Dhe Kryeministri,
ja këput kot fare,
kur thotë-se islame,
janë rrënjët shqiptare!
Një të pavërtetë,
s’e di pse e thotë,
ne si të krishterë,
njiheshim në Botë!
Po kur erdhi turku,
edhe na pushtoi,
fenë muslimane,
këtu imponoi!
Ne-Kombi i vetëm,
jemi në Ballkan,
që e përqafuam,
besimin islam!
Pesëqind e ca vite,
që e kemi ne,
po prapë islamizmi,
quhet fe e re!
Quhet fe e re,
në viset shqiptare,
se rrënjët kristiane,
janë dymijë vjeçare!
Se rrënjët kristiane,
janë dymijë vjeçare,
këto janë tamam,
rrënjët shqiptare!
Pesëqind vjet që ishte,
pushtuese Turqia,
na la fenë e saj,
dhe shumë të këqia!
Na la injorancën,
edhe egërsinë,
një motër të madhe,
s’e kemi Turqinë!
Kush e trajton turkun,
si një popull vëlla,
e paktë e të paktës,
është një budalla!
Edhe kur u prish,
krejt Perandoria,:
“Dum babën!” bërtisnin,
ca nga Shqipëria!
Qe Haxhi Qamili,
që ngriti Elbasanin,
sepse donte Babën,
domethënë Sulltanin!
S’e di nëse është,
një bekim për ne,
një Komb kaq i vogël,
të ketë katër fe!
Konvertimi ynë.
s’mbaroi asnjëherë,
në Greqi po bëhen,
mijëra të krishterë!
Shqiptarët siç ishin,
po të varfër mbenë,
dhe gjithnjë nga halli,
kanë ndërruar fenë!
Në kohë të Turqisë,
u bënë muslimanë,
që në shkretërira,
mos shkonin nizamë!
Dhe për të paguar,
ca taksa më pak,
ndaj nevojë fare,
s’kishte për dajak!
Sot rikonvertohen,
dhe paguajnë lekë,
vetëm për t’u bërë,
nënështetas grekë!
Them-lidhje me fenë,
s’kanë rrënjët shqiptarët,
se siç duket-shqipot,
nuk besojnë fare!
Nuk besojmë fare,
as Krisht-as Islam,
sot na sheh me Bibël,
nesër me Kuran!
A.Duka
