Të hënën bllokohet aksi Maminas-Sukth, si do devijohet trafiku

Ornela

Të hënën, në orën 06.00 autostrada Tiranë-Durrës do të mbyllet sërish për të vijuar me riparimin e rrugës.

ARRSH dhe policia rrugore kanë hartuar planin e radhës për të shmangur bllokimin e qarkullimit.

  1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 të ditës së hënë datë 18/06/2018.
  2. Trafiku në drejtim Tiranë-Durrës devijohet në kryqëzimin e Maminasit në drejtim të rrugës dytësore.
  3. Automjetet që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit duhet të futen në nënkalimin e Maminasit ( Lalëzit) të Autostradës dhe të vazhdojë në rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytësore.
  4. Ky devijim do të vazhdojë deri ditën e Enjte datë 21/06/2018
  5. Këshillojmë gjithashtu që mjete e transportit të rëndë që udhëtojnë nga Fushë Kruja në drejtim të Durrësit të kthehen në rrugën dytësore në Vorë duke përdorur nënkalimin e rrugës së re.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas – Sukth do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

o.j/dita

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *