Artistët janë mbledhur sërish ditën e sotme para Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar shembjen e tij.
Ata i bënë thirrje kryeministrit Rama që të tërhiqet nga ky vendim.
Në një deklaratë të lëshuar më herët aktorët paralajmërojnë se do të mbajnë të bllokuar sheshin para teatrit.
Sakaq kreu i PD-së LulzimBasha e ka përcjell protestën e artistëve përmes Facebook-ut dhe shkruan: ” Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime”.
l.h/ dita
