Mustafaj: Priftërinjtë po përdoren, ndërhyrja greke e pazakontë

redaktor

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj e konsideron të pazakontë dhe të padëshirueshëm konfliktin e shkaktuar me kishën në Përmet, duke u shprehur se këta priftërinj po lejojnë të përdoren politikisht, ndërkohë që gjithçka duhet të zgjidhet brenda kuadrit ligjor të vendit tonë.

“Nuk është e dëshirueshme që një institucion fetar të ketë konflikte pronësie me shtetin, por deri këtu mbetet një proces i shqyrtueshëm dhe i zgjidhshëm brenda kuadrit të legjislacionit dhe të institucioneve shqiptare. Ka një vendim gjykate, në të treja shkallët dhe vendimi i Gjykatës është i paapelueshëm në formën që ka marrë tani, pra është i pakundërshtueshëm nga askush. Po kjo është edhe kundër frymës së Kishës në përgjithësi. Kisha nuk uzurpon me forcë asgjë, njerëzit e Zotit nuk kanë këto metoda për zgjidhjen e problemeve të tyre. Unë jam i habitur dhe sigurisht që në këtë rast ata priftërinj e kanë lënë veten të përdoren do të thosha edhe politikisht”, tha Mustafaj.

Mustafaj e konsideron jokorrekte deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke dhe të dëmshme për terrenin në Shqipëri, ndërkohë qe thote se eshte jashte standardeve te vendeve te BE.

“E palejueshme ishte deklarata e Qeverisë greke, e Ministrisë së Jashtme, e cila merrte guximin, dilte kundër një vendimi gjykate. Në asnjë vend nuk do tw mund ta bente Greqia këtë gjë, nëse një ngjarje e tillë do të ndodhte në një vend tjetër europian apo SHBA, sepse është antidemokratike, është kundër standardeve të BE-sw që Ministria e Jashtme të shprehet kundër një vendimi gjykate, aq më tepër që kishte një insinuatë aty brenda kur thoshte zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke se ‘ne shpresojmë se prapa tyre nuk është Qeveria’. Insinuata të tilla janë shumë të dëmshme jo vetëm për marrëdhënien e midis vendeve, për klimën, por sepse njerëzit këtu në vend, priftërinjtë e Kishës së Përmetit, i nxit pastaj të shkelin vendimet e Gjykatës duke besuar se po bëjnë një kundërshtim të një politike qeveritare”, tha Mustafaj.

Ne mungese te nje reagimi nga Ministria jone e Jashtme, ish-ministri i Jashtem Besnik Mustafaj argumenton se nje gje e tille duhej te ishte bere qofte per t’i kujtuar pales greke se nuk eshte ne frymen e bashkepunimit dhe te miqesise kundervenia e nje institucioni qeveritar ndaj legjislacionit te nje vendi tjeter, siç eshte Shqiperia ne kete rast.

“Normalisht Ministria jonë e Jashtme këtë gjë duhet t’ia kujtonte Ministrisë së Jashtme greke që nuk është në frymën e bashkëpunimit, nuk është në frymën e demokracisë, në frymën e miqësisë, kundërvënia e një institucioni qeveritar siç është Ministria e Jashtme ndaj gjykatës së një vendi fqinj demokratik të lirë, siç jemi ne”, theksoi Mustafaj./tch

Share This Article
11 Comments
  • Ishe Ti ore malaka qe afrove prifterinje greke ,nepermjet bisedimeve sekrete me palen greke per paktin e kufinjeve detar me fqinjet e Saiut.Mi mu kanis plaka tora.Do hyni ne historine e ketij vendi si perfaqesuesit me te denje te njerezve qe kurr s’keni ndjenje atdhedashurie e qe Shqiperine e shikoni ose si plaçke per tu falur ose per tu shitur.

  • po ky tani e veshi gunen e nacionalizmes ? Kur ishte minister i Jashtem u thoshte vetem po grekeve, vecanerisht per varrezat

  • SI NUK I VJEN TURP KETYRE DORDOLECEVE TE ENVER HOXHES?

    Si mnd te flase keshtu per fene nje ish minister i jashtem. Mesa duket ish sigurimsi i Enverit Besnik Mustafaj, demokrati me lekure dele i Saliut nuk i ka harruar mesimet e Partise se Punes “Feja eshte opium per popullin” duke i meshuar kauzes qe “Feja e shqyptarit eshte urrejtja.” Ka ardhur koha qe keta vemje enveriste te kamufluar si demokrate berishiste te heqin dore nga kauza e Partise se Punes “Perca dhe sundo!” dhe te mos ngaterrohen me ne punet e Zotit, se besimtaret do t’i vene hune me dajak nga pas. Per Greqine ky dordolec komunist le t’i kerkoje llogari BOSIT te tij Sali Berisha, qe deshi t’i fale detin, se ndryshe do te mendonim qe eshte si skuth qe “Hedh gurin dhe fsheh doren.”

  • Ortodoksit kane derdhur gjakun lume per atdhe, per Shqiperine tone.
    Kjo qe po ndodh qe andardet me veladon si Janullatosi qe flet ne emerin tone (ortodoksve) eshtet nje turperim qe na behet ne te gjalleve dhe nje poshtrim qe u behet deshmoreve te vrar nga kisha greke.
    Te gjithe shqiptaret duhet te ndihen te turperuar nga mungesa e shtetit te tyre. Jemi poshtruar nga qendrimet tradhetare te Sali islamikut qe u lejon kishen e Athines te neperkembe kishen Shqiptare dhe vete shtetin shqiptar.

  • Historikisht verioret kurre nuk kane dashur te bashkepunojne apo te jetojne ne armoni …. por vetem perplasje (shih Koqevaret), sharrje, ofendime dhe mashtrime, prandaj ende kane mbetur INJORANTE.

  • strehezat e STREHES SE HORRAVE:
    NE STREHEZEN NR1 TE HORRAVE NDODHEN NACIONALISTE SI KY ME SIPER ME AKTIVITET QE E DINE GJITHE SHQIPTARET.NE TE NJEJTEN STREHEZ NDODHET EDHE SALI RAMBUJEJA. DHE BASHKEPUNETORI I TIJ QE KERKON TE FITOJE NOBELIN per2013>KJO ESHTE STREHEZA NR1 E STREHES SE MADHE TE HORRAVE TE SHQIPERISE PJESE E SUPERMERKATOS SE HORRAVE TE BALLKANIT.KJO STREHEZ MUND TA COJE DREJT DJEGJES GJITHE SHQIPERINE DHE TJA DOREZOJE ATE STREHEZES NR2TE HORRAVE ,NR3,NR4 nR5 etj POR KURRE STREHEZES SE HORRAVE ORIGJINALE QE I PERKET HORRAVE TE BOSHTIT ROME BERLIN LONDER ETJ>KESAJ I THONE QE SHQIPTARET DUHET TE MOS SHFAQIN ASNJE PIKE NACIONALIZMI.

  • NACIONALIZMI STREHA E FUNDIT E HORRAVE>KY ESHTE MENDIMI KONCENTRAT I GJITHE VEPRES SE KADARESE>AI I BENE THIRRJE GJITHE ISH NACIONALISTEVE TE DJESHEM E TE SOTEM TI LARGOHEN IDESE SE SHQIPERISE SE MADHE>PRANDAJ SHQIPTARE MOS U BENI NACINALISTE SE DO TE VUANI ME BREZA>

  • qeveria greke te shikoje greqine qe e ka katandisur si mos me keq.pere sa i perket vendim te gjykates perta kethyer kishen ne identitet ,mendoj se eshte e drejte,asnje fe ne shqiperi nuk e ka ndihmuar kete popull,por vetem e kane perdorur per hesapet e tyre,feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

  • Shume po harxhoni kohe me ishat e Saliut.Nuk ja vlen te mereni me te .Turrjuni Saliut dhe PD qe ne keto dite te agonise po shkaterron ato raporte qe jane vendosur me shume mundim nga populli shqiptare .
    Ne punet e fese duhet shume kujdes .Kete po paguan populli Egjyptjan.I lini komentet qe burojne nga pasjoni ose nga mos respekti per to.Shqiptaret pak kulture kane per fete por kane shume respekt per to .Ruani respektin e flakni armiqsine .
    Keto ndodhin mbasi nje dore e keqe do ta destabilizoje vendin.Pse nuk po degjoni ndonje prononcin te Saliut apo PD. Keta jane autoret qe nuk po ngopen me mllefin e rrezimit.Nuk bejen gje tjeter vec se shtojne faturat e skandaleve per Qeverine e Re.Krijojne nje amulli te qellimshme per ta coroditur situaten pas zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *