Teatri mashtrues

Ornela

Bedri Islami

Debati për teatrin kombëtar i intereson opozitës shumë më pak se sa ai për vërtetësinë e faktit. Hyrja e saj në lojën e tashme nuk është veçse veshja më e fundit që mund të bëjë dëm të madh asaj që , me të drejtë ose jo, disa e ëndërrojnë ndryshe – një teatër i ri dhe modern; disa e pranojnë kështu si është – një relike ku kanë gdhendur emrat e tyre viganë të skenës dhe, të tjerë, të cilët qëndrojnë në mesoren e artë, edhe ashtu, edhe kështu.

Dje, kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Kumbaro, u takuan me artistë të ndryshëm, të cilët, në një mënyrë ose në një tjetër përfaqësojnë tri dramat e shfaqura deri tani.

Një ditë më parë, zonja që drejton një komision parlamentar mblodhi “të vetët” dhe një pjesë seleksionuese të artistëve dhe bëri apologjinë e partisë, dhe, duke hyrë në lojë, rëndoi politikën mbi artin.

Në takimin e opozitës dominoi thirrja “vdesim dhe teatrin nuk e lëshojmë”. Një ngërdheshje bashiane përmbysi kupën e asaj që mund të ishte menduar “kur shpirti të dhëmb nga mungesa e artit”.

Të dyja palët janë tashmë para një dileme: opozita dhe një pjesë e artistëve të revoltuar përbetohen për shembjen e qeverisë. Qeveria, që edhe kësaj here, një pjesë e saj e vonuar, bëri thirrje për zgjidhje.

Çfarë do të ndodhë?

Kush do e shembë tjetrin?

Qeveria teatrin? Apo teatri qeverinë?

Qeveria duket se do marrë vendimin për të shembur godinën e teatrit kombëtar!

Artistët kanë thënë se në këtë rast ata do të shembin qeverinë! Jo të gjithë, kuptohet.

Mes dy qëndrimeve, atij opozitar dhe radikal brenda artistëve e të qeverisë është një hendek i madh që nuk mbushet dot me fjalë dhe nuk plotësohet dot përmes heshtjes. Qeveria dje, përmes Veliajt, u përpoq të fillojë fjala.

Pozita thërret në ndihmë vjetërsinë e godinës, përkohshmërinë e kohës së ndërtimit, veprën e një arkitekti të zot, pamundësinë e saj financiare për të bërë një godinë të re 30 milionë euro.

Artistët sjellin në ndihmë kujtesën, emrat e mëdhenj dhe…opozitën. Kjo e fundit sjell në skenë mashtrimin. Duke sjellë mashtrimin, përmbys gjendjen.

Pozita përpiqet të spejgojë përmes fondeve 13 vjeçare se ajo vetë nuk ka forcë për të ngritur një teatër të ri kombëtar ose të bëjë modernizimin e këtij që është sot.

Opozita vazhdon me lojën e saj meskine. Fut në skenë relatorë, deputetë, avoketër…Artistët nuk pyesin asnjëherë përse kjo opozitë, sot flamurtare, kur vodhi mbi 230 milionë euro në Rrugën e Kombit, ku ishte “prijës” shefi i sotëm i opozitës, Basha, nuk u kujtua për ngritjen, rindërtimin apo modernizimin e këtij teatrit, por sot, pikërisht tani, i fryn urat e zjarrit me dëshirën për të ngrohur duart!

Po diskutohet me zjarr se cila do të jetë e ardhmja e teatrit kombëtar? Do të prishet dhe të ngrihet një teatër i ri apo do të ruhet? Është një ndërtesë në rrezik apo një vlerë monumentale? është një shtëpi që duhet hedhur apo një godinë kujtese?

Do të jetë ai që është sot, si një relike, apo do të ngrihet një i ri?

Në të vërtetë ajo është streha e një plejade të jashtëzakonshme të njerëzve të artit, të cilët, edhe pse përmes një dramaturgjie të politizuar, përsëri kanë bërë epokën e tyre. Çka ka dëshmuar se artistët e mëdhenj dalin edhe jashtë kornizës së kohës.

Nga ana tjetër, në atë skenë janë luajtur me mjeshtëri të madhe vepra të një rëndësie të veçantë ndërkombëtare, që nga “Hamleti” dhe deri tek “Arturo Ui”, ku kanë shkëlqyer figurat mitike të artit tonë.

Nga artistët e mëdhenj, të cilët bënë epokë, jetojnë vetëm një dorë e vogël e tyre. Ndrenika, Anagnosti, Kurti, Ljarja, Paja,Arbana,  e ndonjë tjetër…mjerisht koha e tyre si artistë mbaroi në vitin 1990. Filloi jeta e tyre si njerëz të politikës. Dhe,,po për fat të keq , mbeti si strehë e politikës.

Opozitarët e sotëm ndoshta e kanë harruar se si i gjuanin me gurë fjalësh dhe helm medial figurat e mëdha të artit si Kadri Roshi dhe Violeta Manushi, që pëlqyen të ishin socialistë; ndoshta nuk e kanë harruar se si, menjëherë pas largimit nga jeta të Dritëroit të madh nxorën gjithëfarë marmaqesh, dhe thanë se patriarku i letrave shqipe kishte qenë një shkrimtar i rëndomtë, përkthyes i verbër, vetëm se nuk ishte “njeriu i tyre”, dhe në këtë teatër dikur ishin vënë dramat e komeditë e tij. Ndoshta shpejt e kanë harruar se si shumë vlera u hodhën rrugëve dhe u mbyllën për to dyert e teatrit, filmit…të gjitha. I lanë të hapur rrugën e kafeneve. Asnjëherë, askush prej tyre, kur ishin në pushtet, nuk u kujtuan për këtë brez fatkeq, por emërmadh…

Tani , kur duan t’i hapin një rikthim të politikës, me thirrje alarmante e delirante, del përsëri në skenë lloji marmarqëve që bën thirrje të shtrihen në rrugë….ndërsa vetë do të jenë diku tjetër….nuk janë shtrirë kurrë dhe nuk do të shtrihen kurrë…Artistë që është e vështirë t’i njohësh dhe ku janë  sot bëjnë thirrje patetike se ” i erdhi fundi qeverisë” dhe mendojnë se ky është roli i ri që ua shkroi opozita.

Ata, artistët d mëdhenj,  u bënë heronj të jetës së përditshme sepse luajtën në role heronjsh; nuk mund të jesh hero duke u kthyer kundër asaj përmes së cilës je rritur. Bujari, për shembull, ishte një Avni Rustem i shkëlqyer në film, por jeta është ndryshe, aq më tepër që opozita që e përkëdhel sot e quan Avniun një terrorist të rëndomtë dhe Esat Pashën një figurë madhore atdhetare. Meqenëse është shëndoshur ca,  mos i shkon në mendje dikujt nga opozita që një ditë të ardhshme Bujari të luajë edhe rolin e Esatit “atdhetar”? Se opozita vetëm këtë mund t’i afrojë? E dua fort Bujar Asqeriun; në shtëpinë time, edhe pse djemtë kanë ikur të rinj, përmes TV e duan njëlloj si ne të rriturit,

Turri “artdashës” i opozitës drejt një lëvizje të çuditshme….edhe pse në radhët e tyre, edhe ata artistë që ishin dikur, nuk janë më.

Një figurë të shquar të artit, poetin Visar Zhiti, ish presidenti i tyre e shpalli bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit, megjithëse kishte qenë deputet dhe ministër në qeverinë Berisha dhe kishte vuajtur në burgjet e komunizmit aq shumë vite sa kishte bërë qejf Nishani në të njëjtën kohë/

Deputetët artistë që kishin dikur , si Robert Ndrenika, Ndriçim Xhepa, Rajmonda Bulku etj i harruan sapo i hoqën…kujtohen tani kur zemërimi artistik mund të jetë sinjal për të fituar disa hapa në luftën kundër qeverisë.

Qeveria, nga ana tjetër, mendon lehtësisht se artistët janë të manovrueshëm dhe se me arrogancë nuk duhet t’i pyesë. Artistët, në fakt, janë mësuar të dëgjohen dhe jo të dëgjojnë.

Përballja dhe jo ikja; fjala dhe jo heshtja; qëndrimi e jo braktisja; dialogu dhe jo monologu, vizioni dhe jo arroganca duhet të ishin sot në një komision parlamentar, ku, më shumë se kudo tjetër, duhet të jetë përballja e saktësueshme qetësisht se çka është më e mira e nmjë teatri që më shumë se sa qeveria duket se do e shembë mediokriteti dhe arroganca e njerëzve të skajuar politikisht.

Në këtë gjuhë të ashpër dikush mendon njëra do të shembet: qeveria apo teatrit?

Koha nuk është e largët.

Sikur të ishe mendja më e afërt!

 

 

Share This Article
22 Comments
  • ESAD PASHA DO TE TALLEJ ME KETE QEVERI ENVERISTE O FANATIKU I ENVERIT BEDRI ISLAMI

    Psikopati Avni Rustemi qelloi dhe vrau Kryeministrin shqyptar qe kishte shkuar ne paris per te mbrojtur Vatanin nga copetimi, prandaj edhe duhet te cilesohet nga historia demokratike si nje CUB terrorist, killer vrastar i paguar nga bolsheviket e Moskes

    KE GJE PER TE THENE PER EDI RAMEN QE E SHITI NJEHERE SHQYPNINE ME ARMET KIMIKE TE ASADIT DHE PO E SHET PERSERI ME TERRORISTET E ISIS-IT PER INTERESAT E PUSHTETIT TE TIJ MAFIOZ KOMUNIST?

    sepse:

    Nuk eshte TEATRI yne Kombetar qe do te rrezoje PARTIZANIN Edi Rama nga pushteti ku ka hypur me mashtrime, por lakmia e tij per te fituar LEKA nga prona publike qe po e shet sikur ta kishte prone te babes se tij ,shume me keq se Esad Pashe Toptani qe permend ti me kaq mllef dhe urrejtje enveriste.

    • O Intelektualeshi meqe po behesh historian duhet t’a dish se ku e ka varrin Esat tradhtari pra ne Beograd dhe mirembahet me fondet e qeverise serbe per shebimet qe ka kryer ne dobi te serbeve dhe se fundmi ai qe shpall hero Esat maskarain eshte nje funderine qe ha buke ne Shqiperi ,pra duhet te kerkosh azil ne Serbi.

      • I nderuar Korcar,
        Keta te Saliut e Esatit nuk lodhen qe Shqiperia me ta rreshqet nga tradhetia.
        Esati me eshtra ne Beograd, Saliu i jep naftin Beogradit qe t’i shfarose popujt joserbe!
        Une e kisha ndertuar nje teater te ri ne nje lokacion tjeter, kete te vjetrin ua kisha lene opozites dhe disa aktoreve qe ta lozin dramen e Shqiperise se vrare nga ata vet.

    • Ti inteloleshi , je pertej idjotit , ndaj nuk denjon kush te humbase kohe me ty !

    • o nastrokar që na hëngre hajdarin me atë patriotizin tënd!
      përse nuk shkruan asnjë gjë për atë që po ndodh me gërkun??
      apo ai patriotizmi tënd është fasadë si ai i shkerdhatës tradhëtare të tironës?
      hy qënt e mutit,që vetëm për shqipërinë nuk mendoni ndonjëherë!për çdo gjë ju shkon mëndja,deri në p e nënave tuaja!
      halera të ndyra

      • Po ti o BOLE budallaqe me kar dhe pidh do ta besh debatin?

        Ja sikur te dali tani nje psikopat dhe te vrase Edi Ramen dhe te deklaroje si Avni Rustemi do kohe me pare ne France para gjykates:

        E VRAVA KRYEMINISTRIN SE ESHTE FODULL!

        Ky killer do te behet HERO kombetar ashtu si e bene Avni Rustemin kalemxhinjte e Enverit alla Paskal Milo dhe Pellumb Xhufi?

        HE MO BOLE EROTIKE SI DO TA QUAJE TI KILLERIN E EDI RAMES QE DO TE ISHTE AVNI RUSTEMI YT MODERN?

        • O Intelektualeshi duhet te shkollohesh dhe te hapesh syte se po ngateron Ba..rin me dollarin pra Esati jot deshte te copetonte Shqiperine qe nga Shkumbini dhe poshte dhe pjesen tjeter t’ja u dhuronte serbeve per kete nderohet akoma ne Beograd (mund te shkosh t’i vesh lule) keshtu qe nuk ka vend krahasimi me Ramen i cili per hir te se vertetes po mundohet te beje shtet pa dhururar cope toke nje shtet dhe per plehrat qe hane buken e shqiptarit dhe bejne punen e SERBIT.Nuk ja vlen te dialogosh me nje handikapat intelektualesh.

          • Beji te fala Asadit te sirise se Armet e tij Kimike donte Edi Rama t’i sillte ne Shqypni duke i paraqitur si “karamele bamiresie” dhe shuyqyr Zotit qe rinina u ngrit ne kembe se do ta kishte shuar faren e shqyptarit nga faqja e dheut, por ke harruar more derdimen budalla dhe fanatik plehrat e Mafies italiane qe do t’i djegin kaldajat e Rilindjes ne cdo qytet te Shqypnise dhe tani po kerkon te sjelle 600 talebane nga ISIS-i

            PO KU KRAHASOHET KJO KULCEDER ANTISHQYPTARE ME ESAD PASHEN QE KUR AUSTRIAKET I BOMBARDUAN SARAJET NE DURRES I PAGOI DEMTIMET ME LEKAT E VETA?

            He mo bylmez fanatik me thuaj nje politikan sot qe nga Edi Karagjozi e deri tek Like Floriri e Gramoz Kulcedra qe te paguaje me lekat e veta per kauzen e Shqypnise kunder Fuqive te Huaja?

        • o nastrokar
          të shkruajta se nuk po e shoh askund patriotizmin tënd!
          ti ma këthen me avni rustem??
          ça ka lidhje avni rustemi dhe akti i tij me patriotizmin tënd??
          apo thjesht ti si gjithnjë je në krah të esat toptanit??
          këtij të tironës si e njohim??
          pallosh rama është gjallë dhe ti që jo më të bësh atentat nuk je i zoti,por dhe dhëmbët të mungojnë!!as për të kafshuar nuk je i zoti!o nassssstrokar!!
          ooooooooooo se tashti më shkoj në mëndje!!
          bëji një gojore!!
          nuk do të të bëjmë hero,por të paktën do të themi që nastrokari ja shkrehu palloshit të tironës!!

  • o bedri a ja vlem më shumë të diskutosh për një copë teatër apo për atë që po fshihet nga bisedimet me gërkun??
    a thu se po nuk u ndërtua teatri i ri që ka propozuar fiqshitësi dhe bojaxhiu,na shkatërrohet shqipëria??
    apo zhurmë me teatrin dhe grekut shqipërinë??
    mua personalisht një dalldi e tillë për “llastik brekësh” më duken pak si të trasha!!
    pavarësisht se e trullosin këtë popull budalla!!

  • Nuk e lexoj me Bedriun se eshte kthyer ne fyell te Edvinit.Sikur shpenzimet e iftareve te Edvinit,Ilirit dhetregtarit te fiqeve te mbidhe behen ne vite oaret per teatrin dhe nuk ka nevoje per partneritet hajdut privat.Fundja le te shitet nje vile e udheheqjes

  • O @Kris , tani u kujtove mire ! Nuk eshte ushqim per seren tuaj , te pelhrave kjo gazete , ndaj shkoni e futni koken ne gjirizin e orangotangut Balliu “55” !

    • Nuk je komplet idiot se e kuptove qe je idiot pa kufi dhe e konsideron shtypin nje pacaure ku langonj si ti duan te fshijne turrinjte bythe

  • Pjesa e rrethuar me të zezë është pikërisht qendra e Tiranës, të cilën Edi Rama ishte betuar se do ta ruante të paprekur, por që nuk e ka zbatuar asnjëherë që prej ditës kur u bë kryeministër.

    Ja çfarë shkruan Ylli Manjani:

    Kjo është harta që u bë me vendimin nr 180, te vitit 2000. Kjo zonë brenda vijës së zezë është qendra e Tiranës që ky vendim e merr në mbrojtje si zonë me vlera historike.

    Këtë vendim e propozoi dhe e mbrojti fort Edi Rama. Me këtë vendim Ai hyri në politikë me premtimin dhe garancinë se kjo zonë e Tiranës do ruhej!

    Sot pas 18 viteve, mund të shohim të gjithë se vetëm këtë vendim, Edi Rama nuk e zbatoi!!

    Nuk e zbatoi as kur krijoi një shesh të ri “Skenderbej”, as kur beri planin Francez, as Kur beri Planin e Tiranës e as Planin e Kombëtar!

    Nuk e zbatoi as kur shkatërroi hyrjen e Stadiumit “Qemal Stafa” e as tani që po prish Teatrin Kombëtar!

    Ky është Ai që ka vendosur haptazi më shumë kundër vetes së tij! Prisni më kot që të vendosë drejt për vendin dhe të tjerët!

    Image

  • Beji te fala Asadit te sirise se Armet e tij Kimike donte Edi Rama t’i sillte ne Shqypni duke i paraqitur si “karamele bamiresie” dhe shyqyr Zotit qe rinina u ngrit ne kembe se do ta kishte shuar faren e shqyptarit nga faqja e dheut, por ke harruar more derdimen budalla dhe fanatik plehrat e Mafies italiane qe do t’i djegin kaldajat e Rilindjes ne cdo qytet te Shqypnise dhe tani po kerkon te sjelle 600 mije talebane nga ISIS-i

    PO KU KRAHASOHET KJO KULCEDER ANTISHQYPTARE ME ESAD PASHEN QE KUR AUSTRIAKET I BOMBARDUAN SARAJET NE DURRES I PAGOI DEMTIMET ME LEKAT E VETA?

    He mo bylmez fanatik me thuaj nje politikan sot qe nga Edi Karagjozi e deri tek Like Floriri e Gramoz Kulcedra qe te paguaje me lekat e veta per kauzen e Shqypnise kunder Fuqive te Huaja?

  • Me gjuhen e fakteve

    A mund te behet art ne nje nevojtore te rrenuar !?

    CFARE ARTI MUND TE PRESISH NGa ARTISTE ALA BABALE … !?

    LEVIZ NJE KASHTE E DALIN
    GJASHTE O MIRUSH … !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Se mos i shkon mendja KLSH-se ( KLESHIT ) dhe kontrollon borderote e Teatrit jo vetem per Mirushin por edhe “ artiste te tjere te medhenj” qe jetojne me taksat e shqiptareve e atehere me te vertete do te perfundojne ne greve urie biologjike jo politike per llogari te Partise Babale !
    Te gjithe artistet ne mbare Boten jane te prirur Drejtesia se rese, modernes, bashkekohores, vetem ne Shqiperi, artistet ketcenojne deri ne greve urie per te bere art ne nje ndertese ala banjo publike, te kalbur brenda e jashte, gati per te rene e ne ne brenda edhe ata edhe publikun!
    Cfare arti mund te presish pervec artit Babale te Partise se Havales se Shqiperise, Sali Lul Mona Cizmes… ,nga artiste te tille !?
    Nuk e di a e kane mesuar artistet tane te medhenj se ekonomis tregut nxjerr ne treg gjithcka, perfshi edhe artin edhe artistet !
    Nese pelqehesh, ke sukses , fiton atehere mbijeton perndryshe falimenton… !
    Asnje artist i madh ne Bote nuk jeton me borderote e shtetit por me talentin artin qe prodhon!
    Sipas punes dhe shperblimi, nuk eshte shpikje e komunizmit, por ligj i ekonomise se tregut!
    Ndaj Mirushi, Ndrenika… e kopeja e artisteve te Merituar e aq me teper Artisteve te Popullit ne sherbim te Partise e Babales dhe te Lala Sales “ Sa te jete Lala Gjoni hajni, pini dhe kendoni !” ka perenduar !
    Sic e ka thene babai i kapitalizmit dhe autori gjenial i “ Kapitalit” Karl Marksi “ Kapitali vepron ne baze te ligjeve te hekurta te tij . Askush nuk i shpeton fuqine se tyre … “
    Ne nevojtore behet e del vetem mut… jo art !

  • NJE RADIOGRAFI ARTISTIKR JO VETEM
    PER MIRUSH KABASHIN !

    Artin e vertete e beri kur ishte i persekutuar! Artist i madh e vleresuar deri edhe nga vete ish- diktatori badhk me Robert Ndreniken e madh !
    Me thing nje rol te madh, a art te madh te tij ne keto 27 vjet demokraci !
    Vetem disa recitime politike per Partine Babale te Havalese se Shqiperise , kryevrasesit serial. Sali Ramollah Vicidolit, qe ia kaloi me dyfishin numerit te ekzekutuarve per 46 vjet diktature !
    Na “shpetoi” nga diktatura dhe na coi ne katrahure, ne Salikraci qe e vrau mbi 13 here shtetin shqiptar si asnje pushtues e bashibozuk tjeter ne historine e saj !
    Po te keni dyshim shihni cfare i beri vendlindjes se tij Malesise se Gjakoves me trefishin e numrit te vrareve ne krahasim me ish- diktaturen dhe rrenimin e Perles se saj natyrore Valbones !

  • ARTISTE ALA DON KISHOTI I MANCES !

    – Nje Radiografi artístiko- politike e Kabashit, Bashes, Anagnostit, Trebickes … e co.

    – Me gjeni nje teater apo kinema te peruruar nga Sali Berisha e “ Mafia krejt kontrollit e tij “ne 27 vjet Salikraci !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Artin e vertete Mirush Kabashi e beri kur ishte i persekutuar! Artiste te medhenj e te vleresuar deri edhe nga vete ish- diktatori bashkeme Robert Ndreniken e madh etjere!
    Me thoni nje rol te madh, a art te madh te tij ne keto 27 vjetet e fundit
    Vetem disa recitime politike per Partine Babale te Havalese se Shqiperise , kryevrasesit serial. Sali Ramollah Vicidolit, qe ia kaloi me dyfishin numerit te ekzekutuarve per 46 vjet diktature !
    Na “shpetoi” nga diktatura dhe na coi ne katrahure, ne Salikraci qe e vrau mbi 13 here shtetin shqiptar si asnje pushtues e bashibozuk tjeter ne historine e saj !
    Po te keni dyshim shihni cfare i beri vendlindjes se tij Malesise se Gjakoves me trefishin e numrit te ekzekutuarve ne krahasim me ish- diktaturen dhe rrenimin e Perles se saj natyrore Valbones !
    Ne cfare planeti jetojne keta artistet tane antiteater!?
    A kane sy ne balle e mend ne koke se cfare I beri Partia Babale e Havalese se Shqiperise !
    Akoma nuk e kane pare e kuptuar qe Sali Berisha dhe Banda e Gangstereve politike e biologjike te tij ia vune jo vetem kazmen por edhe minat Shqiperise !
    Jo vetem sa sundoi, por edhe pasi populli e ndeshkoi keqazi dy here radhazi me voten e tij plebishitare ai la mbrapa minat e tij ne cdo cep e ne cdo fushe te jetes shqiptare !
    A nuk eshte edhe kjo proteste banale e nje tufe artistesh borderoshe ala Babale nje prej ketyre minave me sahat te tij !
    A nuk vodhen banda e gangstereve dhe hajnave me cizme e Sali Bashes mbi 600 milione euro vetem nga Autostrada e Kusarise se Kombit dhe 25 miliarde Euro te shqiptareve dhe edhe tuajat ne keto 25 vjet !
    A e dini zoterinje Artiste te Merituar dhe Artiste te Popullit se vetem me parate e vjedhura nga CEZ apo Rapiscani, ARMO apo Autostrada e Kombit mund te ndertoheshin nga themelet mbi 100 teatro si ky i projektuar per te zevendesuar Nevojtoren Kombetare ekzistuese , 30 Arena Kombetare pa pasur per PPP- te!
    Me gjeni nje teater apo kinema te peruruar nga Sali Berisha e “ Mafia krejt kontrollit e tij “ne 27 vjet Salikraci dhe une po u bashkohem protestes susj qe sot !
    E mos harroni se nuk ka pase jo vetem qytet por as qyteze ne Shqiperi qe nuk kishte jo vetem Kinema por edhe Pallat Kulture nga Bajram Curri e deri ne Konispol ne kohen e Dulles e Stillos !!
    U kthyen te gjitha ne qebaptore dhe tallavahane!
    A mund te quhet intelektual, mendimtar bashkekohor nje President apo Kryeminister i tille !?
    Me gjeni cfare emri e mbiemri mund ti jepim ketij Krye- Dulles se Vicidolit !?
    Te kerkosh e te luftosh te besh art ne nje nevojtore te rrenuar e amortizuar si Teatri ekzistues eshte antiart dhe cmenduri, eshte hic me pak e hic me shume se te vrasish miza si Don Kishoti i Mances i Servantesit !
    Do te thote te besh Ushtarin e mire Shvejk te Partise Babale sa edhe Banale te Krye- Havalese se Shqiperise Saleh Ramollah Berishes e Lulezim Fazlicit !

  • Zoti Islami, ne pergjithesi i kam vleresuar shkrimet Tuaja si reale,qe prekin problemin e vertete te popullit dhe qe nuk mban anene e qeverise, por ne kete shkrim,,,vetem nje gje e ke bere mire: thjesht kete shkrim e ke bere ne sherbim te qeverise.Perse nuk ben thjesht nje pyetje ;perse i duhet falur prone publike nje private ne kundershtim me ligjet e vendit? Perse duhet te ndertohen patjeteer kulla frymemarrese per Tiranen mu ne mes te Saj? Ku eshte pergjegjesia e artisteve qe kerkojne thjesht te mbrojne identitetin e Tiranes ne rradhe te pare? Perse i politizoni qendrimet e tyre? dhe A ka pergjegjesi qeveria dhe Edi Rama? A po mashtron Edi Rama dhe Erjon Veliaj? Keto jane ne dobi te opinionit dhe jo brockulla proqeveriatre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *