Sëmundja e rëndë nuk e ndal trajnerin e Uruguait

Leda Hysa

 

Oskar Tabarez, trajneri 71-vjeçar i Uruguait, ndodhet në krye të detyrës në Botërorin e Rusisë edhe pse i prekur nga një sëmundje e rëndë.

Që nga 2006, ai ka qenë trajner i Uruguait, duke arritur rezultate fantastike me djemtë e tij.

Oskar Tabarez vuan nga sindroma “Guillain-Barre”, një sëmundje e rrallë që prek sistemin nervor të njeriut dhe shkakton dobësi muskulore tek gjymtyrët dhe tek kraharori shkruan Panorama. Me kalimin e kohës, mund të shkaktojë edhe paralizë.

Trajneri i Uruguait u diagnostikua me këtë sëmundje serioze në vitin 2016, dhe pritej që ta linte detyrën e trajnerit, duke parë shëndetin që rëndohej. Në atë kohë, ai mori edhe një karrige me rrota, por u zotua që të vazhdonte të punonte.

Edhe sot, në ndeshjen ndaj Egjiptit, ai ndihmohej nga një pjestar i stafit, për të shkuar tek pankina, teksa mbante edhe një patericë në krahun e djathtë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *