Duhanpirja, OBSH: Europa Perëndimore ka ngelur në vend

Dita

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qeverive që të mbrojnë qytetarët nga rreziqet e duhanpirjes.

Në kuadër të raportit global mbi trendin e përhapjes së duhanpirjes, OBSH deklaron se vetëm 1 në 8 vende janë në rrugën e duhur sa i takon reduktimit të përdorimit të duhanit deri në vitin 2025.

Kontinenti amerikan është i vetmi rajon që parashikohet të përmbushë objektivin e OBSH, për reduktimin e duhanit më 30% deri në vitin 2025, pasi pjesë të Europës Perëndimore kanë mbetur vend-numëro, veçanërisht pasi gratë nuk po heqin dorë nga duhanpirja.

Nga duhanpirja më shumë se 7 milionë persona vdesin çdo vit, dhe të rrezikuar shfaqen edhe ata të cilët ekspozohen ndaj tymit në mënyrë të pavullnetshme.

Drejtori i Departamentit të OBSH-së për parandalimin e sëmundjeve jo-ngjitëse, Douglas Bettcher  tha se 3 milionë persona vdesin çdo vit para kohe për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare që shkaktohen nga përdorimi i duhanit. Ndërsa rreth 890.000 vdekje i atribuohen duhanpirjes pasive.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *