VIDEO / Historia prekëse e ambasadorit: Nuk di a do e shoh më nënën gjallë

Leda Hysa

 

Pasditen e sotme Ambasada Amerikane në vendin tonë ka publikuar një videomesazh të ambasadorit Donald Lu, në mbështetje të nismës #ipërkasimnjëritjetrit.

Ambasada Amerikane shkruan në facebook se kjo nismë u iniciua nga një grup intelektualësh dhe artistësh të pavarur për të nisur një dialog konstruktiv mbi të shkuarën dhe nevojën për të ditur të vërtetën.

Vetë ambasadori Lu, përmes një “Memo”, tregon një histori prekëse të titulluar “Pusi”, referuar dëshmisë së Said Borishit, arkivi i ISKK.

“Nisma #ipërkasimnjëritjetrit u iniciua nga një grup intelektualësh dhe artistësh të pavarur për të nisur një dialog konstruktiv mbi të shkuarën dhe nevojën për të ditur të vërtetën. Ndiqni Ambasadorin Lu ndërsa tregon historinë referuar dëshmisë së Said Borishit”, thuhet në faqen e Ambasadës Amerikane .

“Zemra më rreh fort, unë dhe vëllai do largohemi nga kampi, nuk më gëzon hiç largimi, nuk e di nëse do e shoh më nënën gjallë. Atë nuk e lejojnë të largohet. Te pusi aty jashtë në oborr kanë vënë një polic të ri, të mos lejojë kalamajtë të afrohen se mos bien. Deri tani në pus kanë rënë vetëm dy 14-vjeçarë. Edhe ata prisnin lirimin.

‘A don me kqyr në pus? Sa pa ardh të tjerët, se ndryshe s’bën’, tha polici.

Dua them, afrohem, ulem në gjunjë mbi pllakat, në zgrip të pusit dhe mandej zhys kokën në grykë.

Më ngjan se dikush më thërret nga errësira e pusit. Mos janë 14-vjeçarët e pusit? Më zë frika dhe bëj të ngrihem. Krahu i dhunshëm me shirit të kuq më godet vrulltas. Nuk kam kohë të bërtas. Gjysmën e trupit e kam brenda në pus dhe vetëm këmbët jashtë. Polici mi zë të dyja këmbët dhe më shtyn fort në grykë. Kokëposhtë, dalloj vezullimin e dhëmbit të tij të artë. Kështu paskan rënë edhe dy të tjerët, mendoj… Shuhem tok më britmën time në ujin e zi memec”.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Menjèherè sapo sytè e mi ndeshèn titullin e historisè prekèse ndjeva njè keqardhje, pasi mendja mè shkoi tek e jèma e mr. Lu qè mund tè ishte nè gjèndje tè rèndè….E lexova tè gjithin dhe nè fund e kuptova qè ishin historitè e atijè anti shqipètaro – komunistit F. Tufa. Njeriut vdekja i vjen nè njèmijè e sa mènyra, kudo, jo vetèm nè burgje si i dènuar, por dhe nè bulevart e minierè duke punuar….Nuk mund tè besoj nè trillime tè vjetra qè nuk kisha lindur, por kam parè e dègjuar pèr tridhjetè vite rrjesht, tè vrarè e tè plagosur, fèmijè vajza dhe gra. Nuk kam qarè pasi urrejtja èshtè disa herè mè e madhe se pikèllimi.

  • TE THIRRET URGJENT NDIHMA E SHPEJTE,AMBASADORI KA NEVOJE PER TRAJTIM SANITAR TE DETYRUAR……

  • O ramovicer,po si nuke u bete njehere njerez,po mbetet po kafshe berishajne,qe diten derdhin bashke me romovicin lot krokodilesh dhe nate ndane bashke leket e piset.Mjaft me,se jo vetem e bajatet,por po beheni te neveritshem aqe shume per popullin sa do t’ju marre me nje hu, sikurse po vijne punet, e tu flake tej ne honet e harreses.O pjella te djallit e bukeshkale ndaj USA qe po investon shume per ngritjen e shtetit te se Drejtes.O bukeshkale,dhimjet jane dhimje mos u talli me to se ne nuke do ti shpetoni dot drejtesise se ligjit,e ndeshkimit te Zotit,sado leke te piset,dhe pushtet brenda djallit qe te keni. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET.

  • Po normalisht, kolonizatoret e huaj do mbrojne investimin e tyre duke fabrikuar lloj lloj perrallash per t’i mbajtur Shqiptaret ne gjende te topitur dhe nenshtruar.

    Por se cfare eshte e *verteta*, Shqiptaret jo vetem e dine, por e kane memorizuar ne art, ne menyre qe ta mesojne gjithe gjeneratat qe do vijne mbas.

    Ja se si e kane perjetuar Shqiptaret kurbetin / “levizjen e lire” historikishit:
    https://www.youtube.com/watch?v=cDkFMl9aCHI

    Dhe se si e kane perjetuar ne kohet moderne:

    O ju djem qe cate detin,
    si zogjte ne dram u ndame
    Ate djalin tim ce gjeti ,
    syte tuaj mos e pane
    Ref. Mos e pane syte tuaj ,
    amani ju keqen nena…
    Kam shum vjet qe pres e vuaj
    mu tha syri, me qan zemra…
    Se me iku neper nate,
    hodhi kemben val me vale.
    Me tha do te kthehem prape,
    Thone nuk vjen, nuk eshte i gjalle…

    Apo kjo tjetra:

    Me erdhe tek dera,
    te prisja me nuse
    c’pate djal i nenes o,
    zemren ma kepute
    c’pate bir-o, c’pate,
    qe gjirin ma thave,
    loti pikon rende or bir,
    te rrita me halle,

    Te rrita e mjera,
    porsi pik e pikes
    Te vrane tek dera djale,
    mu ne mes te dites.

    C’pate bir-o, c’pate
    c’pate djal i nenes
    te rrita e mjera, bir
    porsi drit e henes

    Si s’u kthye plumbi
    te me merrte mua
    c’e do jeten nena bir,
    pa fjalet e tua

    https://www.youtube.com/watch?v=IFCfhiKR7JI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *