Fitoi të drejtën për të pritur Kupën e Botës 2026, Trump uron punën e Federatës

Dita

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shprehur urimet e tij ndaj të drejtës që fitoi Amerika e Veriut për të pritur Kupën e Botës 2026.

Përmes rrjetit social “Twitter”, Trump shkruan:

“Shtetet e Bashkuara, së bashku me Meksikën dhe Kanadanë, sapo morën të drejtën e Kupës së Botës. Urime! Një punë e madhe!”

Vendimi u mor një ditë para fillimit të Botërorit 2018 dhe kandidatura e përbërë nga tri shtetet fitoi përkundrejt asaj të Marokut, duke marrë 65 vota nga 134 shtete me të drejtë vote.

Kupa e Botës 2026 do të luhet në 16 stadiume, shumica e të cilave do të jenë në SHBA.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *