Minxhozi: Presidenca nuk është kadastër

redaktor

Ka qenë një kohë kur presidentit i thoshin, “horri i bulevardit”. Ka qenë dhe një kohë, kur një tjetër presidenti, i kujtonin faktin që e kishin marrë nga rruga, ku hante misra të pjekur e luante tavëll me bashkëmoshatarët. Të dy presidentët në fjalë, me gjithë presionin e madh nën të cilin i konsumuan mandatet e tyre, mbajtën një qëndrim dinjitoz ndaj postit dhe tejet të kujdesshëm ndaj një shumice arrogante, që i gjuante me baltë nga mëngjesi në darkë. Pasardhësi i dy presidentëve të mësipërm, Bujar Nishani, ish-ministër i Brendshëm i mazhorancës po na tregon se nuk e ka aspak problemin e të qenurit (qoftë edhe formalisht) i balancuar!

 

 

Për analistin e njohur Skënder Minxhozi dy deklaratat e fundit publike të Nishanit, shenjojnë me vijë të kuqe marrëdhëniet mes Nishanit dhe mazhorancës së re të majtë që ende nuk kanë nisur nga ana institucionale, por që tashmë duken të përflakura.

“Deklarata më e fundit, ajo e djeshmja, përmban një dozë të dukshme mllefi. Aty flitet në mënyrë të përsëritur për shpifje, për tentativë për terror psikologjik ndaj familjes së presidentit, për akte të turpshme antikushtetuese, duke mos kursyer edhe thirrjen direkte për Edi Ramën, që të ndalë këtë fushatë të ulët e të padenjë kundër kreut të shtetit. Një njeri që do ta lexonte deklaratën pa ditur kontekstin e ngjarjeve për të cilat flitet, do të alarmohej dhe do të kujtonte se vendi ndodhet në prag të kolapsit institucional. Një kryetar shteti që i drejtohet me këtë gjuhë kryeministrit, do të thoshte njeriu në fjalë, duhet të ketë një hall shumë të madh parimor – shkruan Minxhozi në të përditshmen Shqip dhe shton:

“Në fakt asgjë e tillë s’ka ndodhur. Bujar Nishani nuk e ka fare hallin tek terrori i mazhorancës ndaj familjes së tij dhe as te fushata e supozuar e Edi Ramës. Çorbën aktuale ai e ka gatuar me duart dhe me vullnetin e tij. Pa marrë pëlqimin nga shefi i tij i Shtabit të Përgjithshëm, ai ka dekretuar një godinë buzë Lanës, në favor të Partisë Demokratike. Përtej faktit nëse Zonja e Parë është ose jo pronare e selisë së vjetër të PD-së, përulja aspak dinjitoze e kreut të shtetit ndaj nevojave “logjistike” të partisë së tij, është një gafë publike, e cila pa më të voglin dyshim do të ngjallte, siç po ngjall, debate publike. Çfarë do të bënte Berisha, e bashkë me të Nishani, nëse Fatos Nano, në të ikur e sipër, në vitin 2005, do t’i jepte një seli të re PS-së, sipas qejfit dhe oreksit?! Përse Presidenti i Republikës, prej shumë muajsh, është kthyer me bindje të verbër, në noter të interesave të shumicës së djathtë, duke shkelur ligje e Kushtetutë bashkë?! Mjafton të shohësh, për shembull, emërimet në sistemin e drejtësisë të mbetura pezull nga Bamir Topi, për ta kuptuar këtë…”

Përplasja e Nishanit me shumicën e re të 23 qershorit e ka zanafillën pikërisht më 23 qershor. Rrethi i ngushtë pranë presidentit është shprehur më shumë se një herë në këto javë, se kreu i shtetit e ka përjetuar shumë keq rotacionin e pushtetit.

“Një provë e tërthortë e këtij humori të prishur u dha pak ditë pas zgjedhjeve, kur Nishani mblodhi krerët e institucioneve kryesore dhe u foli për mundësinë e “revanshit” të shumicës së re. Një sinjal i panevojshëm acarimi ndaj fitimtarëve të zgjedhjeve, i cili paralajmëronte mahisjen e mëvonshme – shkruan Minxhozi.

Qysh në momentin e artikulimit të emrit si kandidat i radhës i mazhorancës, Bujar Nishani ka qenë një president partiak. Si i tillë, ai përfaqëson, qysh në krye të herës, një dështim të politikës shqiptare. Një dështim të cilin po e provojmë sot si të tillë, në të gjithë kompleksitetin dhe rrezikun që mbart për të ardhmen e marrëdhënieve institucionale në vend. Përtej deklaratave diletante e inatçore të orëve të fundit kundër së majtës, përtej qëndrimeve të qullëta e anonime, në ndjekje të verbër të interesave të partisë që e zgjodhi, Presidenca e zotit Nishani ka qenë e shenjuar në të gjithë trajektoren e saj nga një linjë e qartë pozicionimi në favor të njërës palë. Të asaj pale që i dha votat për t’u bërë kryetar shteti. Kjo krizë e re institucionale pritet të sjellë një marrëdhënie të acartë mes qeverisë së re, shumicës së saj parlamentare, e kreut të shtetit.

Për Minxhozin, zërat brenda së majtës për shkarkimin e Nishanit (që mund të kenë sjellë edhe acarimin aktual të presidentit), “me shumë gjasë do të mbeten thjesht dëshira informale”.

Shumë më e sigurt ngjan heqja e fotove ceremoniale të tij nga zyrat e shtetit, për t’u zëvendësuar me ato të Ismail Qemalit, ashtu siç ka premtuar shumë herë deri më sot Edi Rama. Një gjest që edhe pa sherrin aktual do të ishte i mjaftueshëm për të treguar se cili është humori i fitimtarëve të rinj ndaj Presidencës, teksa revoltohen kur shohin sesi ky institucion kthehet herë në zyrë noterie, e herë në kadastër, për llogari të qeverisë në ikje.

 

Share This Article
22 Comments
  • kapterr jari hesapi militant partiak e jo president,ik mer klloun rraketik,palo-ordiner rraketik person pa identitet e jo me ti dal zot vendit dhe popullit te tij..

    • Neve o nishan; sytë tek ty i kemi, edhe shpresat tek ty i mbajmë.
      Megjithse je sakat nga trutë dhe nga gjymtyrët, hiç mos u tut; ti ke mbështetjen e anëtarit të PD-së Salih Ram Berisha nga Viçidoli i Tropojës, pastaj ti je edhe qytetar nderi i Fshatit Libohovë.
      S’ka gjë se nuk je as për gjë; mjafton të marrish frymë dhe ne do të të mbajmë si dordolec në Presidencë.

  • Bujar Memeti ose Nishani nuk jeni dalluar pèr integritet por njè servil nga mè tè ultèt tè Sali Drakulès.Sa pèr pèrfitimet ato nuk fshihen dot se janè objekte tè prekshme.
    Objekti qè èshtè ngritur tek Ura e Dajlanit nè trullin qè ke pèrfituar me korrupsionin tènd qèkur erdhe nè qeveri po kèshtu grabitjen e tè gjitha dyqaneve tek Pranvera nè Durrès ,Vilat nè Qerret dhe nè gjirin e Lalsit.Pèrfundimisht jeni i pa besueshèm dhe nuk e meritoni tè drejtoni shtetin me strukturat aktuale tè sistemit Gjyqsor qè i keni katandisur si mos mè keq qè po nuk pate para qè tè paguash gjyqtarèt nuk tè jepet e drejta.Do tè ishte nè moralin e shqipètarve tè ndershèm nèse jepni DRHEQJEN.

  • JE TURPI ME I MADH I KETIJ VENDI.ME VJEN TURP MUA SI QYTETAR QE PREZANTOHEM NE FORUME NDERKOMBTARE ME NJE FYTYRE SI TY,BATAKCI DHE SERVIL I BERISHES.TURP!

  • Ky president eshte fatkeqesi kombetare bashke me ate qe e vuri ne kete pozicion.Ai qe e vuri kete (SB) ju dogj karta ne dore.Ai e vuri president jarin per ta perdorur me vone qe te jape doreheqje per aresye shendetesore dhe te vihet vete Sali Serb Berisha,por qe do se populli u tregue shume vital,popull vigan.Kot thone se populli nuk kupton.Populli kupton aq mire sa kot e mendojne te kunderten.Tani duhet te jape llogari per te gjitha bemat e tij 23 vjecare Sali Ram Serb Berisha,si dhe te jape doreheqjen jari se nuk eshte per kete post.Ai eshte nen nivelin mesatar te popullsise shqiptare.

  • O jaro kujt i qahesh o palo persident si nuk te vjen turp per firmen qe hodhe per tia vene ne dispozicion te PD objektin cfar ben mor qyqar persident tregohu njehere burre se deri me sot ke qene pure….te thone mire ty JARO se jeni te dy njesoj gjeni vrime e futeni tani ketej e tutje vajto me vargje o cop muti.

  • O Bujar Nishani! Po çfare presidenti je ti mer lol? Ti je President i 51% votave te ish parlamentit te vjedhur te Sales dhe te askujt tjeter. Largimi yt nuk eshte revansh politik por domosdoshmeri jetike per funksionimin normal te nje institucioni kustetues, siç eshte presidenca. Ti je lolo i politikes se Berishes dhe mos na beje te fortin o antikapat fizik dhe politik. Natyrisht do te japesh llogari per shkeljet kushtetute dhe duhet te marresh pergjegjesine qe te takon. Nuk mbrohen gabimet apo fajet me ane te shantazheve qe te jep karrikja. Nuk mbrohen as me dekoratat qe te jep ishoficeri medioker ne krye te bashkise se Libohoves, Altin Çomo, njeherazi dhe kryetar i pd se Gjirokastres. Harroje o nishan Bujar Mehmeti!

  • Olele dinjiteti i Familjes se Bujarit! Po sikur te kishe bere ca letra me shume mor Bujar per dinjitetin e cdo njeriu shqiptar qe u eshte hequr e drejta per tu quajtur njeri do kishe permbushur pak nga detyra e presidentit. Kjo e fundit qe ke bere jane si te qarat e femijes se kopshtit qe e shajne shoket se ka vjedhur topin. Ky eshte niveli i Presidentit te Shqiperise

  • leri ore budallalleqet dhe shiko cfare mund te besh per funksionin madhor qe ke

    Topi ja beri mu ne koke saliut dhe ti ruaj integritetin tend si funsionar dhe si njeri
    mos u merr me komente te kota se cdo dite po nxjerr nga nje xhevahir te ri

  • Shoku Kapter i Shkolles se Bashuar, mos u perdridh si ato kurvat dhe hidhesh dege me dege, por dil e jep esap, pse zbatove ne kundershtim me Ligjin, garant i se ciles je, urdherin e eprorit tend Sali Ver Llapa, per dhenien e SHQUP, per zyra te PD-s, edhe pronen e plakut t’a kishe, do te kishe pyetur fisin ore edepsez.. Nuk ke cfare pret nga nje president si ty, qe paradite shkove per te votuar spiunin e vjeter te sigurimit Artan Hoxhen, per president dhe mbas dite u zgjodhe ti, ky eshte institucion leshi dhe jo presidenti. Tru tallash.

  • Ky mustaqexhi “dorac” nje vegel e Kriminelit Sal Shpellarit do dali para drejtesise sebashku me psikopatin-verior Shpellar Sali.

  • Para se te kujtoni SHQUPIN,kujtoni pakez si e mori PS godinen qe ka sot.

    Pasi te kujtoni si u mor godina qe ka sot Ps atehere e kuptoni vete se SHQUP tani eshte godina e PD.

    Prandaj te rroje partia.

    Te na rroje godina e PS-se.

    Te na rroje godina e PD-se.

    Te na rroje godina e LSI-se.

    Te na rroje godina e PDS-se e kompani.

    E ta na rrojne pallatet shumekateshe te tullaxhinjve te ndertimi.

    Na rrofshin betonet gjithandejt

  • Ky lloje Presidenti nuk po kupton se Rama se ka thene akoma fjalen e tije .Keto qe ai i quan shpifje nga mazhoranca e re jane perplasjet e individve qe reagojne ndaje vendimeve servile te tije .Jane reagimet e ushtarakve dhe te njerzve qe kur shkelet hapur ligji dhe Kushtetuta doemos do vene ne shenjester organin e Presidentit dhe vete z Mish-han .Hiq dore nga Saliu te shpetosh te ardhen tende te perlyer .Behu me popullin se per ate je i destinuar .

  • Ed Rama,

    peshku dhe kapterrat qelben nga koka – prandaj mblidh mendjen dhe kete mustaqe turpi per Republiken ja hiqni popullit se nuk durohet ky BUSTAXHIU i Enverit dhe i Saliut

  • Ky është mjeran president se merr fryme nëpërmjet fytit të Sales. Sakat nga trupi, por më sakat nga trutë. Bile do ishte më për hair të bëhej president e shoqja dhe jari të pastronte guzhinën. Megjithatë kohet e fundit ai është krenar që një PDist e beri katundar nderi në fshatin e tij. Prandaj le të rrijë aty deri sa të ndërrohet pushteti.

  • Ne gjykimin tim modest si ne qytetar i zakonshem, para mazhorances se re parlamentare dhe qeverisese, qendrojne apo jane imediatisht imperaive kater detyra per tu zbatuar teper rigorozisht.
    Se pari; Çvleftesimi i te gjitha vendimeve dhe akteve te ndryshme normative, te ndermara nga qeveria dhe mazhoranca e rënë me voten plebishitare te sovanit me 23 Qershor, ne kete periudhe te transferimit te pushtetit, ne interes te force politike dhe militanteve te saj.
    Se dyti ristrukturimi i administraes shteterore nga piramida ne baze, pa kurrfare kompromisi, duke larguar prej andej jo vetem te inkriminuarit, te korruptuarit, te paaftet, militantet, por dhe ata qe jane futur per te plotesuar numrat fiktiv ne kurriz te taksapaguesve shqiptar.
    Se treti, pas mbledhjes separe te legjislatures se re dhe konstituimit te Qeverise se re dhe betimit te saj, duhet urgjentisht te nisen procedurat pr nje hetim parlamentar te veprimtarise se Presidentit, lidhur me shkeljet e kushtetutes dhe te ligjit te perfolura aq shume ne media. Dhe ne se rezultojne te verteta dhe me baza, duhet bere shkarkimi ceremonial i tij, per te mos u perseritur nga ndonje tjeter.
    Se katerti. Thirrja me urgjence e auditit nderkombetar per veprimtarine e ish kryeministrit Berisha lidhur me gropen e krijuar ne arke e shtetit.
    Nje model i llojit Sanader te Kroacise.

  • ti mo JARI sngre dot pantallonat kur ben shuren Do besh per president Pika mu ne bythe kush te vuri ty president

  • Është i drejtë nënvizimi i z. Minxhozi kur thotë se institucioni i Presidentit nuk është as zyrë noterie as kadastër, në funksion të interesave të ngushta partiake.
    Në se pretendojmë që Presidenti si institucion, përfaqëson interesat mbarëkombëtare, atëhere fare mirë mund të rishikohen të gjitha veprimet e kryera nga presidenti aktual, sigurisht në përputhje me hapësirat që le kushtetuta. Përderisa Shqipëria është Republikë parlamentare dhe është ky parlament që e zgjedh presidentin, atëhere fare mirë ky parlament në bazë të të dhënave apo fakteve siç parashikon dhe kushtetuta, mund të rishikojë çështjen e presidentit, qoftë nga përputhshmëria e veprimeve dhe nënshkrimeve me ligjin sipas kushtetutës, qoftë dhe nga paaftësia fizike apo paanësia partiake në kryerjen dhe përmbushjen e detyrave institucionale.
    Në kushtetutë thuhet shprehimisht se presidenti përfaqëson unitetin e popullit dhe.nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private. A vepron presidenti aktual si anëtar de facto i pd-së? Këtë ta verifikojnë organet kompetente të qeverisjes së re. Nuk mund të tolerohen shkeljet institucionale ligjore kushtetuese, nga vetë institucioni që presupozohet ti mbrojë dhe dekretojë.

  • Kur ishte kunder pd Moisiu dhe Topi kur pd ishte ne pushtet ishin njisha tani qe ky eshte kunder ps ne qeveri eshte i keq por ky nuk eshte fare pa pushtet se per ta heq nuk duhen 84 vota por 95 dhe bashke me prokurorin ,shikun dhe na nji gjykates mund edhe ti rrasi ne burg edin,ilirin ,salen edhe nja 50 deputet.si ka mundesi? Ne 91-93 ne itali keshtu nderroi sistemi dhe atje politikanet kishin imunitet ndersa ne shqiperi nuk kane se u hoq . Ne 94 Berluskoni ishte kryeminister dhe prokuroret i derguan kerkese per heqie imuniteti parlamentit po te ishte ligji si aktualisht ne shqiperi mund edhe ta kishin rras ne burg.Ne kroaci ka ndodhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *