demokratike. Çfarë ka ndodhur për të ndryshuar situatën, Geixh është akoma problem shumë i madh për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, përveç Serbisë. Në fakt është lobi grek në kërkim të lobit serb dhe maqedonas në Uashington.
Ne dimë se kush e mbron SHBA-në, janë shqiptarët dhe jo grekët, ne dimë kush i mbron shqiptarët, ata janë amerikanët dhe jo grekët, tani zoti Berisha nuk mund të ndryshojë mendje. Por ai e bëri, nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të Berishës. Shqiptarët në Amerikë mendojnë se ai i ka tradhtuar, por Sali Berisha ka tradhtuar Gjykatën Kombëtare të Shqipërisë dhe atij i duhet të shfajësohet përpara popullit, pasi njihet në historinë shqiptare si njeriu që kritikoi ashpër diktaturën komuniste dhe regjimin grek. Nuk e kuptojmë si e ka bërë këtë ndryshim të madh, prandaj jam shumë i zhgënjyer si president i lobit shqiptar, si ish-kongresmen i SHBA-së, si shqiptaro-amerikan dhe si president i lobit shqiptar “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dhe është e vërtetë që ky takim u nxit nga ambasadori amerikan dhe për këtë do të ankohem në Departamentin e Shtetit në Uashington duke kontaktuar kongresmenët e rinj. Kjo nuk duhej të ndodhte dhe duhet të di motivin e këtij takimi. Zoti Geixh ka shkruar letërsinë më negative, më radikale, kundër popullit shqiptar. Do t’iu faktoj artikullin që ai shkroi 1994 dhe përgjigja që iu bë këtij artikulli. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të reja që populli shqiptar të zgjedhë një qeveri që t’i japë siguri, punësim, respekt, një qeveri që të integrojë Shqipërinë në NATO përpara Rumanisë dhe Bullgarisë. Dhe këtë e kishte në dorë edhe zoti Berisha, por nuk ishte i zoti ta bënte.
Mendoni ju se negociatori i këtij takimi ishte ambasadori amerikan në Shqipëri zoti Xhejms Xhefri?
Nuk e di dhe më duhet ta zbuloj. Por mendoj se ai duhet t’i bëjë publike motivet e këtij takimi, sepse zoti Geixh nuk është qeveria greke, ai thjesht përfaqëson lobin grek në Amerikë dhe lobi grek në Amerikë është përpjekur që të ndërpresë Aleancën që çoi drejt luftës në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë nuk i mbështeti sulmet e NATO-s. Geixh nuk do ta pranojë që minoriteti grek nuk është 450 mijë, por kaq janë shqiptarët ortodoksë. Vetëm 58 mijë janë ortodoksë grekë dhe askush nuk ka të drejtë t’i ngatërrojë se çfarë kërkojnë ortodoksët shqiptarë dhe çfarë kërkojnë ortodoksët grekë. Dhe nuk mund të themi që ortodoksët shqiptarë janë minoritet grek, kjo është propaganda e Nikolas Geixh dhe e lobit të tij. U përpoqa t’i përgjigjesha këtu në Amerikë dhe më duhet të investigoj. Berisha nuk duhet të takohej me të përderisa të kuptojmë besueshmërinë e këtij hetimi.
Nga 2002 deri ne 2018 pra 16 vjet pse nuk investiguat zoti Joe ?
.
Zoti Joe
.
Ka ardhur koha qe te zgjohen amerikanet qe nga donaldi i WDC e deri te donald komiku i Tiranes..sepse po jetojme ne nje kohe me te erret se atehere kur stergjysherit tuaj u larguan kur na pushtuan turqit…Sepse dhe amerikanet bene gabimin e turqeve para 500 vjeteve duke i ngrene dhe kockat Enver Hoxhes si ja hengren Gjergj Kastriotit.
.
Zgjohu zoti Joe !
.
Moralisht Amerika e ka humbur Shqiperine dhe ndoshta shume shqiptare thone nen ze:
Do ta kerkoni Vloren gjeneral !..
.
Eshte koha te zgjohen Donalderit sepse deri tani midis popullit shqiptar
(nje nder me proamerikanet ne bote )
dhe Sali Satanait ju keni zgjedhur kete te fundit..
.
Wake up Joe…
.
Je shume ,shume ,shume ,shume i vonuar zoti JOE.!
Nje gje eshte e vertete ,thote populli i mencur Shqiptar.
Gomarin nga balta e nxjer vetem i zoti i tij . Jemi edhe ne vete popull i dhjere z Joe ,pra jemi ne vetfajtore , per kete katrahure .Me keqeardhje dhe si te pa shprese dhe te lodhur e te dermuar ,mare dinjiteti me brutalitet 100% ,Shiptaret sidomos rinia , dita dites tenton te largohet nga vendi i bukur i shqiponjave .E kjo eshte per te vene duart ne koke ,keta cunat e EDVERIT ,ja kaluan cdo parashikimi ,ja kaluan kohes 500 vjecare nen sundimin e Turqise ,luftes se pare e luftes se dyte boterore . Tna rroje PPSH ,me emra te tjere te bukur e ndare me kujdes ne tre pjese te medhaja dhe ca therime te vogla .Mos u lodhni kot z Joe ,hani pensionin rehat .
Zoti Djogardi teka dalur gjumio shume vone. Po te shkikojem intervistat tuje mbeshtetjen me te madhe Berisha e ka pasur nga ju.
Sote qe ferra e mori uraten dhe shqiptaret jan shperndar si zogjet e kosrbit eshte e pa vlere irretimi juaj.
Nje politikan karjer si ju Z.Djegordi eshte e pa falshme nje reagim kaqe me vonese. Duhesh ti prirtet ne fillim rreziku shqiperise me ket jo Komuniste por agjet Serb i UDB-se dhe i loobit serbo -Amerikal me ne krye Elez Biberajn qe e ben shqiperin copa .!
Sa i perket Drejtesise ata e sakatuan me pretekstin se gjyqtare ishin komuniste dhe vune gjyqtare me kure plepash vetem e vetem per ta pasur me te lehte shkatrrimin e shqiperise.
Sa u poerket Komunistev at e ndertuan shqiperin, pore UDB-ashet eMe ne krye Berishen e Elez Biberaj e shkatrruasn kete shqiperi ne emer te luftes kunder komunizmit qe ne fak nuk ishte lufte k,under komunizmit sa ai kishte mbaruar punen e vet , pore ishte lufte kunder pasurise se popullit per ta sakatuar ne ket form qe juve sopa pas 28-vjet u del gjumi letargji per shqiperin.!
Shqiperine e shpartalluan dy idivid te dy komunista ose ma bukur te dy sherbyes te komshiut.
Ishte ne prag te nisjes drejte shuarjes sistemi diktature.I pari qe kontriboj ishte vet R.Alia qe mbajti gjithe puntorin e vendit me pagen e punes pa nji dite pune,pa nji dite prodhim.
I dyti S.Berisha qe shpartalloi sigurimin e shtetit dhe ushtrine.I zevendesoi me sigurimsa serbe te vendosun kembekryq ne zemer te kryeqytetit.Keto banin ligjin.
Ti shkatrrosh ekonomin,sigurimin e shtetit dhe ushtrine nji shtetit do te thote t’ia lesh kundershtarit(armikut) ta kaperdijne me marrshimin e pare.Kete njohje rrealietit kishte Milloshevici.I cili ne perkujtimoren e luftes se Kosoves ne vitin 1389 kur heroi Milosh Kopilici (origjine puro shqiptare) mbyti sulltanin mbrend an cader.Me kete fjalim Milloshevici kercnoi shqiptaret te mos guxoj njeri t’ia fusin shpulle nji serbit.Dhe nxori trimberine.Kur ishin pjeke kushtet nga Berisha,Shqiperine e marr me skuader gjuetaresh.
Votimet e pare ne vitin 1991 ishin votimet nga ma te pastrat qe njoh une qe nga i pari e deri me sot te zgjedhjeve te vitit 2017.Pavarsisht se ne c’krah anoj fitorja.
Gabon ne ndergjegje kur deklaron kontributin per mbrojtjen e z.Haradinaj.Nepermjet shumave te parave.Kjo mbrojtje nuk asht e ndershme.Permban klecka te pa kaperdishme me pasoja negative.Mbrojtja me para asht drejtesi paraje dhe jo drejtesi natyrshme dhe afatgjate per nji rruge te vendosun me prespektive te gjate.Shenjat i dha ne riarrrestimin e Haradinaj nga shteti Francez.Qe ma ne fund parat e tua te asja mborjtje ia vlene.Por nuk asht drejtesi e drejte.Pavarsisht qe edhe une isha per lirimin e Haradinajt nga Franca.Por nuk disha ne ate kohe qe ju kishit kontribue me nji fare marifetit per Haradinajn.
Ke shume te drejte qe nuk duhesh hyre ne bisedime me Serbet pa deklarue te falun serbet ndaj krimeve te te gjithe popujve te Ballkanit e kryesisht ndaj popullit te krahines se Kosoves.Kombi Serb duhet vashdimisht te gjindet i kritikushem ne pozicion llogari dhenie ndaj kombeve te tjera te Ballkanit.Europa nuk e shikon ne kete prizem.Dhe presidentet dhe politka serbe bajne te fortin intrigojne dhe kercnojne me marifete nga mund te ju vije per mendesh, e ne vecanti ndaj kombit etnik Shqiptare.Lenja ne krye te pushtetit dhe politikes shqiptare e Berishes per nji cerke shekullit asht gabim i pa falshem dhe aspak i tolerueshem qe lejune diplomatet amerikan per gjithe periudhen cerek shkullit.Duhet falenderue dhe pergezue te vetmin diplomat Z.Donald Lu.Njikohesisht edhe Juve duhet falenderue per kontributin ne interres te kombit etnik Shqiptare.I pa lodhun dhe aktiv ne cdo kohe dhe situat.
Gjovalin Roja i ben Shqiptareve moral?!Ti je nje nder shkaktaret kryesore te shkaterrimit te ketij vendi.Ti qelbesire cifuto amerikane te erdhi dita te nginjesh me pasuri pa fundne saj te shqiptareve.
Laj gojen o antishqiptar i dokumentuar kur permend miq te Shqiperise edhe Shqiptareve si Erdogani.
ju jeni vemje te pashpirta ,jeni vampire te pangopshem me gjak.
ti edhe kelyshat e tu pseudohistoriane kryesisht malok edhe ndonje pizevng cam.
Te ka ardhur dita jezid te kapardisesh,por dardha e ka bishtin prapa.
hy hale e çmëndur erdoganiste!
qelbe botën me deliret e tua të pashëmbullta!!
Je burre me mend or mik Po
Pak larg