Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Shkëlzen Maliqin me 300 euro gjobë. Sipas aktvendimit të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, Maliqi është dënuar më 2 maj 2013. Ky dënim i është shqiptuar atij meqë nuk e ka raportuar pasurinë e tij edhepse e mban postin e këshilltarit politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, njofton Indeksonline.
“Gjyqtarja Azra Cakolli duke vendosur në procedurën për kundërvajtje kundër të pandehurit Shkelzen (Mehmet) Maliqi nga Prishtina për kundërvajtje nga neni 8 lidhur me nenin 5.1. dhe 6.2. ndëshkuar me nenin 17 paragrafi 1 pika 1 të Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen e Pasurisë dhe Kontrollin e Pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë personat e Zyrtarë, , më datë 02.05.2013 mori këtë: … duke shpjeguar se si zyrtar i lartë publik në Ministrinë e Punëve të Jashtme ai nuk e ka publikuar prejardhjen e pasurise dhe për këtë është gjobitur me 300 euro.
Emri i Shkelzen Maliqit nuk figuron në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si këshilltar politik./illyria

e paske keputur ne mes ,e paske lene fukara per jete ..i paske keputur nje qime ne mendere ..oturp i botes ku shkojme ne shqipetaret me keta njeres te kesaj drejtesije jo jo asaj shume ti shtoje dhe tre zero qe te vene mend keshtu vete drejtesija ne vend ,,