De Biazi: Fitorja e Argjentinës, vetëm nëse luan si Kombëtarja

Dita

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi është shprehur në një intervistë për mediat italiane se Argjentina  mund të fitojë Botërorin, vetëm nëse luan siç ka luajtur Kombëtarja shqiptare në Europian.

“Unë jam krenar për atë që kam bërë me Shqipërinë dhe them që në këtë Kupë Bote, Argjentina do të jetë në gjendje të bëhet fituese nëse është një ekip i vetëm”, ka thënë De Biazi.

Pas vendosjes në krahasim të kombëtares shqiptare, që drejtohej nga ai vetë, me atë italiane që drejtohej nga Konte, De Biazi i është përgjigjur gazetarit se “njerëzorja mbetet gjithmonë baza themelore. Ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë ka pasur gjithsesi ndryshime të mëdha dhe rezultatet e kanë bërë të qartë.”

s.a/dita

Share This Article
3 Comments
  • O Gani Abazi ,pate fat qe u denua Serbia ,dhe hyre ne histori,
    Me nje gol te shenuar ne Portugali more pjese ne Europian,se I pame sa bukur luajem
    Apo fituam me merite ne Armeni ?
    Provoje ta marresh prape kete kombetare dhe po zure vend te parafundit ne grup ,po ta quajme qe ke dale Kampio Bote,,
    Ik Gani ik futja vrapit,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *