Pamja e sotme e Beratit, pas tërmetit të 1851

anazapta

Berati mori pamjen e sotme në shekullin XVIII dhe sidomos në shekullin XIX, pas tërmetit të vitit 1851.

Në fund të viteve 30 të shekullit XIX Berati kishte 8000 banorë dhe ishin shfaqur punishtet e tipit të manifakturave.

Asokohe Berati zinte vendin e dytë pas Shkodrës për fuqinë ekonomike të tregtarëve të mëdhenj, të cilët kishin agjenci në Durrës e Vlorë si edhe në Trieste, Korfuz e Maltë.

Në fund të viteve 1800 në qytet kishte 820 punishte zejtare e dyqane, duke qenë kështu qendra më e lulëzuar ekonomike, tregtare e kulturore e Shqipërisë së Jugut.

Deri në mes të shekullit XX në Berat ekzistonin ende tre tregje të gjerë të cilët funksiononin rregullisht çdo të shtunë: Pazari i misrit, Pazari i bulmetit dhe Pazari i gjësë së gjallë. Ekzistonte edhe tregu i ri, me 100 dyqane moderne ku përfaqësoheshin të gjitha llojet e tregtive.

Për nga numri i zejtarëve Berati ishte në vend të parë; ushtroheshin rreth 23 lloj zeje. Çdo zeje sistemohej në një rrugë të cilës i jepte emrin.

Kështu shpjegohen edhe emrat e rrugëve deri në gjysmën e dytë të shekullit XX si rruga e kazanxhinjve, bakërxhinjve, xhokaxhinjve, leshpunuesve, rrobaqepësve, samarxhinjve, etj.

d.a. / dita

Share This Article
13 Comments
  • A e vrau Diktatura Beratin, apo Berati e vrau Demokracine? Kjo eshte ceshtja.
    Sa per vlerat e Beratit ato jane te njohura bukur e mire per moshat 45 vjec e siper.
    Sa u perket analfabeteve funksionale shqiptare, me shumice, ata kurre nuk do ta kuptojne se cfare do te thote te jesh:Njeri.

  • Pershendetje per gazeten DITA qe ka marre persiper te sqaroje lexuesit me shkrime historike qe i takojne Akademise se Shkencave, por qe per fatin e keq deri tani nuk e kane bere asgje ne kete drejtim. Do te ishte akoma me mire qe te flitej edhe per Kishat e Beratit sepse permbajne ne vetvete brenda tyre nje THESAR te cmuar historik kombetar sidomos ne drejtim te orthodoksise shqyptare.

  • LEXONI TREGIMET E ELVIHA CELEBIT TE VITIT 1695.

    TREGONTE SE NE KOHEN QE KY E KA VIZITUAR BERATIN, SAPO U INAGURA NJE TREG I RI NE QYTET ME 200 DYQANE.

    E KUPTONI APO JO, SA NJE QENDER E SOTME TREGTARE.

  • Kjo pamje tregon kulturen turke dhe arqitekturen e saj!
    Beligradit pikerisht osmanet ja nderuan emrin ne berat si shum toponime te vjetra te identitetit kulturor tipik shqiptar dikush cuditet por berati quheshe qytet i bardhe,ku akädemi e shkencave u ka genjyer dhe esht ber demagogji e jo histori?

  • Berati ka qene nje qender e rendesishme jo vetem e artit dhe e kultures , por dhe e zhvillimit te ekonomise.
    Kjo eshte arsyeja qe i kendojne ;
    ‘Kush te pa dhe s’u hutua.
    Kush te pa dhe s’u mahnit.
    Gure mbi gure shekullor.
    Burim rrjedh e fisniketise.
    Evdal NURI .

  • Arben ik mor idiot beratin e ndertuan beratasit. Dhe mos na caje trapin me turqine po kalaja qe eshte plot me kisha e ndertuan turqit po ti je antishqiptar ti je alllahu akber me nje fjale derr anadollak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *