Mediat koreano-veriore e kanë konsideruar takimin Trump-Kim Jong Un një fitore të madhe për vendin.
Mediat e këtij vendi janë rreptësisht të kontrolluara nga qeveria dhe raportojnë vetëm pozitivisht për aktivitetet zyrtare e kësisoj, ajo rrallë herë raporton për aktivitetet e liderit Kim Jong Un në kohë reale. Por takimi i të martës në Singapor ishte të mërkurën në faqet e para të gazetave, me imazhe të shumta të Kim përkrah Donald Trump.
Ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve publikoi një artikull entuziast në anglisht, duke i cilësuar bisedimet si një ndarje historike ndaj së shkuarës.
Sa i takon vëzhguesve perëndimorë, ata thonë se marrëveshja e arritur në samit përmban lëshime domethënëse nga ana e SHBA-së, ndërsa nuk ka asnjë angazhim të ri nga Koreja e Veriut dhe as detaje se si denuklearizimi do të arrihet.
Dy liderët u takuan të martën për të nënshkruar një deklaratë të shkurtër mbi denuklearizimin dhe reduktimin e tensioneve. Pas samitit historik, Trump u shpreh se sanksionet do të mbeten në fuqi deri në momentin kur armët bërthamore të mos jenë më një faktor ndikues. Ai po ashtu njoftoi edhe fundin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut.
s.a/dita

“Vezhgues” qe thone se Trump ka bere leshime ndaj Korese se Veriut……..cfare leshimesh?
Samiti midis ketyre dy vendeve ishte denuklearizimi i Korese se Veriut dhe kjo u arrit me deklararaten e neshkruar, me detajet do te merren specialistet.
Kundershtaret Demokrate cdo arritje te Presidntit Trump e shikojne me syze te erreta, bota ne cdo vend te saj eshte e njellojte.
Dmth Kimi e hengri… Keshtu i ndodhi edhe Muamar Ghadafit te Libise kur e “riabilituan” duke e ftuar neper vizita pompoze dypaleshe o shumepaleshe ose neper takime e samite te bujshme nderkombetare…, e me pas te gjithe e dime seç i ndodhi Ghadafit…. Njelloj do t’i ndodhe edhe Kim-it por disa vite me vone: e do te ndodhe gradualisht derisa te bjere edhe muri i fundit ndares i “Berlinit” korean…..