Dashi
A nuk ju krijohet një përshtypje e keqe apo edhe keqardhje kur jeni të ndërgjegjshëm se i keni duart e lidhura jo për shkakun tuaj, por për atë të një tjetri? Sot mund t’ju ndodhë pikërisht kështu.
Demi
Duket se planetet sot do t’ju imponojnë një ritëm të ri, më frenetik në punë, por që ju bën të papërballueshëm edhe shumë konfuzë, prandaj kujdes. Jeni të favorizuar në dashuri.
Binjakët
Një traktativë me dikë duket se po hyn në një rrugë të mbarë dhe shumë shpejt ju do t’i shihni frytet e saj. Nëse një raport nuk mund të vazhdojë më, atëherë është e kotë ta zgjatni.
Gaforrja
Mërkuri sot do të jetë i “ngrysur” prandaj edhe shumë prej jush sot do t’i kenë nervat gati për të… kërcyer përpjetë. Në një çështje mes dy personave është më mirë të hiqeni mënjanë.
Luani
Përsëri është Marsi i zjarrtë që e ngre edhe “temperaturën” në raportet ndërpersonale, prandaj duhet të bëni kujdes sepse “sherri” është gati të shpërthejë. Mirë shëndeti.
Virgjëresha
Duket një ditë e qetë, por kot nuk thonë se aparenca gënjen, prandaj duhet të tregoni kujdes sepse të papriturat nuk do të mungojnë. Sidoqoftë, Afërdita ia bën me sy erosit tuaj.
Peshorja
Një traktativë ka ngecur dhe nuk dini si ta zhbllokoni, apo nuk keni guxim t’i telefononi dikujt që ju mungon së tepërmi? Në të dyja ratet është mirë t’i drejtoheni për ndihmë një miku.
Akrepi
Me zbehjen e ndikimit të Mërkurit duket sikur zbehet edhe entuziasmi e pasioni i këtyre ditëve të fundit, por kjo do të jetë e përkohshme. Mund të jetë një ditë e mirë për financat tuaja.
Shigjetari
Vërtet që sot do të keni mbështetjen e një numri të madh planetesh, por kujdes, sepse ndihma e tyre duhet shfrytëzuar e jo të shkojë kot. Afërdita në një pozicion të mirë “gudulis” erosin.
Bricjapi
Në shumë aspekte sot pritet të jetë një ditë e mirë për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje, por duhet të tregoheni të shkathët, sepse fati duhet kapur fluturimthi. Mirë erosi.
Ujori
Një ditë mjaft e mirë parashikohet për ju që i përkisni kësaj shenje, e në mënyrë të veçantë për ata që studiojnë, apo merren me krijimtari, pasi do të kenë mbështetjen e plotë të Merkurit.
Peshqit
Të rrëmbyer nga rutina e përditshmërisë, sot nuk do ta vini re fare se si do të kalojë dita, por në mbrëmje një surprizë e bukur në planin sentimental do të bëjë të ndjeheni vërtet mjaft mirë.
