Spanja favorite ndaj Portugalisë

DITA Online

 

Kalendari i Botërorit do të “përplasë” sonte në një ndeshje të madhe në Sochi, Spanjën dhe Portugalinë.

Kjo do të jetë përballja e parë e rëndësishme e Kupës së Botës, që po zhvillohet në Rusi. Kampionët në fuqi të Europës do të përballen me rivalët e tyre të vjetër iberikë, Spanja, në një ndeshje që do të jetë e vlefshme për Grupin B.

Sipas SNAI fitorja e Iniestës me shokë pas shkarkimit të trajnerit Lopetegui, kuotohet nga 1,95 deri 2,10 duke shkuar te koeficienti 2,05.

Ndërsa skuadra e dytë Portugalia ka kaluar nga koeficienti 4,5 deri në 4, ndërsa barazimi kuotohet 3,15.

Dita e dytë e Botërorit hapet me ndeshjen Egjipt-Uruguaj, e cila së bashku me ndeshjen Rusi-Arabia Saudite kompletojnë ndeshjet e para të grupit A.

Një Uruguaj e përbërë kryesisht nga italianët, (Kaseres, Bentakur, Veçino, Toreira dhe Laxalt) është favorite dhe kuotohet me 1,60.

Koeficienti për fitore i Egjiptit shkon në 7, ndërsa barazimi 3,60.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *