Kryetarja e Bashkisë: Privatizimi i Vllaznisë, i pashmangshëm

Dita

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka thënë në emisionin “Ora Skaner” se privatizimi i skuadrës së Vllaznisë është i pashmangshëm.

Ajo u shpreh se pavarësisht përkushtimit të madh të Bashkisë, klubi do të shpëtojë vetëm në rast se do të ofrohet ndonjë investitor.

Vlera minimale për shitjen e klubit është përcaktuar në 507 milionë lekë.

“Ndjej keqardhje që më ndodhi mua përkundrejt të gjithë angazhimit personalisht, por dhe me mbështetjen që i kam dhënë klubit. Duke e financuar, Vllaznia është një klub që në vitin 2015 nuk ka qenë ashtu sikurse duhet sipas rregullave të menaxhimit financiar dhe të mbështetjes financiare. Unë kujtoj që në fund të vitit 2015 kam likujduar rreth 450 milionë lekë të vjetra detyrime të viteve 2012-2015”, ka shtuar së thënuri ajo.

Ky reagim i kryetares së Bashkisë vjen në një periudhë kur drejtuesit e skuadrës shkodrane janë vendosur nën kritika nga rënia e Vllaznisë nga Kategoria e Parë.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Fotografia tregon ekipin Vllaznia me nji gjatesi trupore nen mesataren qe kerkon futbolli sot.
    Xhuxht e keti ekipit ne foto eleminohen ne lojen per toke te topit nga nji shalgjate.Po nga ky shalgjate eleminohen edhe me lojen ne naltesi me koke.Zgjidheni kete difekt dhe mandej kerkoni bossin e privatizimit.
    Perjashtime mund te ket nese kemi te bajme vertet me nji talent xhuxh.Po 2 xhuxhe jane teper shume e per lum.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *