Pas PD, lëvizjen anti-teatër e komandon grupi kundër lodrave te Liqeni

DITA Online

 

Dy vjet më parë, ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijë te Parku i Liqenit të Tiranës u kundërshtua fort nga një grup aktivistësh, edhe me prapavijë politike nga PD.

Me sa duket i njëjti grup, po përpiqet tani të faktorizohet me çështjen e Teatrit Kombëtar, duke dalë kundër ndërtimit të një teatri të ri, njësoj si dy vite më parë kur ishin kundër këndit të lodrave të Liqeni.

Pas dëgjesës së djeshme ku morën pjesë të gjithë artistët, nga e cila doli se shumica prej tyre ishin pro ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar, përfshirë këtu aktorët e dashur për publikun si Luftar Paja, Reshat Arbana, Artan Imami, Laert Vasili, Helidon Fino, etj, duket se guri i fundit i grupit që kundërshton teatrin e ri ka mbetur strategjia e përdorur për të prishur këndin e lodrave te Liqeni.

Edhe në foton e postuar në rrjetet sociale, artistët që kundërshtojnë ndërtimin e një teatri të ri janë Arben Derhemi dhe kreu i sindikatës, Kastriot Çipi, të mbështetur nga grupi i atyre që kundërshtuan këndin e lodrave te Liqeni.

e.k/dita

Share This Article
4 Comments
  • ku i sajut keto idiotesira, ata qe kane kundershtur betonin te parku kan qene ne me te shumten te majte dhe vetem me te pd skane lidhje.

    • Jo jo, se ndoshta ste kane punuar llambatinat mire ty o qyqar, por aty ishte i madhi dhe i papërsëritshmi Qerosi me pisqolle celular Gentkar Skarzimiri, apo ste kujtohet… I majte te duket ty ai, po Mut Noka, i majte eshte… Apo dhe ti i majte je si keta? Idiot…

    • Dmth, jo me PD, që i bie të jetë “e djathtë”? Po pse mo anark nga e kupton ti se PD është parti e djathtë? Apo se u krijua nga Ramizi dhe u drejtua e po drejtohet nga një komunist nga më të pështirët, që ishtë komunist, dhe sa doli nga zyra e Ramizit, kaloi ylberin dhe na u bë antikominust dhe të nesërmen vetquajt demokrat, por kurrë nuk ka thënë ndonjëherë se është i vetë i djathtë. Partinë demokratike në Shqipëri, më shumë e ka quajtur kështu e majta , trashëgimtare e PPSh, ëlr ta përdorur në luftën e saj politike. Ata e dinë më mirë se kushdo ç’është ajo parti që e krijuan vetë. Demokrat është një fjalë shumë e madhe dhe me kuptim të gjerë. Sot, deri sa rendi shoqëror kudo në Europë është ai demokratik, atëhere të gjitha partitë janë demokratike. Psh, në Amerikë Partia Demokratike është parti e majtë, ndërsa në Itali Partia Demokratike, është pasuese e Partisë Komuniste, ashtu siç nga një parti komunuste lindi dhe Partia jonë Socialiste. Besoj se e kuptove tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *