Makina del nga rruga, ndërron jetë në spital 33-vjeçari

Ornela

Një 33-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e të martës pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake të policisë së Kukësit, B. SH., 33 vjeç nga fshati Shtiqen i Kukësit, po udhëtonte me makinën e tij tip “Minikuper”.

Rreth orës 08.30 mjeti ka dalë nga rruga në dalje të Kukësit, e për pasojë është aksidentuar 33-vjeçari. Ai nuk i ka mbijetuar plagëve të mara dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

o.j/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *