Berat/ Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë në spital 55-vjeçari

Ornela

Një aksident me pasojë një person të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Moravë në Berat.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:45 minuta, ku shtetasi N.S. banues në Kuçovë ka aksidentuar këmbësorin A.P. 55 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *