Raporti për punësimin, Rama: Kthesë themelore, sfidë rritja e pagave

Ornela

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përmes një statusi në faqen e tij në Facebook raportin e publikuar dje nga INSTAT për nivelin e papunësisë.

Sipas raportit, në Shqipëri është shënuar niveli më i ulët i papunësisë në nivel historik. Por Rama thotë se nuk ka vend për vetëkënaqësi, pasi përpara janë shumë sfida.

INSTAT nxori dje shifrën e re të papunësisë dhe pa pasur as më të voglën vetëkënaqësi, sepse sfida mbetet e jashtëzakonshme e komplekse – duke filluar nga domosdoshmëria për ta ulur më tej papunësinë, tek nevoja për të rritur mbrojtjen e punonjësve si edhe objektivi ambicioz që pagat e ulëta të rriten gjithashtu – qëndron sidoqoftë fakti i pamohueshëm që në drejtim të punësimit vazhdon vit pas viti një kthesë themelore drejt një të nesërmeje shumë më të mirë se sa e sotmja“, shkruan Rama.

Në raportin e publikuar dje nga INSTAT, theksohej se niveli i papunësisë ka zbritur në 12.5% në fund të tremujorit të parë 2018, duke shënuar nivelin më të ulët historik që pas viteve ’90.

Ndikimin kryesor e ka dhënë ulja e papunësisë te burrat që ka zbritur me 3 pikë përqindje, ndërsa ajo e grave ka mbetur thuajse e pandryshuar.

Rritja e punësimit u nxit kryesisht nga sektori i industrisë dhe i shërbimeve, bën me dije INSTAT.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Nje shembull qe duhet te na gezoi te gjithve.! Punsimi eshte baza e zhyvillimit ekonomiko shoqerore. Une mendoi qe punsimi ka edhe nje problem te madh. Qe vendi yne me resurse kaqe te medhaja do te arrihet pa tjeter ne ngritjen e degve te reja te industrise kryesishte asje te lehte dhe perpunuese pasi dhe mundesit ne ket fushe jen me te madha.!
    Une besoi ne miremenaxhimin e te ardhuarve qe p[o perdoren mjafte mire nga Qeveria Rama.! Edhe ky fakte do te na ngrej larte e me larte ne punsimin e shqiptarve.!
    Nje vlersim i madh per Qeverin Rama dhe Kryeministrin Rama.!

  • INSTAT-I I EDI RAMES SI STATISTIKAT E ENVER HOXHES

    Si mund te kete punesim pa rritje te prodhimit? Kesaj pyetje duhet t’i pergjigjet me pare Kryeministri yne Karagjoz qe deri tani eshte kampion genjeshtrash ashiqare, sic eshte kapur disa here me “Presh ne duar” me genjeshtrat e tij, ja ku eshte grafiku i GDP per fryme i Bankes Boterore per Shqypnine qe tregon ashiqare se qe kur ka ardhur Edi Rama ne krye te Qeverise Prodhimi yne kombetare ka filluar tatepjeten ne nje disheze pa kthesa:

    https://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD?locations=AL

    LE TE BEJME NJE LLOGARI TE THJESHTE:

    Prodhimi Kombetar shqyptar GDP per fryme te popullates per vitin 2017 ka qene ne dollaro amerikane 4125 USD, qe do te thote se ne nje dite shteti yne ka siguruar te ardhura nga Prodhimi 4125:366=11 USD per cdo shqyptar. me keto 11 dollaro ne dite per cdo kokpalar shqyptar qeveria e Edi Rames duhet te paguaje administraten, shendetesine, pensionista, policine, arsimin dhe cka i mbetet duhet te investoje per rruge e infrastrukture, por edhe te ndaje ndonje lek per “dite te zeza”

    A ESHTE I MUNDUR NJE MISION I TILLE I RILINDJES SE EDVINIT?

    Edhe budallenjte me fanatike te enverit e kuptojne se nje MISION i tille i Rilindjes se Edvinit eshte “Nje mision i pamundur”

    PO SI T’JA BEJE QEVERIA NE KETE SITUATE KUR NUK DI SI TE RRISE PRODHIMIN KOMBETAR?

    Mendja ma thote se te gjithe shqyptaret pergjigjen e kane ne maje te gjuhes:

    KANABIS&BORXHE

    Po ku jane vendet e reja pune qe Edvini i hap me fushata njehere 300 mije, me pas 250 mije vetem ne turizem qe te gjitha ngjajne me propaganden e Enver Hoxhes kur deklaronte se ne Shqypni nuk ka papunesi dhe kur i kishte bere shqyptaret si skllever ne vendin e vet me pune te detyruar ne tarraca kineze me parrulen e tij famoze: “T’i bejme malet pjellore si fushat!”

  • me papunësi 12.5% dhe flet për rritje rrogash?!
    mor hajvan!!
    e vetmia gjë që mund dhe duhet të flasësh është ULJA E KOSTOS SË JETESËS!ulja e sj bën që të “ngrihen”rrogat!bën që të ketë investime më të mëdha dhe prodhim më të madh!rroga e ulët e bën të konkurueshëm mallin e prodhuar!
    mor idiot!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *