Vëllai i Beg Rizajt nuk e lejon Haradinajn të zbulojë shtatoren

redaktor

Në qendër të e Deçanit është zbuluar shtatorja e heroit kombëtar Beg Rizaj, por kjo ceremoni është përcjellë me incident.

Zbulimin e shtatores nuk e bëri kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe pse ishte aty për këtë çështje.

Vëllai i Rizajt, Aliu, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjes së Haradinajt për zbulimin e shtatores, raporton KP.

Nuk janë dëgjuar fjalët se çfarë i thoshte, por reagimet e tij të ashpra janë parë teksa nuk e ka lejuar të bëjë zbulimin e shtatores.

Kryeministri ka përfillur këtë veprim të familjarit të Rizajt, i cili ka vazhduar fjalosjen me Shefin e Qeverisë.

Zbulimi i shtatores është organizuar nga Komuna e Deçanit në Ditën e Çlirimit të këtij qyteti.

b.m. / dita

Share This Article
5 Comments
  • Ndjesë për mosdijen, po cili është Beg Rizaj? Ne këndej kufirit nuk e njohim në imtësi historinë apo dhe aktualitetin e bashkëkombasve. Flm!

  • E ka nje arsye qe e ka bere kete xhest ,psh te vesh lule ne Varrezat e Deshmoreve dhe ne krah te tyre te kesh vene çdo lloj halabakesh te “demokracise ” dhe te tjetersosh daten e çlirimit nuk do ishte fare çmenduri te kryeje kete akt .Politikanet me se fundi duhet te kene nje kosto politike te vendimeve politike qe marrin .Nuk kemi asnje lloj informationi peer xhestin por pa gje nuk eshte .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *