Kryeministri i Mundur (si askush tjetër më parë) apo Heqimi i Korruptuar (si askush tjetër para tij), sapo ka folur sërish për grabitjen politike të Shtëpise Qëndrore të Ushtrisë.
Një gjë e parë më bën përshtypje: Nuk ka edhe një herë tjetër asnjë referencë ligjore për vendimin politik të tij!
Dy teza hedh dhe të dyja meritojnë pergjigje:
Teza e parë, reagimi i opozitës për transparencë e ligjshmeri në vendimmarrje prej tij dhe Presidentit të Partisë së tij, quhet “hakmarrje primitive ndaj opozitës”!!!
Po si ka mundësi? Ky kryeministër i mundur shënohet në histori për dy gjëra të renda dhe ato kanë ngritur shumë lart stekën e standardit të hakmarrjes kundër opozitës në këtë vend:
E para, për arrestimin politik të kryetarit të opozites, gjetur i pafaj nga tre palë gjykata shqiptare dhe një varg institucionesh ndërkombëtare.
E dyta, për vrasjen ditën për diell, m’u në mes të bulevardit të kryeqytetit të Shqipërisë të katër kundërshtarëve të tij, paqësorë dhe me duar në xhepa.
Nëse ka sot një titull të merituar për të, ai është: Vrasësi i Opozitës!!
Teza e dytë, Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë sipas tij kishte 12 vjet që kishte humbur funksionin dhe ishte kthyer në qendër dasmash e zijafetesh.
Po si ka mundesi? Nëse është kështu (por Heqimi gënjen) kush e shndërroi në një qendër të tillë? Heqimi i korruptuar që edhe atje emëroi familjen të administronte apo opozita e atëhershme? Heqimi natyrisht.
Por tek kjo tezë ja vlen të ndalesh seriozisht.
Kryeministër i Mundur apo Heqim i Korruptuar. Kur kjo Qendër nuk kishte funksione reale atëherë si shpjegohet që:
Në llogaritë financiare të saj kanë kaluar gjatë 6 viteve të fundit miliona euro financime publike?
Ku kanë shkuar këto miliona euro Kryeministër i Mundur apo Heqim i Korruptuar?
Ne i kemi gjurmuar të gjitha: në llogaritë e dy kompanive të PR dhe prej andej në llogaritë e një televizioni në shërbimin tënd; 100 përqind e parave nga kjo qendër kane shkuar në këtë kompani dhe 85% e parave nga kjo kompani kanë shkuar në llogaritë e televizionit tënd!!
Je i trashë Heqim nëse mendon se me zhdukjen e Qendrës zhduken gjurmët e rrugës së parave!
E para, dokumentat i kemi ne.
E dyta, i thonë kontabilitet Heqim, ai është sistemi i pa manipulueshem i pasqyrimit të rrugës së parave!!
Kaq per këtë herë!!

Bravo. Brace Keshtu I do mushka drute
Eshte nje fjale e urte nga anet e mia. “Nuk matet burri me pllame”. (Pllame do te thote pellembe per kush nuk e kupton). Ty Erion Brace te shkon pershtat kjo fjale e urte, ske nevoje me qene 2 metra qe ta tregosh veten se kush je. Respekte
Bravo Brace! Vetem se populli do qe kete here t’i shkoni deri ne fund me DREJTESINE e MUNGUAR. Populli do marri fryme dhe ekonomia gjithashtu kur t’i jene kthyer gjithe pasurite e vjedhura keto 8 vite. Dhe kjo vetem pasi te jene vene para drejtesise pergjegjesit e ketij KORRUPSIONI.
Vazhdojeni MISIONIN ME TE CILIN JU KA NGARKUAR POPULLI!!!!
e vogel eshte monedha e floririt po vlera e tij nuk krahasohet me asgje keshtu jeni ju z brace ju jeni pasqyra e vertete e nje politikani qe duhet respektuar ,jo vetem si njeri ,po si vlere e cmuar kombetare ,..forca guximi ndereshmeria juaj na jep shprese se dicka do te behet ,,dhe njeres si ju ,me shume se kure ,tani ka nevoje per ju te pershendes dhe te uroj sukses
Duhet ta kuptojne te gjithe Rilindasit, qe Bracja dy pellembe vlen dy fish me shume se Rama dy metra i gjate. Fastkeqesisht per muajt e ardhshem Shqiperine do ta qeverise Rama i gjate dhe Likja i gjere. Mekat!
A a a a koment me kripe.
braçe, ti dhe shoket e tu i rruani boo…. heqimit, qeni qe leh nuk te kafshon, vetem nje fije flokut
nuk ia prekni dot doktorit. Nuk jeni aq trima . mistrec ke qene dhe mistrec mbete.
JOZEFINKA TOPALLOVIÇI
Po pse mor t’humunt e djadhit m’keni vu njat fot t’Sales tuj u shungrru?
Ty mor Braç tash pa tvjen dita edhe ty met pjek n’braç si delet e Zallit t’Kirit.
Po rri mar e shaj vendit nja ty ku je e mas na ban shum nervas me t’kape per zhelesh e me t’hedh n’midis t’dy rrugve.
Jozefja
Per traditen
Duket qe tradita ka tradite dhe per zanat te parin kusarine dhe per zanat te dyte rruajtjen e leshit qe Jozefina e ka me bollek!