Trondit Juncker: Trump më quajti një vrasës në takimin e G7-s

Leda Hysa

 

Jean-Claude Juncker  edhe pse është etiketuar me shumë emra dhe pseudonime thotë se kurrë nuk e ka dëgjuar më parë atë që i ka thënë presidenti i SHBA-vë, donald Trump këtë fundjavë.

 “Jean-Claude – je një vrasës brutal”, kjo është fjalia që Trump ia tha në sy atij në takimin e G7-s që patën pak ditë më parë, shprehet Juncker.

Kjo është hera e parë që Luksemburgu është bërë një rrezik i tillë për Shtetet e Bashkuara”, ironizoi Juncker më pas me pohimin e Trump.

“Unë mendoj se ai e konsideroi atë si një kompliment, por unë nuk jam i sigurt”, theksoi Presidenti i KE-së.

Samiti i G7 nuk arriti të shërojë një përçarje të thellë midis Shteteve të Bashkuara dhe fuqive të tjera aleate, shumë prej të cilave Trump i akuzon për politika tregtare që disavantazhojnë padrejtësisht Shtetet e Bashkuara.

Vendet e Bashkimit Evropian të enjten mbështetën njëzëri një plan për të imponuar detyrime të importit për produktet me vlerë prej 2.8 miliardë euro (US $ 3.3 miliardë), në përgjigje të tarifave të SHBA-ve për çelikun dhe aluminin e BE-së.

“Ne nuk mund të lëmë tarifat pa përgjigje. Nuk dua të luftoj aspak, por nuk pranoj që ne të na diktojë dikush tjetër atë çfarë duhet të bëjmë në Evropë”, tha Juncker.

“Ky është një kontinent i pavarur. Shumë prej nesh kanë luftuar për këtë”, theksoi ai.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Po edhe ti pijaneci Jucker nuk mund te diktosh ekonomine me te madhe dhe te fuqishme te botes.
    Tarifa doganore te larta per mallrat Amerikane i keni vene dhe per vete kerkoni tarifa te ulta per mallrat qe BE ekasportn ne kete shtet.
    Medalja ka dy ane zoti pijanec, qe nuk e bere nje here esell.
    Vrases ti nuk je, por Presidenti Trump ka tallur bythen me ty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *