Kukësi në Champions, drejtori i ekipit: S’është akoma zyrtare

Dita

Drejtori i skuadrës së Kukësit, Nderim Nexhipi ka deklaruar se informacioni i UEFA-s që Kukësi do të luajë në Champions nuk është akoma zyrtar.

“Informacioni nga UEFA ishte që ekipi jonë do të luajë në raundin e parë të Champions League. Megjithatë, unë mendoj se duhet të pritet vendimi përfundimtar dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Të them të drejtën, deri tani nuk është se kam pritur ndonjë lajm”, shprehet ai për Top Channel.

Nexhipi vijon të thotë se objektivi i skuadrës nënkampione është i qartë; arritja në grupet e Europa League.

“Do të bëjmë çmos që të arrijmë në grupet e Europa League. E dimë që kjo është e vështirë, por ky ka qenë objektiv edhe kur ne nuk kemi qenë. Dhe trajneri i ka idetë e qarta për këtë.”

Skuadra e Kukësit ka blerë zyrtarisht 4 lojtarë të rinj; Faton Malokun, ish-portieri i Ferronikelit në kampionatin e Kosovës, Arlind Kalanin, ish-mesfushor i Vllaznisë, Edias Maliqin, mbrojtës nga Shkupi, dhe Harallamb Qaqin, ish-mbrojtës i Laçit.

Ndërkohë, pritet zyrtarizimi i  dy sulmuesve të rinj, Sebino Plakut, ish-sulmues i Kamzës, dhe Rexhinaldos, ish-sulmues i Laçit.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *