Vendet e Bashkimit Evropian kanë mbështetur unanimisht planet për të taksuar produkte amerikane 2.8 miliardë euro.
Produkte si lëngu i portokallit, bourboni, xhinset dhe motoçikletat janë në vijën e frontit dhe ky është një reagim ndaj tarifave të Donald Trump mbi hekurin dhe aluminin evropian.
Masat sidoqoftë duhet të miratohen më parë nga Komisioni Evropian, por pritet të hyjnë në fuqi në fillim të muajit të ardhshëm. BE e sheh lëvizjen e Trump si të paligjshme me tarifat amerikane që prekin më shumë se gjashtë miliardë euro eksporte.
Tarifat janë përcaktuar në masën 25 për qind për hekurin dhe 10 për qind për aluminin dhe kanë hyrë në fuqi më herët këtë muaj. Komisioni evropian ka nisur një sfidë ligjore kundër tarifave në organizatën botërore të tregtisë.
Masa mbrojtëse të tjera po ashtu janë planifikuar. Ndërkohë nga shtëpia e bardhë vjen lajmi se Donald Trump ka dhënë aprovimin që Shtetet e Bashkuara të vendosin tarifa mbi 50 miliardë dollarë eksporte kineze dhe një lajmërim zyrtar pritet të jepet gjatë ditës.
Trump është takuar një ditë më parë me zyrtarë të lartë ekonomikë, mes të cilëve sekretarin për thesarin, atë për tregtinë dhe përfaqësuesit tregtarë amerikanë.
Lëvizja përbën një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve mes dy ekonomive më të mëdha të botës, ndërkohë që Trump është angazhuar përveç BE dhe Kinës në një luftë tregtare edhe me aleatë të tjerë si Kanadaja dhe Meksika.
Fondi Monetar Ndërkombëtar në anën tjetër ka paralajmëruar se politikat tregtare ka gjasa të dëmtojnë ekonominë amerikane dhe të dëmtojnë sistemin tregtar të botës.
Drejtoresha e FMN Kristine Lagarde, tha se një luftë tregtare do të çonte në humbës në të gjitha frontet dhe mund të kishte pasoja serioze.
a.s/dita

QELEPIRIN E BE-SE NGJAN ME QELEPERIN E ENVERIN NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES
Bilanci tregetar i BE me SHBA eshte ne raportin 1:10, eksportet e BE ne SHBA jane dhjetra here me te larta se eksportet e SHBA ne BE po te konvertohen mallrat e xhiros vjetore ne USD dollare amerikane. Heqja e doganave dhe taksave shtese ne ne menyre te njeanshme nga SHBA u be pas Luftes ne menyre qe shtetet evropiane me te goditura nga Kriza Ekonomike te merrnin veten dhe te fuqizoheshin per disa vite, por kjo praktike antiliberale dhe antitreg ndikon negativisht ne ekonomine amerikane, aq me shume se Presidenti Obama futi ne kete liste famekeqe edhe Kinen Komuniste qe gjithashtu eshte e liruar nga doganat dhe taksat ne SHBA per nje liste te gjate mallrash komuniste.
A DUHET TE VAZHDOJE KJO PRAKTIKE E GABUAR ANTITREG?
Ly eshte thelbi i problemit ne barazi ne Tregun e Lire qe Presidenti Trump per here te pare ne historine e pasluftes po e ngre me force te madhe dhe qe “QYLAXHINJTE” e BE-se arkaike nuk po e kuptojne qellimisht.
Pa Amerike ska BE pa BE ska Amerikë…!!!
Amerika eshte pjellë dhe formim Europian.
nga 5 çelësa të Ekonomisë Botërore 3 janë në Europe 1 ka Usa 1 Kina Kaq.
Ne SHBA pagat vjetore jane me 6 shifra per proletaret intelektualet, ne BE jane me 5 per profesoret dhe ministrat
Ne SHBA 4 litra karburant shitet me lire se 1 liter ne BE
Kina pa SHBA eshte nje “Tiger prej Letre”
SHBA shpetoi Kosoven kur BE dhe Bota deshtoi totalisht
KY ESHTE NDRYSHIMI
Amerika pa Europen vetplotesohet…Europa pa Ameriken…behet province Ruse….
E provoi ne luften e dyte boterore…europa ..kur trupat Ruse ngriten flamurin ne Raishtag.
Amerika rindërtimi Europën dhe gjermaninë, por po mos ishte Amerika Europa dhe Rusia sot do flisnin Gjermanisht.