Ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë duket se do të prodhojë protesta.
Organizatat jo fitimprurëse “Të rinjtë për Maqedoninë” dhe “Komitët” kanë paralajmëruar se do të organizojnë një protestë përpara Kuvendit të Shkupit në orën 20:00.
Ata po organizohen përmes rrjetit social “Facebook”, me thirrjen e lëshuar “Mjaft qëndruam në gjumë, nuk do të lejojmë Veri”.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski ka deklaruar pas publikimit të marrëveshjes për emrin e ri se, “nuk ka vend për shqetësim pasi situata është normale”.
s.a/dita
