Kupa e Botës, Rusia triumfon në shtëpinë e saj

Dita

Botërori “Rusi 2018” ka nisur me fitoren e vendasve ndaj Arabisë Saudite.

Lojtarët rusë kanë shënuar pesë herë; Gazinsky ka shënuar në minutën e 12, Cheryshev në minutën e 43 e 91 dhe Golovin në minutën e 94.

Kundërshtari u mposht me rezultatin 5-0, ndërsa Rusia mori 3 pikët e para në grupin A.

Nesër do të luhet në orën 14:00 ndeshja mes Egjiptit dhe Uruguajit, si dhe dy ndeshjet e para të grupit B: Marok-Iran (ora 17:00) dhe Portugali-Spanjë (ora 20:00).

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Kupa e Botës, Rusia triumfon në shtëpinë e saj.
    Me duket ma e goditun te thuhet ne shtepin e vet.

    Kupa e Botës, Rusia triumfon në shtëpinë e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *