Dëme nga HEC-i në Valbonë, shpërthimet me eksploziv dëmtojnë shtëpitë

Dita

Eksplozivi i përdorur ndaj hapjes së tuneleve të ujit për hidrocentralin e Dragobisë ka shkaktuar dëme të mëdha në shtëpitë e banorëve të fshatit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë deri në Bajram Curr.

Një nga banorët e zonës, Ibrahim Demiraj thotë se shtëpia i ka pësuar dëme nga shpërthimi, ndërkohë që sipas tij, ndërtimi i hidrocentraleve mbi Valbonë do sjellë pasoja të rënda për tërë komunitetin.

“Aktualisht vendi po shkatërrohet, vendi po prishet. Valbona po shkatërrohet. Ju lutem shumë të mos e prishni këtë zonë të bukur, pasi nuk është vetëm e banorëve të Dragobisë, është e mbarë ndërkombëtarëve”, shprehet Ibrahim Demiraj për Top Channel.

Banorët të cilët janë të prekur nga shpërthimi i eksplozivit janë momentalisht në pritje të vlerësimit të dëmeve dhe gjetjes së një zgjidhjeje për rehabilitimin e shtëpive të dëmtuara.

Protestues për të disatën herë, banorët e Dragobisë e kundërshtojnë me forcë ndërtimin e hidrocentraleve mbi Valbonë.

“Hidrocentralet janë të dëmshme, ndërsa këta thonë se nuk kanë probleme. Më shumë fitime mund t’i sjellin vendit vetëm 200 bujtina, se sa ndërtimi i HEC-eve”, shprehet një tjetër banor i Dragobisë.

Hidrocentrali i Dragobisë do të jetë diga kryesore që do devijojë rrjedhën e Valbonës.

s.a/dita

Share This Article
3 Comments
  • STOP MINAVE DHE HIDROCENTRALEVE
    RRENUESE TE VALBONES !

    Jo vetem regjizoret politike ala Sali Berisha por edhe biznesmenet e Beogradit dhe Podgorica ne pranga !
    Vrasesit e Valbones jane vrases te Malesise se Gjskoves, vrases serial te shqiptareve dhe te Shqiperise !
    Stop vrasjes se Valbones!

  • Ky eshte projekt i “patriotit atdhetar” saloviç, per te shkaterruar gjithçka te bukur qe mbeti pa shkaterruar prej tij ne legjislaturen e pare 91-97. Vdekje kermave, rrofte Avni Rustemi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *