Xhufi: Qeveria shqiptare të reagojë ndaj ndërhyrjeve të Greqisë në çështjet e brendshme

redaktor

Reagimi i Ministrisë se Jashtme greke për çështjen e Kishës se Përmetit, ne analizën e historianit Pellumb Xhufi është një veprim i përsëritur dhe pjese e një strategjie për te krijuar incidente mes dy shteteve tona. Duke mbështetur veprimin e përmbarimit për ti rikthyer qytetit Pallatin e Kulturës, Xhufi deklaron për “Vizion Plus” se qëndrimi i shtetit fqinj ngjan me politikat e ndjekura nga greket ne fund te shekullit te 19, ndërkohë qe sot është një realitet tjetër dhe Shqipëria ka kishën e saj autoqefale, e cila nuk pranon ndërhyrje nga asnjë vend apo asnjë shtet.

Sipas Xhufit, ndërhyrjet e Greqisë ne çështje si Kisha e Përmetit, inkurajohen nga mungesa e reagimit te shtetit shqiptar. Dy dite me pare, Ministria e Jashtme e Greqisë e cilësoi te papranueshme nxjerrjen jashtë te Kishës ne Përmet, pavarësisht vendimeve gjyqësore.

Share This Article
18 Comments
  • Pajtohem plotësisht me mendimin tuaj profesor.
    Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë duhet të mbajë qëndrim të ashpër edhe pse të vonuar,për këtë ndërhyrje flagrante në vendimet e Gjykatave Shqiptare,që janë punë të brendshme ekskluzivisht dhe vetëm të Republikës së Shqipërisë…

  • Po Qeveria s´di ku ka koken,i nderuar Xhufi,ti kerkon qiqra ne hedh. Kryeminstrit po i vjen dita te laj mekatet. Ndaj krijoi dhe alibine e shtepise se oficereve,qe neser te thote se i vetmi mekate imi eshte selia e re e PD,ndaj Rama po hakmeret. Ketu do te jete fush beteja,nuk na intereson tani per tani,ato qe thote Greku.

  • Kush te reagoj qeveria kriminale e sali berishes me banden e tij.a nuk po kuptoni se car po kurdis krimineli Sali me te ashtuquajtur selia e re e pd. Aji po kurdis nje 98 tjer me arm te sulmoj instucjonet me qellim te mbuloj te gjidha krimet e tij ndaj vendit.prandaj zgjohu o shqiptar zgjohu se po te shkatrojn mbeturinat kriminale e tradhetare te regjimit komunist me ne krye kryekriminele Sali Berisha

  • Shteti – Kishe grek i duken territoret e Kishave qe jane ne Shqiperi si teritor Grek.Faktet tregojne se :Ku ka kishe dhe shtet grek nuk ka shqiptare…etj.Ke te e dinte shume mire dyshja shqiptare Nol – Zog I e si rezultat i ketij bashkepunimi ata krijuan Kishen Autoqefale Shqiptare te cilen qe prej me shume se dy dekata e kane uzurpuar greket te ndihmuar nga politikanet shqiptare.Detyra jo vetem e te krishterve shqiptare eshte clirimi i kishes shqiptare nga uzurpatoret.

  • PELLUM XHUFI I BESON VETEM FESE SE ENVER HOXHES.

    Qe i vuri kazmen Kishave dhe Xhamiave me predikimi patriotike te njta si ato te dhenderit te motres se tij Pellumb Xhufi. Shqyptaret e pafe thone: “Oh sa mire ja ka bo grekut!” duke i quajtur ordokokset shqyptare si ARMIQ dhe SPIUNA dhe duke brohorritur me ngazellim barbari per prishjen e Kishes se vetme ne Permet. Njesoj sic beri Enveri vite me pare per te konsoliduar pushtetin e tij te pakufizuar mbi shqyptaret.

  • Nuk esht ceshtje e brendshme e shqipnis,por esht ceshtje teper delikate,ku dhunohet prifti,dhunohen njerzit e ktij besimi,dhunohet ligji qe e ben Maliqi,dhunohet e drejta e prones, dhunohet nje institucion fetar qe i perket prejardhjes se Shqiptarise,dhe nuk ka se si mos reagoje Athina e neser mbase dhe Beogradi,jo se i dhimsen ortodokset Shqiptare,por ju dhimset kultura e lashte Bizantine,qe ata besojne,qe dikush e perdor per ta bere sa me polarizuese,ne politikat qe jan perdorur per ruajtjen e kesaj kulture teper te lashte!
    Athina esht vendi ku perkrah me shum kulturen bizantine,dhe nuk duhet qe kritikat e saj ndaj ktyre incidente,te meren si provokim apo si nderhyrje te brendshme te nje shteti tjeter!
    Kto probleme jan probleme te zgjidhjes se prones ndaj pronarit,qe per fat te keq,shteti shqiptar akoma nuk arin te kuptoje qe shteti esht i ndare nga Kisha,dhe kisha kerkon institucionin e saj te okupuar nga Sistemi komunist,qe per ju z Xhufi,komunizmi ekziston akoma nen priviligjet e ketij sistemi!

    • Ben quhet ndërhyrje e pastër në punët e brendshme të një vendi,ndërhyrja në punët e institucioneve të pavarura të atij vendi…
      Ti ngre tezën që Greqia është e interesuar për kulturën bizantine(madje përkrah Athinën sot e Beogradin nesër),një tjetër mund të ngrejë tezën se Italia është e interesuar për kulturën romake dhe dikush tjetër se Turqia është e interesuar për ndikimin osman në Shqipëri,por kjo gjë në asnjë mënyrë nuk u jep të drejtë Greqisë,Italisë apo Turqisë të ndërhyjnë në punët e brendshme të shteteve(në rastin tonë të Shqipërisë) vetëm se kanë qenë pjesë të Perandorive të sipërcituara…
      Me këtë tezë,me miopinë në arsyetimin tënd, ti ,nën petkun e Bizantit dhe kulturës bizantine,mbron panelinizimin dhe megali idenë e fqinjit tonë…

    • Megjithëse të gjithë komentojmë në lidhje me shkrimin,lexova komentin tënd dhe të Nastradinit(nëjse Nastradin hesapi) e nuk pashë të kishte ndonjë lidhje komenti jot me shkrimin…

  • I nderuar PR. Xhufi ! Shqiperine e ka mbuluar turpi me llumin e antishqiptarizmes , shume ja kane shitur bythen e nderin Athines e Beogradit si ca palaço komentues ketu ne kete sit .

    • Shum me mir me Europianizimin e Athines e Beogradit,se sa me Sulltan Erdoganin e Klyshat e tij ne gjuhen Shqipe!

      • Ndërsa unë them shumë më mirë me Shqiptarë Gegë+Shqiptarë Toskë+ Shqiptarë Muslimanë+Shqiptarë Ortodoksë+Shqiptarë Katolikë=Shqipëri të bashkuar e të fortë për t’i treguar vendin çdo vendi që përzihet në punë tona…

  • bravo mergimtari fv,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!! 1000% dakort me ty , jane pjellat e janulles me emra shiptare qe komentojne se u dhimbset prona e janulles,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! SHQIPERIA E SHQIPTAREVE,JO E SHQIPFOLESVE…………!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • o zoti Xhufi, per cilen qeveri e ke, per ate qe iken apo per ate qe vjen? Qe te dyja jane njesoj. Sali Berisha e pranoi Janullatosin, duke i dhene edhe nenshtetesine shqiptare, ndersa Edi Rama e shpalli Qytetar Nderi te Kryeqyttit. Njeri e ka daje, e tjetri e ka xhaje. Ku ke qene ti z. Xhufi keto 20 vjet, mos valle ne Mars? Nuk e ke pare ti qe edhe Nanua dhe Ilri jot ishin dhe jane benjamine te Greqise e te Serbise si dhe Berisha, apo atehere ishe ne tufen e tyre dhe nuk e vije re. Mos prit reagime nga asnjera pale, nuk ka me shtet per shqiptaret por vetem per ustallaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *