Në prag të Rusi 2018, ja për kë bëjnë tifo deputetët shqiptarë

Dita

Kampionati Botëror që nis në Rusi më 14 qershor do të “ngulisë” përpara ekraneve edhe figurat e politikës shqiptare, të cilët duken se afrohen me njëri-tjetrin në saj të parapëlqimeve të tyre në futboll.

Disa prej tyre janë shprehur për mikrofonin e “Ora News” se janë tifozë me Gjermaninë, Brazilin, Italinë dhe Holandën, ndonëse dy skuadrat e fundit janë jashtë këtij botërori.

Aldo Bumçi: Për Gjermaninë, zakonisht Gjermaninë mbështes.

Spartak Braho: Jam me Gjermaninë.

Viktor Tusha: Për Gjermaninë.

Ulsi Manja: Unë për vete jam tifoz i Brazilit.

Florion Mima: Nuk e kam ekipin e zemrës. Jam me Brazilin këtë radhë.

Klajda Gjosha: Me Anglinë.

Dashamir Shehi: Me anglezët.

Mimi Kodheli: Me skuadrën kombëtare, por meqë nuk e kemi skuadrën kombëtare, gjithmonë me gjermanët.

Monika Kryemadhi: Unë jam tifoze me Holandën, fatkeqësisht nuk është pjesëtare. Kështu që do të jem thjesht një spektatore.

Ky botëror do të ndiqet me më pak interes nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, që është gjithashtu me Holandën, por edhe nga kryeministri Edi Rama që është me Italinë.

s.a/dita

 

 

Share This Article
1 Comment
  • KUJTI I PLASI SE PER KE BEJNE TIFO KETO HAJDUTA …..NE NA INTERESON SE A KANE HAPUR VENDE PUNE PER SHQIPTARET …A KANE BERE GJE POZITIVE PER SHQIPTARET PER POPULLIN ..DHE JO PER VETEN E TYRE ..SE E DIME SE JANE BERE TE GJITH MILIONERA ME GJAKUN E POPULLIT …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *