Denoncimi i ndërtimeve pa leje, lumë fotosh në adresë të Ramës

redaktor

Vetëm tre ditë pas lancimit të nismës së Kryeministrit të zgjedhur Edi Rama për denoncimin e ndërtimeve pa leje nga vetë qytetarët, përmes faqes së internetit stoprrenimit.com, një bum fotografish kanë mbushur faqen e hapur posaçërisht për këtë çështje.

Nisma, qe duket se ka gjetur mbeshtetjen  e plote te qytetareve, eshte kthyer edhe ne nje vend te shprehjes se indinjates per revanshin e ndertimeve ne te gjithe territorin e vendit. Vendin e pare te denoncimit te ndertimeve pa leje deri tani, ne faqen e internetit qe ndryshon minute pas minute per shkak te shkarkimit te fotove, e ze kryeqyteti.

Banoret e Tiranes kane derguar foto, veçanerisht te shtesave te kateve te fundit te pallateve, fenomen qe u be masiv gjate periudhes zgjedhore, ku kryeqyteti u shnderrua ne kantier ndertimi. Nder to nuk mungojne as denoncimet per shtesat e pallateve ne qender te Tiranes, apo edhe kjo foto qe tregon shtesen e bere mbi godinen e Prokurorise se Pergjithshme.

Ne pershkrimin qe iu kane bere fotove denoncuese ka madje qytetare qe kerkojne ndihme emergjente si ne kete rast, pasi shtesat sipas tyre iu kane plasaritur muret e shtepise duke iu rrezikuar jetesen aty. Qytetaret thone se e shohin kete nisme te nderrmarre si shpresen e fundit, pasi sipas tyre megjithe denoncimin ne Policine Bashkiake te Tiranes nuk ka asnje reagim.

Pas Tiranes, denoncimet e shumta te ndertimeve pa leje i perkasin bregdetit. Vlora, Golemi dhe Ksamili por edhe te tjera zona bregdetare ku eshte ndertuar pa asnje kriter, perbejne edhe denoncimet e shumta te qytetareve qe ankohen se asgje nuk ka mbetur nga vija bregdetare e dikurshme.

Perpos ndertimeve pa leje qe eshte edhe qellimi i nismes se nderrmarre nga partia fituese e zgjedhjeve, qytetaret denoncojne edhe ndertime me leje, qe ne disa raste sipas tyre kane zene hapesira publike, dikur ish-lulishte, te kthyera tani ne pallate shumekateshe dhe qe sipas tyre kane tejkaluar me kate edhe lejet e ndertimit. Keto denoncime i perkasin vecanerisht qyteteve te medha ne vend.

Bie ne sy te denoncimeve te qytetareve shpejtesia me te cilen u ndertuan shtesat kur te gjitha institucionet shteterore ishin te angazhuara me zgjedhjet, si ne kete rast ku qytetari shkruan se kjo shtese eshte ngritur per 24 ore. Ndersa PS tregohet e vendosur qe qeverisjen e ketyre kater viteve ta nise me dhenien fund te asaj qe konsiderohet pa frike baterdia urbane, duke prishur te gjitha ndertimet pa leje, duket se ne aksionin e pare te rendesishem ka gjetur mbeshtetjen e plote te qytetareve, sipas te cileve denoncimet e tyre pergjate viteve nuk jane degjuar nga askush.

Prishet ndërtimi tek Sanatoriumi

Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës ka prishur një tjetër objekt pa leje në zonën e Sanatoriumit në Tiranë

Vetem pak dite pasi qytetaret kane nisur te denoncojne me foto ne website-n e Partise Socialsite Stoprrenimit .com, shtesat e kateve dhe cdo ndertim tjeter ne kryeqytet ,kryeinspektori Florenc Hoxha tha se denoncime te tilla ka edhe ne portaline e bashkise se Tiranes.

Por Inspektoriati i ndertimit, sipas Hoxhes eshte duke i evidentuar ato dhe nuk do te toleroje asnje prej tyre. Sipas Hoxhes jane duke u verifikuar edhe ato ndertime te cilat kane nisur procedurat per legalizim prane ALUIZNI-t.

Share This Article
6 Comments
  • MAS GUXONI ME VU FOTOT E SHPIJAVE T’MIJA JU ZAGAR TE PIKTORIT.
    EDHE NJI HERE PO JU THAM LENI JASHT SHPITE E MIJA SE JAN T’BAME ME DJERRRRRS E SAGRIFICA T’MDHAJA.

    Jozucja juej

  • Jam nje admirues i Rames dhe perkrahes i idese se tij te guximshme per te rilindur shqiptaret. Por…… Nese ka nevoje ky lider per ndihme eshte ajo qe te bardhes ti thuhet e bardhe dhe te zeses ti thuhet e zeze. Kjo ideja e denoncimit te ndertimeve abuzive(qe ne kete kohe tranzicioni kane mbire si kerpudhat pas shiut) eshte nje ide e gabuar dhe naive.
    Cfare nevoje ka shteti qe qytetaret e tij te tregojne se ku po behet nje ndertim pa leje thua se po ndertojne nen toke….. Mjafton qe te mobilizosh policet e rajoneve apo ata te ndertimoreve (keta jane nje problem me vete) dhe nuk ke pse fut ne konflikte te padobishme qytetaret apo fshataret. Ata fjalen e tyre e thane ne 23 Qershor dhe tani u duhet vetem te respektojne ligjet.
    Rama duhet te beje kujdes kur zgjedh drejtorin e policise se shtetit,ndertimore, ate te inspektoriatit sanitar apo te hidrokarbureve etj etj. ne nje moment te dyte mund te flitet per edukate zviceriane te denoncimit edhe te nje makine te parkuar gabim. Ne fillim eshte shteti qe duhet te japi shembullin e tij te tolerances zero.

  • Ky na meon te behemi spiune. Po ne nuk kemi te dhena se cili ndrtim eshte me leje dhe cili jo. Ne mund te denoncojme kur duam t’ja futim ndonjerit qe nuk e duam. Prandaj kete detyre qe ka shteti le ta beje vete shtetei. Mos nga ngateroni dhe ne,. Ne jemi nje vend kur per nje shikim disi shtrember apo per gervishtjen me te vogel te makines te zbrasim dy karikatore te kallashit. Kjo pune e spiunimit apo me mire e kontrollit puntor e fhstar eshte me spec dhe me pasoja te rrende. Nderpriteni sa me pare qe te jete e mundur!
    Po faj kane dhe gazeta qe i japin kaq popullaritet nje nisme budallallekshe….

  • Problemet qe kane krijuar ndertimet pa leje,si dhe zenjet e hapsirave publike,ne syte e autoriteteve te bashkise,ne qytetin e Durresit jane shume shqetesuese per qytetaret.Si eshte e mundur te heshtet perpara veprimeve te disave qe, ne mes te dites,ne mes te qytetit,zihen dy lulishte per tu kthyer ne kafene?Si eshte e mundur te heshtet ,kur e vetmja lulishte e mbetur ne qender te Durresit eshte kthyer ne qendren me te piset te qytetit? Mos valle sic thone “gojet e liga” do ti jepet ndo kujt per ndertim, sic u veprua ne lulishten “1 Maji”? Si eshte e mundur qe dhe dy pellemb lulishte pak me poshte u betonua e tera? Aty te pjek dielli,me gjithte perpjekjen qe bejne tre curila uje per te na freskuar njerzit i largohen asaj siperfaqe te bardhe betoni me pllaka te bukura ,per tju laeguar diellit pervelues te ketyre diteve te nxehta.Per te mos folur per katrauren qe vazhdon te behet ne te vetmin park te gjelberuar te qytetit tone,te Vila .

  • Ne lagjen Dobrove Peshkopi,Fation Sabri Vranici po punon per te kthyer garazhet ne lloto.U 1 muaj qe punon pa leje Bashkie.policie apo te INUV.Ku jane pononjesit e shtetit pasi ky person kerkon te zeje rrugen qe futesh ne pallat.Presim reagimin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *