Rama mbledh qeverinë në Vlorë. Detajohet programi i çdo ministrie

redaktor

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama mbledh ditën e mërkurë në Vlorë kabinetin e ri qeveritar ku do të diskutohet rreth programit specifik për secilin dikaster, strukturat, si dhe për programin 300 ditësh, i cili tashmë është përfunduar nga grupi i punës PS- LSI.

E organizuar në dy ditë, mbledhja e qeverisë pritet të jetë edhe momenti i parë kur dhe do të zyrtarizohen prioritet kryesore të saj. Burime pranë PS-së thanë se rivendosja e rendit, menaxhimi i territorit dhe veçanërisht i vijës bregdetare, por edhe stabiliteti ekonomik, pritet të jenë tre pikat thelbësore ku dhe do të përqëndrohet programi qeverisës i 100 ditëve të para.

Në ditën e parë të mbledhjes pritet të ezaurohen diskutimet rreth programit të përbashkët të grupit të punës PS- LSI i drejtuar përkatësisht nga Ilir Beqja dhe Edmond Haxhinasto. Sipas burimeve, programi i hartuar nga ky grup pune, nuk është i specifikuar për secilin prioritet. Grupi i punës jep udhëzime për hartimin e strategjisë për secilën ministri.
Më pas do të jenë ministrat dhe stafet e tyre ata që do të detajojnë strategjinë duke e kthyer atë në një program të veçantë të bazuar në specifiken e dikasterit përkatës.

Secila ministri është e detyruar t’i përmbahet programit 300 ditësh të hartuar nga grupi i punës, që do të thotë t’i përmbahet programit politik të dy partive të koalcionit. Ministrat e rinj kanë pasur rreth dy javë kohë në dispozicion për të punuar në vija të përgjithshme më këtë program minimal dhe në mbledhjen e Vlorës pritet që secili prej tyre të paraqitet me një draft program.

Në ditën e dytë të mbledhjes së qeverisë, pritet të diskutohet rreth mënyrës së organizimit të secilit dikaster, jo vetëm ministri, por edhe agjensi të tjera sic është ajo e menaxhimit të bregdetit, të legalizimeve e të tjera të kësja natyre të shpallura nga kryeministri Rama, gjatë fushatës elektorale dhe pas saj.

Në mbledhjen e Vlorës pritet të diskutohet edhe për çështje të tjera që kanë të bëjë me mirëqeverisjen, me modelin që ka premtuar Rama e Meta se do të aplikohet në qeverisje katër vitete  ardhëhsme. Asistenca britanike pritet të jetë një ndër pikat e këtij diskutimi. Grupi i ekspertëve britanik, të cilët prej kohësh kanë nisur punën në ndihmë të ekipit të ri qeverisës, përmban detaje që lidhen jo vetëm me prioritet kyce të qeverisjes, por edhe me metodat që do të aplikohen gjatë qeverisjejes katërvjeçare.AS

Share This Article
2 Comments
  • Edhe liste britanike,qe cdo hère Kane tradhetuar shqiperine,do te punojne mire per grekizimin e jugut?
    Kujdesi i jone,si qytetare duhet te jeté ne maximum…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *