Kupa e Botës, “The Independent”: Kujdes në Rusi!

Dita
MARSEILLE, FRANCE - JUNE 11: England fans clash ahead of the game against Russia later today on June 11, 2016 in Marseille, France. Football fans from around Europe have descended on France for the UEFA Euro 2016 football tournament. (Photo by Carl Court/Getty Images)

Kupa e Botës do të shndërrohet në dritare mikpritjeje dhe kësijoj, “The Independent” informon tifozët britanikë për gjërat që në Rusi duket se bëhen ndryshe.

Këshillat që jepen në nivel zyrtar nisin që nga vlefshmëria e pasaportës e deri tek leja speciale e vlefshme për mbajtësit e biletave të kampionatit (FAN-ID).

FAN-ID mund të përdoret edhe si vizë për më shumë hyrje-dalje në Rusi. Mbajtësit e këtij dokumenti mund të kalojnë kufirin nga 4 qershori deri në 15 korrik, por deri në 25 korrik atyre i duhet të jenë larguar.

Disa shtetas britanikë janë kthyer mbrapsht në të kaluarën nga Rusia, pasi nuk kishin firmosur pasaportat e tyre. Ndonëse tingëllon si një detaj i parëndësishëm, nuk është i tillë për rusët.

“The Independent” thotë se pasaporta duhet mbajtur tërë kohës me vete, pasi policia ruse mund të ndalojë njerëzit në rrugë në çdo moment e t’i kërkojë dokumente identifikimi.

Gazeta prestigjioze vijon të shkruajë se nuk ka kufizime sa i takon marrjes së kompjuterëve personalë laptop, vetëm se zyrtarët në kufi kanë të drejtën të kërkojnë inspektimin e çdo pajisjeje elektronike.

Sa i përket ilaçeve si kodeinë, analgjezikë apo psikostimulantë, gazeta rekomandon tifozët që të pajisen edhe me një recetë rekomandimi nga mjeku.

Në fund, “The Independent” e mbyll duke thënë:

“Kurrë mos pranoni të shkoni në një bar apo klub me një person të cilin sapo e keni njohur. Ndodh rëndom që udhëtarët në raste të tilla i drogojnë e i grabisin. Kujdes edhe me shërbimin eskortë sepse nuk kanë qenë të paktë ata që kanë rënë pre e mashtrimit.”

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *