Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli është arrestuar ditën e sotme, pasi ka tentuar të futet me pahir në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë.
Sipas burimeve të Gazetës Express, Pacolli është arrestuar pasi nuk ka përfillur urdhrat e një efektivi policie.
“Ai e ka kërcënuar pasi polici nuk e ka lënë të hyjë brenda Ministrisë”, ka thënë një burim policor i Expressit.
Pacolli është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje, e për të sqaruar më tej situatën.
s.a/dita
