Prodhimet bujqësore, Rama: Mbetjet kimike, në normën e lejuar

Dita

Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar akuzat se prodhimet shqiptare bujqësore rriten e piqen artificialisht dhe jashtë standardeve të vendosura nga Bashkimi Europian, dhe këtë qëndrim e mbështet mbi analizat e BE-së.

Përmes rrjetit social “Facebook”, Rama shkruan se “vetëm një kompani shqiptare ka grumbulluar dhe eksportuar deri më tani mbi 6000 tonë domate e kultura të tjera bujqësore në 12 vende të Bashkimit Europian dhe analizat e kanë nxjerrë përqindjen e mbetjeve kimike në domaten shqiptare, e në të tëra të tjerat shumë nën normën e lejuar nga BE-ja”.

Duke u mbështetur edhe në rastin e sipërpërmendur, kryeministri thotë se në asnjë produkt bujqësor të prodhuar në Shqipëri nuk ka rezultuar prani të mbetjeve kimike mbi normën e lejuar.

Megjithatë, Rama nuk e mohon ekzistencën e pesticidit “Methomyl”.

“Kjo nuk do të thotë se çfarë është thënë është një fantazi mediatike pa asnjë bazë! Pesticidi i rrezikshëm ishte real, e po ashtu problematika është reale, por sot, faktet thonë se kontrolli i sigurisë mbi prodhimet bujqësore është më i fortë se sa kurrë më parë dhe prodhimet problematike nuk janë rregulli, por raste përjashtimore që përforcojnë rregullin”, shkruan ai.

Kryeministri e përfundon reagimin e tij duke nënvizuar domosdoshmërinë ndaj modernizimit të sistemit të kontrollit të sigurisë ushqimore.

s.a/dita

Share This Article
3 Comments
  • Nuk e di ku ben pazar kryeministri yne, por di te them me plot gojen se ushqimet tona jane teresisht pa shije, dhe semundja e kockave dhe plot te tjera, po ben kerdine! Arsyen duhet te na e shpjegoje i pari i vendit, ne se ka sy e sheh dhe vesh qe degjon! Faleminderit!

  • Te pakten ha ti Zoti kryeminister ushqime e zarzavate bio .Na duhesh ,je i pa zevendesueshem ,i pa harritur ,mos haro edhe ate mender min tend mesues te Anglishtes .,se ne shqiptaret na ka mare lumi ,si nga puna e juaj ne keto 27 vite tranzicion post komunist ,plus nga fshataret vrases ,qe duan leke e gopseke te pa ngopur , direkt mbi shendetin e popullitte mjere ne te pafajshem ,se shtet nuk ka ,kete e kupton edhe bebja e Zoho i juaj z Kryeminister.Mos genjeh kur thua se jemi nen mesataren e BE me pesticide ,sinqerisht nuk e kam provuar ,por kam bere analizat e karburantit tend ne perendim ,jo nje here ,por disa here ,dhe nga pika te ndryshme qe i servir popullit eshte i pa pranueshem ,pa lere i shtrenjte Jane cmendur laboratori ,bile me kane thene se po te kapi policia me kete cilesi te piset te pa pranueshme ha gjobe te madhe ketu ne perendim.. Do te jap nje porosi ,ashtu si per veturen tende ,karbirantin e mer nga Wiena ,porosite dhe ushqimet per familjen tende nga Wiena ,e ke te kollajte se te ndihmon Fatja.piktori i klasit boteror .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *