Humbi kontrollin e parashutës, vdes shqiptari në malet e Istogut

Leda Hysa

 

Pas vdekjes së presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, një tjetër person ka humbur jetën gjatë ushtrimit të sporteve ajrore.

Viktima është 58-vjeçari Xhavit Pepshi i cili ka humbur kontrollin e parashutës dhe ka rënë në tokë, në malet e Istogut.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Nuk dihet nëse ai ishte sportist profesionist apo amator.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, policia ka marrë një informatë për një 58 vjeçar të lënduar në Livadhet e Kabashit në Istog. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë konstatuar se personi ishte pa shenja jete”- ka thënë Ibra.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Cfare lidhje kavdekja e ketij parashutisti qe ka ka humbur kontrollin e parashutes, me vdekjen e legjendes se futbollisti Fadil Vokrri i cili pesoj atak ne zemer.
    Ore gazetare toca se bashku me ata redoktore qe u kalojne keto pacavure, vihuni ne binare se na cate trapin me lajme pa lidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *