Zotërinj priftërinj! Po ju flet një ortodoks, prandaj e hapni veshët e dëgjoni. Mos flisni në emrin tonë (ortodoksëve), se ne e duam kishën, por duam edhe shtetin ligjor. Historine e kishës së pazarit e dimë të gjithë, dhe historinë e Pallatit të Kulturës e dimë të gjithë. Dhunimi nuk i është bërë Kishës, por Pallatit të Kulturës se brenda tij u vunë objekte kulti për të tjetërsuar vetë Pallatin që është ndërtuar dhjetra vjet më parë në atë truall ku ka qenë “kisha e pazarit”, që nuk plotësonte kriteret për një Kishë të rregullt. Ju zotërinj priftërinj që i dini gjërat si dhe ne, mos spekuloni, mos flisni në emrin tonë, flisni në emër të atyre që ju porosisin të flisni, se ashtu, të paktën, do jeni në rregull me Zotin. Rastësi është që ju flisni pasi flet Athina? Mundet të jetë edhe rastësi, por ju nuk keni të drejtë të bëni thirrje për të mos u zbatuar vendimet e gjykatës.
Letër e nënshkruar: Dhori

Ky eshte nje konflikt i improvizuar thjesht per t,i lene nje “ferre” ne prag te deres Qeverise se re.Si gjithnje…Sali Rame Berisha….
mjaft korekt komenti zoterise ,por per saline mos pyesni ai do ti vere kazmen c do gjeje ai do toke te djegur