Macja “Achilles” do të parashikojë ndeshjet e Botërorit 2018

Leda Hysa

Këtë vit do të jetë macja Achilles e cila do të jap parashikimin e rezultateve të ndeshjeve në Kampionatin Botëror.

Rusët thonë se macja e tyre Achilles, është e shurdhër dhe ka disa aftësi që nuk i kanë krijesat e tjera. Macja do të përdorë shqisat e saj për të parashikuar rezultatet e ndeshjeve.

Macja orakull banon pranë Muzeut Hermitage të Shën Petersburgut dhe është stërvitur nga ekspertët veterinerë e të tjerë, duke prezantuar ekipet që do të luajnë.

Do të ndjekë sensin e saj dhe do të bëjë parashikimet.

Maceja Achilles, do t’i parashikojë fituesit duke zgjedhur një nga dy enët me ushqim, që do të jenë të shënuara me ngjyrat përkatëse të çdo skuadre në një ndeshje.

Vendi organizator, duke parë famën që fitoi Oktapodi Paul, i cili gjatë Botërorit të 2010-ës arriti të parashikonte saktë një numër të konsiderueshëm ndeshjesh, mendoi të vazhdonte këtë traditë edhe për Botërorin 2018.

l.h/dita

Share This Article
1 Comment
  • do të zgjedhë një nga tasat e ushqimit!!
    këtu mund të bëhet hile sa të duash!një aromë që maces i pëlqen dhe mbaron puna!!
    për mendimin tim do të ishte më saktë nëse do ti viheshin dy kuti për të dhjerë!
    ku të dhjesë ajo skuadër humb!!
    pra ja dhjet ndeshjen!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *