Horoskopi, 20 gusht 2013

anazapta

Dashi

Dita e sotme premton udhëtime, takime. Do të jeni shumë miqësorë dhe optimistë dhe do të ndjeheni mirë kudo, edhe në ambjente jo të zaknoshme për ju. Momente të bukura për ata që janë çift.

 

Demi

Jeta ju buzëqesh por kjo nuk do të thotë që mund ta teproni, sidomos në çështjet financiare. Kujdes me paratë që ju dalin nga portofoli, do të keni shpenzime të paparashikuara.

 

Binjakët

Do të jetë pikërisht dita e sotme ku ju do ta ndjeni të nevojshme të qëndroni pranë partnerit tuaj dhe për të dialoguar me të. Kjo është një lëvizje shumë e mirë pasi do të sqaroni shumë gjëra.

Gaforrja

Një atmosferë e qetë dhe stimuluese, ideale për të pasur pranë në shoqërinë e personave të afërt. Mundohuni që të parashikoni sjelljet e kolegëve tuaj, ka mundësi të keni një debat me ta.

 

Luani

Hëna tek Shigjetari ju bën pak të plogësht dhe pa ndonjë nxitje për të zhvilluar punën që keni nisur. Mos u dëshpëroni kjo është një gjendje kalimtare që do të kalojë shumë shpejt.

 

Virgjëresha

Në qoftë se doni të evitonit zënkat dhe grindjet e kota mos reagoni në mënyrë krtike me njerëzit që ju rrethojnë, sidomos me familjen. Mund të keni shqetësime me stomakun. Ndryshoni pak mënyrën e të ushqyerit.

 

Peshorja

Dita e sotme është shumë e veçantë. Do të ndiheni mirë në praninë e miqve tuaj të ngushtë të cilët kishit kohë që nuk i kishit takuar. Për ata që janë single ndoshta ndonjë njohje e re.

 

Akrepi

Gjithmonë të pakënaqur. Do të refuzoni shumë propozime në punë për shkak të kushteve që ju kanë përcaktuar. Bëni mirë t’i rishikoni edhe njëherë këto çështje, ndoshta nuk janë edhe aq të papranueshme.

 

Shigjetari

Falë Hënës në shenjë do të ndiheni të përkëdhelur nga fati. Ndoshta një histori apo një love story në horizont ju bën shumë tërheqës. Për ata që e kanë një partner parashikohet një mbrëmje magjike.

 

Bricjapi

Ndiheni të lodhur edhe pse pas një weekendi shumë relaksues. Ndoshta sepse ritmi dhe frenetizmi i jetës fitojnë përsëri pozicionin e mëparshëm, megjithatë mos u shqetësoni në mbrëmje gjithçka do të jetë e qetë.

 

Ujori

Gjithçka po shkon sipas parashikimeve tuaja. Projekte që keni nisur janë drejt një rruge shumë pozitive, kjo sjell një optimizëm dhe siguri në vetvete. Ndërsa në anën sentimentale asgjë nuk do të jetë e paarritshme.

 

Peshqit

Sistemi juaj nervor do të vihet në provë për shkak të disa ngjarjeve që do t’ju detyrojnë, ndoshta, të modifikoni programet për ditën e sotme. Ndërsa Hëna mund t’ju sjellë shqetësime edhe me partnerin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *